Nga Artur Ajazi
Tranzicioni mbetet periudha më e “artë” për klasën e vjetëruar politike, pasi ajo i pasuroi ata në forma dhe mënyra ekstremisht kriminale. Pikërisht gjatë periudhës së tranzicionit, pasuria e politikanëve është 50 apo dhe 100 fishuar në mënyrë të frikshme dhe të habitshme. Thonë se “pasuria të roit nga mëndja e kokës”. Ata që kanë sot miliona euro, mijëra hektarë troje, fshatra turistikë, vila dhe pallate, ata janë sot çibanë të këtij vendi. Pasuria e politikës së vjetër, duhet urgjentisht të kalojë në filtrat e SPAK dhe strukturave të tjera të drejtësisë.
Askush nga ne, nuk duhet të zhgënjehet, dhe të presë pafundësisht të shohë mbrapa hekurave, ata që prej 30 vitesh përkëdhelen nga votat e vjedhura, nga partitë fantazëm të ngritura me para të pista, apo ata që mbetën akoma ekraneve duke presionuar dhe kërcënuar me kaos dhe luftë. Paraja dhe pasuria e atyre që sot jargaviten duke kërkuar mitingashë, është marramendëse dhe kriminale, pasuria e tyre është e zhvatur dhe e grabitur, ndaj duhet tu kthehet shqiptarëve.
Një takëm si ish-kryeministra dhe ish-ministra, apo një kryetar shteti që edhe pse u kap me “bllokun në dorë” duke bërë pazare milionash kërcëllit dhëmbët dhe mundohet të trembë drejtësinë e re, e kanë vendin në dyert e drejtësisë. Eshtë e turpshme të dëgjosh korin e korbave, tek çirren dhe kërcëllejnë, sapo u preket pasuria, sapo u preket posti i pamerituar, apo më keq akoma, tek i dëgjon tek i drejtohen “popullit”, apo tek i shikon të trokasin dyerve të Prokurorisë për të paditur ministra dhe deputetë.
Ky është kulmi marrëzisë. Ata që futën në administratë logjikën dhe praktikën e 25 per qindëshit për çdo tender, ata që injektuan në fushata elektorale blerjen e votave si e vetmja mënyrë për të mbajtur pushtetin dhe postin e kryetarit të partisë, sot u bëjnë moral shqiptarëve. Ata që notojnë në miliona euro, në vaska dhe dushe floriri, ata që u bëjnë edhe maceve banja me panele diellore, sot u drejtohen shqiptarëve për “të mbrojtur Kushtetutën” dhe rrëzuar qeverinë e ligjshme.
Ata që rropën edhe qindarkat e fundit nga paratë e investimeve dhe donacionet e ndërkombëtarëve sa kishin pushtetin, sot janë bashkuar rreth “boshtit” të së keqes. Ata janë sot e keqja e këtij vendi, ata janë shkaku i vetëm i halleve dhe problemeve që kanë sot shqiptarët, ata janë sot pengesa më e madhe e integrimit të vendit. Pasuria e madhe, u ka marrë atyre gjithçka njerëzore që kanë patur dhe kanë akoma, dhe i ka transformuar në qenie të ftohta, të vetmuara, në pritje të ndëshkimit ligjor. Thonë se “pasuria të roit mëndjen” apo dhe më keq akoma, të turpëron në kilometrat e fundit.
Dhe kjo po ndodh me të gjithë personazhet negativë të tranzicionit në Shqipëri. Ata kanë dalë tashmë nga binarët, ata duan të sjellin ditën e kiametit, jo për të “shpëtuar Kushtetutën” sepse atë e kanë bërë leckë, por për të shpëtuar pasurinë e vjedhur, dhe qelinë e ftohtë që është gati ti presë.
Te lumte sikur i ke gjujt me shpulle duket..po puna eshte qe ketij ciftit i eshte bere lekura sholle dhe suan tia dijne me fjale po me veprime me SPAK!
Pasuria çmend delenxhilerët dhe fshatarët ,jo fisnikët.
Shqiptaret ju urojne te kapni fundin e Halese
dhe zhdukeni njiher e pergjithmone nga jeta e shqiptareve ,
dhe ata ,te jetojne ne paqe ,t’ju kthehet Normaliteti
e JUUUUUUUUUUUUUU KANCERI SHQIPERISE
te zhdukeni e mos qelbni me kte Bote .
???
Te pergezoj Artur, gjithmone i sakte. Duhet ta lexojne injorantet dhe horrat qe u shkojme pas krimineleve qe ti ke renditur.
Dy provokues, dy shantazhues e dy hipokrite. Turpi i shkon atyre qe ju mbeshtesin dhe nuk ju peshtyjne si dy te keqet e ketij vendi. Nuk do ti gezoni dhe pse botoksi ju ben te qeshni artificialisht, por brenda jush ka tmerre me vrasje dhe rrembime e gllaberime. Ju sjeni te qete sa dukeni, sepse haka e popullit do bjere mbi ju.
Me te mire dhe me te thjeshte artikull se ky nuk kam pare dhe lexuare.Bravo thjeshte paster bukur por mi tregon te gjitha sikur ti kem shkruare vete.Bravo Artur Ajazi edhe pse nuk te njoh te uroj gjith te mirat .Pena TOP tu befte per keta plehera.
Une e di qe pasuria te bene trim,aq trim sa mund te shkosh te SPAKU te mbrosh pasurin tende siç e beri presidenti yn i nderuar sot Ilir Meta.
Çifti meta-kryemadhi është si çifti çaushesku i Rumanisë . Ndryshimi është se çifti çaushesku vrau dhe bëri miliona në diktaturë çifti më i urryer i Shqipërisë i bëri në demokraci. Ndaj dhe ia kalon çiftit çaushesku. Biles thonë që buçja kremadhi ka më shumë wc nga çkishte peliçe zonja çaushesku. Çiftin çaushesku Rumanët i pushkatuan ,. Rradhën e ka çifti meta-kryemadhi vetëm se kta duhen varur në litar.
Te lumte. Problemi nuk jana keta maskarenje por njerezit qe i mbeshtesin keta plehera se nuk jane me shume se kaq.Keta njerez qe i mbeshtesin nuk e kuptojne qe ata jane mire tani ,por me femijet qe do lini pas cfare do te ndodhe pyeteni veten njehere pastaj mbeshtetini keta plehera.