Nxehen gjakrat: Turqia qëllon një aeroplan ushtarak sirian

3 Mars 2020, 15:04Bota TEMA

Turqia qëlloi të martën një avion luftarak sirian, në provincën Idlib të Sirisë, duke shënuar incidentin e tretë të tillë brenda disa ditësh.

Ministria turke e mbrojtjes njoftoi se ushtria turke rrëzoi një aeroplan luftarak L-39 që i përkiste forcave të qeverisë siriane.

Televizioni shtetëror sirian raportoi se forcat turke kishin në shënjestër një aeroplan lufte, derisa po kryente operacione kundër “grupeve terroriste” në rajonin Idlibit.

Nuk ka informacione, se çfarë ndodhi me ekuipazhin e avionit.

Turqia ka dërguar mijëra trupa në Idlib për të mbështetur rebelët anti-qeveritar, por nuk ka qenë në gjendje të mposhtë forcat qeveritare.

Ofensiva e forcave të presidentit Bashar al-Asad, e mbështetur nga Rusia, në zonën e fundit të mbajtur nga rebelët, ka çuar në përleshje gjithnjë e më të shpeshta midis ushtrive siriane dhe turke që kanë lënë të vrarë dhjetëra ushtarë nga të dyja palët.

Një ushtar turk u vra dhe një tjetër u plagos të hënën, njoftoi ministria e Mbrojtjes e Turqisë, duke rritur në 55 numrin e ushtarëve turq që janë vrarë gjatë këtij muaji, në përleshjet me forcat siriane që gëzojnë mbështetjen e Rusisë.

Ofensiva e qeverisë siriane ka nxitur gjithashtu një nga krizat më të këqia humanitare të luftës në Siri. Pothuajse një milion civilë sirianë kanë ikur në veri drejt kufirit të mbyllur turk.

E zemëruar nga sulmi kundër forcave të saj në Siri, Turqia ka hapur kufijtë e saj perëndimorë për mijëra migrantë dhe refugjatë që duan të kalojnë në Evropë.

3 komente në “Nxehen gjakrat: Turqia qëllon një aeroplan ushtarak sirian”

  1. O.Pamuk: ''.....muslimonet shqipfoles jane birazeret tane turq'' says:

    pritet te nderroi size nga XXL ne TORBO suma e erdoganit[dhe [email protected] sunitoshqipfoles] ………….allah uakbar!

  2. Kuq e zi says:

    O mero nuk eshte lajm i qeverise siriane por e gazetes shteterore ruse sputnik
    Prandaj se ke postuar vidion e rrezimit per te fshehur burimin?
    Pse kaq kujdes nga nje lajm i thjeshte mos valle je ne listen e tyre?

  3. Andon says:

    Mos…
    Mundohen shqiptaret të zbardhin rracën e helaqëve për 30 vjetë… vete birazeri Erdogan, hap kufijtë për sirianët, ata mësyjnë në haledha dhe ç’bëhet zbardhja e rracës helaqe. Se domosdo Do gudulisen me kushërinjtë e tyre Sirianë tani.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje