“Kurrë nuk kemi vrarë pa arsye”: Mbi cinizmin dhe fundin biologjik të Nexhmije Hoxhës

26 Shkurt 2020, 17:12Blog TEMA

Nga Enver Robelli

Nëse krejt cinizmi i karrierës së Nexhmije Hoxhës mund të përmblidhet me një fjali, atëherë me këtë: «Kurrë nuk kemi vrarë pa arsye».

Kështu i tha Nexhmije Hoxha revistës gjermane «Der Spiegel».

Jo më 1954, por më 2004. Edhe në Shqipërinë e demokratizuar formalisht, ajo pa iu dridhur syri mbronte të «arriturat» e komunizimit.

Thoshte: «Të gjitha ekzekutimet janë kryer në kuadër të ligjeve në fuqi» ose «Stalini është sjellë përherë në mënyrë korrekte ndaj Shqipërisë».

Nexhmije Hoxha u dënua në vitet 90-të me burg për shpërdorim fondesh. Historia e saj të kujton Al Caponen, njërin prej gangsterëve më të mëdhenj amerikanë të viteve 1920-të dhe 1930-të.

Edhe Al capone u dënua si mëkatar tatimesh.

Me përkjashtm të pak viteve burg, Nexhmije Hoxha jetoi e lirë deri në fund të jetës së saj gati njëshekullore. «Askush nuk më ngacmon.

Më 1997 jam liruar pas disa vitesh në burg, kam pasaportë dhe që nga atëherë kam udhëtuar në Gjermani, Francë dhe Belgjikë».

Viktimat e regjimit, shtyllë e rëndësishme e të cilit ishte Nexhmije Hoxha, nuk patën kaq fat. Atyre u mbetën kufomat nëpër kampe internimi.

Për këto krime në Shqipëri nuk flet pothuaj askush, ndërsa argatët e regjimit të dikurshëm kanë ende pushtet dhe krenohen me të «arriturat» e dikurshme.

Një shoqëri që nuk ka raport kritik ndaj të kaluarës, një shoqëri që nuk i nxjerr para gjyqit fajtorët – ajo shoqëri e ka vështirë të ecën përpara.

Përgjegjësia për këtë dështim bie mbi të gjitha partitë politike që kanë sunduar Shqipërinë në gati tri dekadat e fundit.

12 komente në ““Kurrë nuk kemi vrarë pa arsye”: Mbi cinizmin dhe fundin biologjik të Nexhmije Hoxhës”

  1. FATMIRI says:

    IK MOR BYTHQIR SE NA MBUSHE MENDJEN

  2. pjeter says:

    Ne lufte eshte jete o vdekje,dhe kush ka qene ne lufte, cinizmin ndaj vdekjes se tjeterkujt qe permend Robelli ,e ka pjese te pandashme te te jetuarit.Ata qe qeverrisen per 45 vjet,gati te gjithe kishin marre pjese ne lufte,dhe ne lufte njeriu eshte i detyruar te shohe makabritet,por me pas nuk i ben pershtypje marrja e jetes se nje njeriu.Kjo ndodh kudo per fat te keq,dhe ne per vende te tilla si ai i yni,persona me pushtet kane bere krime mostruoze,ne nje menyre deri diku normale per ta.Edhe ne kohet tona,kush vjen nga zona lufte,e ka syrin e forte karshi vdekjes.Prandaj per mendimin tim,komunistet qe erdhen ne pushtet,ndiheshin fitimtare,paten mbeshtetje te shumices,dhe vazhduan te qevertisin,si ish luftetare,ku kundershrari,eleminohet.Ndoshta per mendimin tim historia shqiptare,lufte,paslufte,e deri ne ditet e sotme,nuk duhet te trajtohet vetem nga historiane,por historiane ne bashkepunim te ngushte me eksperte te psikiatrise e psikeanalizes,e ndoshta ndonje pergjigje mund te na vije.

  3. Ylli says:

    Kujt i thua z.Robelli ,popullit qe adhuron dhunen !
    E kupton qe shumica e shqiptareve mburren per ate kohe me shprehjen ,”te qinte nenen ai ,te priste koken ” !?!?
    E keni shkruar shume sakte ….kam pashaporte thote Nexhi dhe kam qene ne Gjermani etj , nderkohe qe per kaq gje te llogjikshme u vrane me mijera shqiptare !

  4. shqip says:

