Propozimi i Hysit në Kuvend: Amnisti për detyrimet e prapambetura të energjisë për familjet në nevojë

2 Mars 2020, 11:43Sociale TEMA

Nënkryetarja e Kuvendit, Vasilika Hysi kërkoi sot “amnisti për detyrimet e prapambetura të energjisë për familjet në nevojë”.

Në fjalën e saj në Kuvend, Hysi tha se “kemi miratuar shumë amnisti në Kuvend dhe besoj se edhe detyrimet që nuk kanë për t’u mbledhur kurrë nga këto klientë në nevojë mund të falen dhe të mos i ndërpritet furnizimi me energji”.

“A ka mundësi Enti Rregullator i Energjisë (ERE) të shikoj dhe të rishikoj tarifat dhe mënyrën e skemës për familjet në nevojë, duke vendosur një skemë më të favorshme për familjet egjiptiane.

ERE është institucioni që mund ta japi këtë zgjidhje, amnisti të detyrimeve të prapambetura për familjet në nevojë dhe një plan pagese të përshtatshme për këto familje”, tha Hysi.

Hysi theksoi se “reforma e energjisë, është ndër reformat më të thella të ndërmarra nga kjo qeveri”.

“Ne kemi falur shumë detyrime për njerëzit që kanë pasur mundësi ekonomike por nuk kanë respektuar ligjin. Jam e bindur se me koordinim brenda kësaj jave e zgjidhim problemin.

Dua shumë që javën e ardhshme të kemi një përgjigje pozitive, pasi nëse ky problem do të zgjidhet, shumë të tjera hyjnë në rrugën e zgjidhjes për familjet rome, egjiptiane apo të tjerëve në nevojë”, tha deputetja Hysi.

2 komente në “Propozimi i Hysit në Kuvend: Amnisti për detyrimet e prapambetura të energjisë për familjet në nevojë”

  1. AK says:

    Po e bene kete amnisti do sabotojne te gjithe punen e bere deri me sot. Keta idjotet qe bejne propozime te tilla nuk kane tru ta kuptojne se nje amnisti e tille jep nje sinjal negativ tek njerezit, pasi do mendojne se mjafton te rezistojme per ca kohe duke mos e paguar faturren e energjise dhe qeveria nje dite do ti fali borxhet.

  2. Xhuli says:

    Zonja Hysi nuk jam fare dakort me kete amnisti. Pra si ne kohe te Sales digj drita e mos paguaj
    Dua te pyes zonjen Hysi nenes time pensioniste e cila jeton e vetme dhe paguan rregullisht faturat e dritave dhe ujit do tja ktheni parate se ajo kontigjent ne nevoje eshte.
    Ka punuar arsimtare ka mesuar breza e breza nxenes merr nje pension 200 mije leke te vjetra me to deri ne 55 mije leke te vjetra i shkojne detyrimet mujore te dritave dhe ujit dhe i mbeten ne muaj 145 mije leke te vjetra me to do marri ilace pasi vuan nga tensioni, aritmia, veshkat etj duhet te blej dhe detergjent per rroba e ene cfare i mbetet per te ngrene buke , uje e ndonje gote kos. Mos u thallni me kete njerez te ndershem qe paguajne detyrimet e shtetin dhe hane cfare i mbetet. Ju shikoni se perseri ato qe jetojne ne shtepi private ka goxha individe qe e vjedhin energjine bejne lidhje te fshehta kur keta te ndershmit qofte disa dite te kene pa paguar jua presin se i kane pishte kabinat dhe si pyet kush kane apo skane ti paguajne.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje