Rusia nuk ka qëllim të zvogëlojë praninë ushtarake në Siri, pasi nuk do të ndalojë së luftuari terrorizmin për shkak të problemit të refugjatëve, deklaroi ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov.
Komenti i tij erdhi gjatë një vizite në Finlandë, ku zyrtarët shprehën shqetësimin për gjakderdhjen në rajon.
Ministri i Jashtëm finlandez, Pekka Haavisto shtoi se kishte bërë thirrje për zgjidhje paqësore në Siri dhe armëpushim në Idlib.
Presidenti finlandez, Sauli Niinisto theksoi pas takimit me Lavrov, se është i domosdoshëm përfundimi i menjëhershëm i vuajtjeve të civilëve.
Lavrov shpreson se takimi që do të zhvillohet të enjten, do të rezultojë në zbatimin e asaj që është rënë dakord, duke iu referuar marrëveshjes së vitit 2018 midis Ankarasë dhe Moskës për Idlibin.