    O Robell që je fyell e s’bere hiç përpara ! AlCapone vdiq veshur me flori. Kurse kjo grua as shtëpi të sajën nuk ka . Është e thjeshtë o debil. Pa patur asnjë paragjykim për x apo y. Asnjë nga këta pasardhës të ish të dënuarve, nuk kërkoi gjykim nga gjykata nderkombtare për krimet ndaj familjarëve. Sepse në mementin që ti kërkon, ai, dmth gjykata do përballet me dokumentat. Dhe për fatin e keq të tyre, ai regjim I ka të konservuara në mënyrë të veçantë. Tjetër pastaj se Saliu me çorape grisurit vunë dorë mbi dosjet e tyre. Në fakt Nexhmia këtë ka thënë, që ishin ligjet në fuqi. Mos harrojmë se në vendet e ashtuquajtura demokracitë perëndimore, fill pas lufte ka pase me shume viktima të pushkatuar pas murit, pa gjyq, pa llogari. Këta ish të përndjekurit u bënë bashkë me partinë e spiunëve ku vegjetojnë akoma kërma si Sali kafsha. Dhe I pane hajrin se morën para e prona nga një shtet që i kishte rrugët me gropa. Po ik mos na çaj trapin ndyrsire shpellare. Treçereku atyre ishin vagabonde e hajdute si ai Cafi I Shkodrës. E kupton o trap që ata cubat e malit me disa përjashtime, të tjerët ishin dru me pre. Spiune, bashkëpunëtorë me të gjithë pushtuesit, dhe gjaksore që të zinin pusi duke vrarë mësues e aktivistë. O Robell, ata per te cilet ti flet, kishte zona që organizimin e jetës e bënin si tribu. Nuk e kupton o pervers, që këta për të cilët ti flet, edhe sot pas tre dekadash nuk u urganizuan të bëjnë një spektër të tyre politik. Po vene pas parasë e tarafit. Po ik o idiot, se këta nuk kanë as ideal e asgje. Aq sa ja fusin njeri tjetrit, kush te përfitojë ndonjë llokem nga Shqupi.

    1. Illyrian says:

      Qenke intelektual!

  5. huri says:

    As Hitler, kurrë nuk ka vrarë, pa arsye

    1. Ani says:

      Lere Hitlerin se ishte patriot dhe burr shteti i atille seqe cifutet ende edhe sot bejne propagande kunder tij.

      Nuk krahasohet Nexhmija me Enverin me Hitlerin ne arritje shteterore.

      1. Anti says:

        Ou ku kemi mberritur?!??

  6. Lala says:

    Tëmën e sëmës o Pilo nuk e kuptoj ça bëhet ? Ta them unë o Kozi vellai :-Komunizmi ” vrau,, tërë kohën dhe e çoi kallabëllëkun tre milion e gjymsë, demoshkërdhatokrcia shtëpitë e shëmbura nga tërmeti do t’i ndërtoi (po i ndërtoi) me pakistanez për shqipëtarët që një dreq i gjen se ku jan se zoti i humbi.

    1. Ani says:

      Vertet ju bajgat me 2 sy vini ne diskutim krimet dhe demet qe i shkaktoi komunizmi Shqiptareve?

      Cfar lloj bastardesh jeni ju qe beni ende keto diskutime mbas 30 vitesh?

      Askush nuk po thote qe keto 30 vite jane te mira.

      Askush.

      Po kete narrativen qe ” keto 3o vite jane te keqija prandaj komunizmi ishte i mire” nuk e kuptoj dhe nuk ka fare sens si argument.

  7. ben says:

    Zoti Robelli harron se nuk eshte shoqeria qe i denon kriminelet, por ligji dhe shteti ne fuqi. Nuk eshte faji i shqiptareve qe Nexhmije Hoxha dhe te tjere ish kriminele komuniste nuk u denuan per ato qe kishin bere, por ishte faji i te huajve qe katapultuan ne krye te Demokracise te brishte shqiptare nje krye kriminel si Sali Berisha qe u tall dhe akoma tallet me popullin shqiptar. Opinjoni public ne Shqiperi eshte plotesisht i bashkuar ne pergjegjesine e vejushes Hoxha ne krimet e kryera gjate komunizmit. Po te kishte qene per popullin shqiptar, Nexhmije Hoxha do kishte ngrysur ditet ne qeli, sebashku me te gjithe ishet e tjere te regjimit komunist.

  8. rripitipitytytyrripity says:

    Prandaj keni qene, jeni dhe do jeni tere jeten haleja e botes, se keni mentalitetin e carit. Bota do ju kuvelli sa te kete fuqi dhe ju do i thoni faleminderit a mund te na e fusni pak me shume. Ju shkaperdheu, Jugosllavia, pastaj Rusia, pastaj Kina, pastaj i rate me dore me tollon nja 10 vjet e qe pas 90 jeni bere kurva e gjithe botes, e prape pas gjithe kesaj ndiheni krenare dhe thoni kemi jetuar mire ne kohen e Dulles, megjithese keni ngrene nga ndihmat e botes qe prej 1945 e vazhdoni akoma dhe sot. Nja 10 vjet qe tentuat me forcat tuaja u katandiset ne 45kg njerez, po ishit bio ama hahahahaha, shikonit televizor vetem 4 ore ne dite dhe vetem TVSH, mbanit rradhe qe ne 5 te mjesit per nje shishe qumesht, kishit nje pako kafe ne muaj, cumcakizit dhe koka koles i kishit pare vetem ambalazhin, qarkullonit dimer vere me ato autobuzat qe ishin qerre me 4 rrota, qytetet dhe kryeqyteti mbushur me karroca me kuaj, merrnit laten e druve me rracion, 3 ngrinit ne kurriz thesin me dru deri ne kat te 6, ngrheshit me nje fije rezistence, gatuanit ne hale me furnelle vajguri, ju conin neper aksione per tu ciftezuar si lopet, shkonit ne plazh neper ca kabina me kartonxhes dhe ngrinit gjithe kuzhinen e gatimit me tenxhere e kusia me vete, opo mrekulli jetese, cte te them. Popull Idiot deri ne kocke.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje