FOTOT/ Kriza e emigrantëve në kufirin greko-turk, flasin dëshmitarët: Kaluam me ndihmën e turqve

2 Mars 2020, 16:30Bota TEMA
FOTOT/ Kriza e emigrantëve në kufirin greko-turk, flasin

Dëshmitë e emigrantëve në zougla.gr zbulojnë se ndihmën e autoriteteve turke kanë kaluar të pashqetësuar pikën kufitare në Evros, duke u futur në territorin grek.

Në një udhëtim në Evros, të kryer nga zougla.gr, për shkak të konfliktit tre-ditor në kufirin Greko-Turk, gazetarët u takua me emigrantë – refugjatë nga Afganistani dhe Pakistani, të cilët arritën të hyjnë në territorin grek pa azil.

Njëri nga emigrantët në fshatin grek të Kavyli, tha se autoritetet turke e kishin çuar në lumin Evros, ku hipi në një varkë me 5-6 refugjatë të tjerë pa pagesë dhe kaloi anën greke.

Nga atje, tha ai, ata ecën rreth pesë kilometra ku nuk kishte asnjë kontroll nga policia greke dhe arritën në fshatin Kavyli për të shkuar në Selanik dhe prej andej për të udhëtuar në Evropë.

Kjo dëshmi tregon se ka shumë zona të pakontrolluaranë kufirin Greko-Turk. Konkretisht, 20 kilometra larg Kastanias, nuk ka asnjë gardh, as prania e policisë greke dhe refugjatët mund të kalojnë të pashqetësuar në territorin grek.

Duhet të theksohet se autoritetet greke kanë bërë arrestime në afërsi të doganave të Kastaneon, por refugjatët vazhdojnë të vijnë nga pika të pakontrolluara 20 kilometra larg.

1 komente në “FOTOT/ Kriza e emigrantëve në kufirin greko-turk, flasin dëshmitarët: Kaluam me ndihmën e turqve”

  1. . says:

    C’ne Greket “Nacionalista, shovinista, racista” … nuk e kane blinduar kufirin si “paqesoret” Turq, Bullgar, FYROM-as ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje