6 viktima nga koronavirusi në Washington, mbyllen shkollat

3 Mars 2020, 09:28Bota TEMA

Ashtu si Wuhani apo Lombardia, shteti i Washingtoni po kthehet në epiqendrën e virusit të ri me origjinë nga Kina në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Deri në këto moment raportohet se 6 persona kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit në shtetin e Washingtonit, 5 prej të cilëve në King County dhe një në Snohomish. Numri i të prekurve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës raportohet të ketë shkuar mbi 100.

Pas këtyre lajmeve të publikuara së fundmi dhjetëra shkolla kanë mbyllur dyert për nxënësit në ditët në vijim, nga frika e përhapjes së koronavirusit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje