Miliarderi kinez lançon kompaninë që do afrojë njeriun me hapësirën

3 Mars 2020, 17:11Lifestyle TEMA

Pronari kinez i Volvo Cars, Li Shufu njoftoi se do të krijojë kompaninë e parë private të vendit që ndërton satelitë, në një përpjekje dhe për të konkurruar me SpaceX të Elon Musk.

Geely quhet kompania, dhe planifikon të fillojë lëshimin e satelitëve komercialë me orbitë të ulët në fund të vitit, ndërkohë që testimet i ka filluar që tani.

Li tha se satelitët e tij do t’i japin Geely gjithashtu një avantazh në industrinë e makinave pa shofer dhe do të sigurojë sisteme më të sakta navigimi që mund të përcaktojnë vendet me centimetër, jo metra.

Li ka shtrirë perandorinë e tij përtej veturave duke u zhytur në zona të reja. Geely ka investuar në taksinë ajrore të VoloCity apo në ndërtimin e trenave supersonik duke përdorur teknologjinë të lartë. Duket se përpjekja për të shkuar në hapësirë është një tjetër ambicie personale e miliarderit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje