Një këshillë për timonierin

25 Shkurt 2020, 13:05Blog TEMA
Një këshillë për timonierin

Nga Astrit Patozi

Meqë e ke shndërruar prej shumë kohësh në zakon që duhet t’i vësh patjetër notën opozitës dhe shtypit ndaj çdo gjëje, që thonë kundër qeverisë, bëje tamam punën, kur analizon debatin për korona virusin në Shqipëri.

Thuaj, fjala vjen, se qëndrimi i Lulzim Bashës për ketë temë ishte super korrekt dhe i paqortueshëm. Ishte edhe politik, edhe i përgjegjshëm, edhe qytetar, sepse profesional nuk ka pse të jetë.

Dhe mbi të gjitha shumë larg atyre të nahisë tënde, që thonë se virusi nuk guxon të na afrohet nga masat e forta, që ka marrë qeveria jote, e as atyre të tjerëve, që kanë dalë ta presin me nderime dhe me buqeta me lule në të gjitha pikat kufitare, por ai nuk po ua dëgjon lutjet.

Duhej ky reagimi yt për ta bërë më të plotë tabllonë e një vendi qesharak, që po prodhon më shumë polemika për korona virusin, se sa të gjitha vendet e prekura të marra së bashku, ndonëse për fat të mirë nuk kemi ende asnjë të infektuar.

6 komente në “Një këshillë për timonierin”

  1. Fiqo Cakra says:

    Patozi, njeriu me pa bosht qe ka pare politika. Te gjithe te tjeret kane hyre ne politike me qellime. Ja shikoni Mediun, Tit Vasili, Neritan Ceken apo Arben Imamin. U futen ne politike qe te shqyejne ndonje cope kudo ku vene dhe ku ta gjejne. Ky Patozi duket si i shushatur apo sikur ka ngaterruar rrugen ne mes te ndonje turme. Me kokrra e debilit nuk ka bere nena ndonjehere. Shume here me duket si lecka e cimentos ne duart e te tjereve.

    1. Beni says:

      Po,po.Edhe fytyre talibani Patoz,per pare ka hyre ne politike,dhe ka bere pare.

  2. Realisti says:

    Gjeja me e madhe ae ka arritur ne jete ky trapi eshte se ka arritur te marre nje foto nga paparacet duke folur me Ramen. I vajti nga pase dhe e pyeti per planet e te ardhmes… haha. Copa e mishit me dy sy.

  3. Ziguri i qorrit says:

    Ti ke timonjer baben tand idiologjik e soms mensen zegen se ai ashte idoli i yt , te fala

  4. Timi says:

    Nuk ka nevoje Timonieri per keshillat e tua, thjesht ss nuk te llogarit je gjalle api je vdekur…

  5. Salbeu says:

    O astrit ke filluar ta dredhësh bishtin, dhe pastaj e kishte fajin basha që të vuri hunë. Ti je pa din e iman.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje