Helmi anti-amerikan, anti-historik dhe anti-kosovar i Fatos Lubonjës

5 Mars 2020, 08:13Politika TEMA

Historia e çlirimit të Kosovës nuk shpjegohet duke kalëruar mbi citatet e Noam Chomskyt, siç vepron Fatos Lubonja, i cili thotë se më 1999 amerikanët kanë ndërhyrë në Kosovë për interesa të vetat dhe jo të shqiptarëve. Historia e Kosovës është shumë komplekse dhe nuk shpjegohet me një shfryrje antiamerikane, duke përzier faktet me fiksionin, duke injoruar të vërtetat e përgjakshme ballkanike dhe duke u kapur pas retorikës antikapitaliste dhe antikolonialiste dhe duke i futur në një thes ata që qeverisnin Amerikën më 1999 dhe ata që qeverisin Amerikën sot. Këtë çorbë mund ta ziej vetëm Fatos Lubonja. Kësisoj ai nuk e mbron Albin Kurtin, por e dëmton. Por me rëndësi për Lubonjën është të citohet Noam Chomsky, ai që – për dijeninë e Lubonjës – është solidarizuar edhe me kriminelin serb të luftës, Vojisllav Sheshelin

Nga Enver Robelli 

Qenka botuar te gazeta “Panorama” e Tiranës një koment skandaloz dhe absurd i Fatos Lubonjës, jo më shumë se një paketim i teorive të konspiracionit të Noam Chomskyt për nevoja të kafehaneve ballkanike. Lubonja shkruan: “…pse bombarduan amerikanët për interesin tonë apo për interesin e tyre? Ka shumë të dhëna që tregojnë se, përtej retorikës humanitare, bombardimet (më 1999) u kryen më së pari dhe kryesisht për interesa amerikane”. Dhe vazhdon Lubonja: “…bombardimet nuk u kryen për shqiptarët e Kosovës, por pasi Millosheviqi nuk po pranonte ende reformat ekonomiko-sociale që kërkonte Perëndimi për ta futur Serbinë në sferën e influencës së vet”. Këtu Lubonja i referohet një citimi të Chomskyt, i cili paska cituar një libër të një zyrtari të dikurshëm amerikan.

Lubonja i beson verbërisht citimit të Chomskyt, nuk tregon nëse e ka lexuar vetë librin. Citimi i citimit i mjafton Lubonjës. Kur shkruan për Kosovën dhe ndërhyrjen e NATO-s, Lubonjës i mjafton një citim i idhullit të tij supermajtist Chomskyt, të cilin e quan intelektualin më të madh amerikan. Natyrisht për adhuruesit e të majtës ekstreme, që çdo të keqe të kësaj bote e sheh të zier në kuzhinat kapitaliste të Amerikës, Chomsky mbetet më i madhi. Por nga prizmi shqiptar dhe humanitar intelektuale më e madhe del Samantha Power me studimet e saj mbi nevojën e ndërhyrjes amerikane për të mbrojtur të drejtat e njeriut në Ballkan (më shumë te studimi i jashtëzakonshëm: A Problem from Hell: America and the Age of Genocide). A është keqpërdorur kjo e drejtë për ndërhyrje? Po. Në Irak, por kjo nuk domethënë se në Kosovë ishte gabim.

Historia e Kosovës nuk shpjegohet duke kalëruar mbi citatin e një citati të citatit të citatologut Noam Chomsky, siç vepron Fatos Lubonja. Historia e Kosovës është shumë komplekse dhe nuk shpjegohet me një shfryrje antiamerikane, duke përzier faktet me fiksionin, duke injoruar të vërtetat e përgjakshme ballkanike dhe duke u kapur pas retorikës antikapitaliste dhe antikolonialiste dhe duke i futur në një thes ata që qeverisnin Amerikën më 1999 dhe ata që qeverisin Amerikën sot. Këtë çorbë mund ta ziej vetëm Fatos Lubonja.

Kur Lubonja thotë se “ka shumë të dhëna që tregojnë se, përtej retorikës humanitare, bombardimet u kryen më së pari dhe kryesisht për interesa amerikane”, do të ishte intelektualisht korrekte që të mos kufizohej vetëm në citimin e burimit të tij të preferuar, pra Noam Chomskyt, një kundërshtari të verbër të çlirimit të popujve të Ballkanit nga hegjemonia serbomadhe. Do të mund të citonte Fatos Lubonja arsyetimin që Kofi Annan, një figurë moralisht e pakontestueshme, ia ka bërë ndërhyrjes në Kosovë. Sa për inspirim: Annan thotë se kur Këshilli i Sigurimit i OKB-së është i bllokuar nga shtetet jodemokratike (aludon në Rusinë dhe Kinën), atëherë ka momente kur bashkësia ndërkombëtare, për të evituar një gjenocid, duhet të ndërhyjë, sepse një diktator nuk mund të fshihet pas sovranitetit shtetëror. Kofi Annan i ka thënë këto kur ishte sekretar i përgjithshëm i OKB-së më 1999, pra gjatë luftës së Kosovës. Po ky personalitet i shquar nga Afrika ka kërkuar falje për dështimin e OKB-së në Bosnjë dhe sidomos dështimin për të evituar gjenocidin në Srebrenicë.

Po të ishte vëzhgues më i vëmendshëm i zhvillimeve në Ballkan dhe jo vetëm lexues i tiradave antiamerikane dhe proserbe të Chomskyt, Fatos Lubonja do ta dinte se ndërhyrja në Kosovë e ka një parahistori. Ajo parahistori quhet Bosnjë. Pa dështimin e Perëndimit për të mbrojtur boshnjakët (myslimanët), pa rrethimin e Sarajevës, kampet e torturave dhe shfarosjes në Bosnjën lindore, pa gjenocidin në Srebrenicë – NATO nuk do të ndërhynte në Kosovë. Lubonja përpiqet ta paraqesë ndërhyrjen e NATO-s si një etje të hegjemonit amerikan për të qenë i pranishëm kudo në botë. Kush e njeh historinë e Kosovës, e di sa shumë angazhim, punë, diplomaci është dashur të zhvillohet dhe sa shumë gjak është derdhur për të ardhur dita kur Amerika, jo vetëm, por bashkë me shtetet kryesore europiane, bombardoi Serbinë.

Në tekstin e tij Lubonja nuk përmend fare rolin e rëndësishëm britanik në bombardime. Pa Tony Blairin presidenti i atëhershëm Bill Clinton shpejt do të mbeste mbase vetëm, gjermanët luhateshin, Franca po ashtu, në Itali komunistët ishin në qeveri. Ndërhyrja në Kosovë e amerikanëve, me tolerancën e heshtur të OKB-së, krahas Srebrenicës lidhet edhe me një toponim tjetër: Ruandën, ku më 1994 u krye një gjenocid dhe bota demokratike nuk qe në gjendja ta shmang.

Meqë Fatos Lubonja e përmend me të drejtë shumë vuajtjen e tij nën komunizëm dhe për këtë ka shkruar kujtime të rëndësishme, ai do të bënte mirë që kur shkruan për Kosovën të mos kacavirret pas ideologëve të verbër majtistë si Noam Chomsky, i cili – për dijeninë e Lubonjës – është solidarizuar edhe me kriminelin serb të luftës, Vojisllav Sheshelin. Ka zëra të tjerë seriozë që meritojnë të citohen. Herta Müller, për shembull, gjermane nga Rumania, e përgjuar dhe përndjekur nga agjentët rumunë, bartëse e çmimit Nobel për Letërsi, që në vitet ’90 disa herë në esetë e saj mbi luftën në Jugosllavi ka mbajtur qëndrim fisnik dhe që më 1992 kërkoi ndërhyrje ushtarake: “Kujt i duhet pacifizmi, i cili thekson se është kundër çdo lufte kur lufta bën kërdi?” Rrjedhimisht, më 1999 ajo përkrahu luftën e Kosovës, pra sulmet e NATO-s kundër Jugosllavisë së Slobodan Millosheviqit: ajo tha se nuk e kuptonte qëndrimin arrogant të shumë intelektualëve kundër NATO-s: “Kush i zhvillon katër luftëra brenda nëntë vitesh, kush hap varre në mënyrë kaq pragmatike ashtu si të tjerët që ndërtojnë rrugë, kujt i duket vrasja si pirja e një gote me ujë, ai s’mund të ndalet me fjalë”. Më 2017, kur shkoi për vizitë në Beograd, Müller pata publikut të acaruar serb tha: “Sa i përket kësaj çështjes së luftës, jam e të njëjtit mendim, po”. Nuk i bënë përshtypje fishkëllimat dhe britmat në sallë.

Fatos Lubonjës, me gjasë, më shumë i pëlqejnë fluturimet ideologjike me ambicie të zbehtë për të mbrojtur kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Lubonja beson se Kurti na qenkësh në një mision emancipues të popullit të verbër dhe infantil kosovar, i cili, ja pra, ende i beson hegjemonit amerikan. Dhe për të ndërtuar tezën e tij të paqëndrueshme ai bën krahasime mes vitit 1999 dhe veprimeve gjithsesi jo aq diplomatike të Richard Grenellit, të dërguarit të Donald Trumpit për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Trumpi është hapësirë për projektimin e armiqësisë dhe urrejtjes për shumë njerëz në botë. Sigurisht që bën vetë shumë për të merituar kritikën.

Por, po u pa e zeza vetëm në Shtëpinë e Bardhë, siç bën Lubonja, kjo të krijon rehatinë e rrejshme të mos merresh me Europën, të cilën Lubonja ka qejf ta idealizojë, andaj në shkrimin e tij nuk përmend fare dështimet e BE-së në Kosovë, izolimin e Kosovës, refuzimin për t’i bërë presion Serbisë, madje favorizimin e Serbisë në mënyrë skandaloze. Shqipëria, ta zëmë, ka kaluar dhe po kalon nëpër shumë vështirësi, por Tirana nuk ka ndezur katër luftëra brenda një dekade siç ka bërë Serbia. Megjithatë, Serbia ka vite që negocion për të hyrë në BE, ndërsa Shqipërisë ende nuk i hapet as deriçka e oborrit të BE-së.

Analiza e Lubonjës te gazeta “Panorama” i afrohet anekdotës me helm të disa kundërshtarëve të intervenimit të NATO-s, të cilët thoshin: “Kosova u çlirua sepse Bill Clintoni harroi me e mbylle shlicin e pantallonave”. Gjithçka është konspiracion. Për të larguar vëmendjen nga skandali seksual me një praktikante në Shtëpinë e Bardhë, Clintoni vendosi ta çlirojë popullin e Kosovës. Mund të vazhdohet me teori komploti. Pse e futën amerikanët Shqipërinë në NATO? Lubonja do të thoshte mbase: për interesa të vetat. Tragjikomedia e tekstit të Lubonjës është se përpiqet ta lartësojë Albin Kurtin me gjuhën e “Zërit të Popullit”, kur kjo gazetë e madhëronte shokun Enver Hoxha, i cili në Moskë kundërshtoi Hrushçovin dhe u kthye triumfalisht në folenë e shqipeve. Foleja ishte kafaz. Albin Kurti është kryeministër i Kosovës dhe prej tij qytetarët kërkojnë të sillet me përgjegjësi shtetërore dhe jo sipas këshillave absurde të Fatos Lubonjës. Sigurisht kalërimi diplomatik i Grenellit nuk është fare i këndshëm, por që puna ka ardhur deri këtu ka të bëjë edhe me dështimet e klasës politike të Kosovës, e cila e ka humbur një dekadë me lojëra të pista për pushtet dhe duke anashkaluar interesat thelbësore të vendit. Episodi me Grenellin që po rëndon këto ditë raportet mes Kosovës dhe Amerikës nuk mund të errësojë rolin vendimtar dhe historik të Washingtonit në faktorizimin e shqiptarëve në Ballkan, të cilët Dobrica Qosiqi i ka quajtur llum civilizimi që – për dreq – janë bërë bashkë me Amerikën për të goditur popullin më të civilizuar dhe më demokratik të Ballkanit – serbët. Natyrisht që në intervenimin e NATO-s në Ballkan kanë luajtur rol edhe interesa gjeostrategjike. Por, ku është problemi? Do të donte Lubonja që Rusia të kishte bazë në bregdetin malazez dhe me një shkrepje ta bënte hi e pluhur jo vetëm Shkodrën? Pa ndërhyrjen amerikane më 1999 kjo do të ishte lehtë reale. Ndërsa Kosova do të ishte edhe sot një “krahinë serbe” me një “pakicë të konsiderueshme shqiptare”. Albin Kurti me gjasë do të punonte në ndonjë fabrikë kompjuterësh në Teksas. Ose do të ishte refugjat kosovar diku në kënetat afër Durrësit dhe do të mund të dëgjonte ligjëratat e Fatos Lubonjës. Mësimi më i mirë jo vetëm këto ditë është ky: vetëm ai që e bëhet pjesë e procesit mund të korrigjojë diçka, kush rri anash, atje do të mbetet.

38 komente në “Helmi anti-amerikan, anti-historik dhe anti-kosovar i Fatos Lubonjës”

  1. Lelo says:

    Robell Mos u merr me lubovic se esht humbje Kohe.
    Ka shume gjoja analist si shqiperi e kosove qe paguhen nga serb, ruse e grek.
    Rastesi te duket qe Jan te Gjith bui blloku, “I persekutuar lubonja”, andi I kapojve, peka I maxhunit etj etj.

    1. vang says:

      Robell: Pak i ke thene Lubonjes.Si fillim te kujtoj se ai eshte nje nihilist klasik duke mohuar vlerat e nje kombi dhe figurat e til.Duke mos perfaqesuar asgje intelektuale te shendoshe ben konluzione te gabuara;Duke mos patur asnje cikerrime talenti ne letersi fyen Kadarene vetem se smund te jete si ai;Ne ”analizat” e tij si ”analist” merr persiper te jete prokuror,gjykates ,hetues dhe egzekutor.Ai harron se ato troje shqiptare qe kishin mbetur pas cthurjes se perandorise Osmane po perpiqeshin ti ndanin komshinjte, harron se Amerika i ndaloi.Parrullen per Ameriken si ”xhandar nderkombetar ”e ka trasheguar nga Enveri.Lubonja eshte bere rezil nga analistet e vertete dhe ai thirret nuk e di pse nga disa portale qe kur i vjen rradha te flasi ai te duhet te shkeputesh nga emisioni.

    2. Likja says:

      Kohe e humbur per nje karagjoz qe e mban veten analist.

    3. Eshte serb mor vlla, i vlon gjak i zi krimineli.

  2. Realisti says:

    Te lumte z. Robelli!
    Sovraniteti po na kthehet ne strehe te fundit te te majteve te semure kastriste-staliniste. Me shkrimin e tij dhe me ndihmen e elokuences tende te mbeshtetur ne racionalitet te kthjellet, Lubonja u zhvesh lakuriq per ta pare te gjithe ne dritecte diellit ashtu sic eshte – antiamerikan.
    Per Lubonjen dhe te gjithe sojin e tij “sovranist” : Cfare do te beje Shqiperia dhe Kosova me nje sovranitet izolues ne nje bote globale qeeshte shume e nderthurur ne interesa??!!
    Apo te kthehemi te Enveri, te “hame bar”, te “mbeshtetemi ne forcat e vet” e te tjera idiotesi si keto … ??!!

  3. zana says:

    Bravo, kjo eshte nje kritike kunder debilit fatos lubonja qe e shkruan nje gazetar pena e te cilit nuk rreshket lehte
    si kjo kritike e Enver Robellit
    Fatos Lubonja ose duhet te mbyllet ne cmendin si njeri anti amerikan
    por si shume i rrezikshem dhe per televizionet shqipetare
    sepse po ju jep ushqim rrymave anti amerikane ne dy anet e kufirit
    qe me sa duken nuk jane te paket
    Mendoj se ka ardhur koha e plot qe ketij te mos ti krijohet horizont
    te flase ne televizion si idiot qe eshte , dhe te gjitha gazetat te refuzojne shkrimet
    e keti palaqoje
    Respekt Enver

    1. uskania says:

      Mirë që e more vesh se Lubçe është një fundërrinë komuniste dhe kundërshqiptar.

  4. Nostradamus says:

    Fatos lubonja dihet boterisht qe financohet nga sherbimi secret grek bashke me disa analiste te tjere pse nuk kenaqet sa here flitet dicka e mire per Shqiperine ose kur dalin fakte per PD dhe LSI ai ben sikur nuk eshte aty njelloj si loja e Dules o popull i kemi pa fund njerezit qe paguhen nga sherbimet e huaja ne cdo institucion shteteror kurse te gjitha kurvat pa moral dhe qe te bejne moral i kemi neper televizione jeni te mbytur o popull nga zullumi mundohuni te organizoheni fort brenda familjeve dhe neper shoqerirat e miqesirat qe keni te hapni tema familjare sa me te bukura te regulla te ndershme ndryshe Afrkani muzhiku i zi po vjen aty dhe sh shpejt do behet Zot Shtepie kjo vlen edhe sherbimet tona secrete we jane instuticioni kryesor qe ne fshehtesi te plote te ndihmoj kombin nga shkaterrimi we eshte detyre patriotike e tyre mendojne se duke bere sehir do jetojne mire e do shpetojne asnje familje nuk do shpetoje si ne keto 30 vjet demokraci leshi preshi we asnje familje nuk shpetoi pa histori te dhimbshme

  5. SHKELZENI says:

    Gjykim i drejte … nuk mendoje qe ky malade mental eshte i majte extrême sikur edhe Albin Kurti keta jane tipa pa ideollogji ne mengjez te majte ne dreke social-demokrat ne mbremje te djathte .Lubonja me shume eshte i obseduar te kundeshtoje gjithcka ndaje admiron Kurtin i cili kundeshton gjithcka madje edhe vehten fatkeqsia eshte te Kurti kosoves pasi Lubonja celsat e kashtes ka ndersa Kurti eshte i zgjedhur dhe rrezike per shoqerine ndaje kemi dy tipa te njejte por me pourvoir diffèrent dhe pa ideollogji

  6. Berlinezi says:

    Shkrim i përsosur, por ne këtë poshtërsi nuk ësht vetëm Fatosi por gjith ATA Redaktor te pa fytyr, si Rakipllari me shok dhe shum media televizive që eftojn neper emisione dhe i duhet njerezve te degjojn nji palaco dhe armik i Shqiptareve,dhe prandaj mua me lind pyetja se ja ka ber mir Enveri qe un nuk pajtohem me ate Diktator, por per Fatosin them me shpirt qe ja ka ber mir atij fëlliqsire të Kombit.

  7. Z says:

    Lubonja eshte i semure psiqik! E them kete sepse vetem nje njeri me te meta te medha per te kuptuar jeten reale mund te flase e shkruaje si Tosi! Jashte realitetit dhe me nje inat te brendshem te pakuptueshem Fatosi biri i Todit,eshte shume i siperfaqshem,thashethemaxhi klasi! Fatosin lereni ne cmendinen e tij!

  8. Hajro Limaj says:

    Amerika nderhyri ne Kosove vetem nga genocidi dhe pergjakjet njerezore qe po kryente gjakatari Miloshevic.
    Si aktor i ketyre zhvillimeve ,te cilat i kam shkruar ne librin “Midis Ankarase dhe Tiranes” po ju pasqyroje nje domethenie te madhe.
    Ata dite kur Serbia kishte mesyre egersisht ne hapsirat e Kosoves dhe gjakderdhja ishte bere lajmi kryesor i gjithe media botrore,ne i kerkuam takim presidentit te Turqise,Demirel, i cili na priti me nje here.
    Ne trajtimin e ketij problemi,presidenti Demirel na vendosi perpara letren qe i kishte derguar me urgjence presidentit amerikan klinton .
    “…Nese ne nuk nderhyjme sa me shpejte ne Kosove per te shpetuar popollin kosovar nga kjo kasaphane, atehere e gjithe bota demokratike do te na kritikoje qe nuk bem detyren tone,por lame realizimin e nje Bosnje te dyte …….”
    Dhe mbas dy ditesh Klintoni firmosi urdherin e fillimit te bombradimeve te ushtrise dhe milicise serbe ne Kosove, urdher i cili i bashkoi disa shtete ne shkaterrimin e ushtrise serbe ne Kosove dhe solli clirimin dhe pavarsimin e saj.
    Keto jane te verteta historike te aktoreve dhe jo deklaeimet e percarta te njerezve qe nuk kane asnje kontribut dhe aktorllek ne keto zhvillime teper te veshtira.
    Hajro Limaj, Kolonel (R)
    Ish atshe ushtarak ne Republiken e Turqise, 1994-2000

  9. Lasgushi says:

    O Robell,pse lodhesh.Fatos Lubonja,qe une e njoh qe ne fakultet,e ne vazhdim,ka qene vazhdimisht i ceket dhe delirant.Pse nuk flet Ai,ose boton nje roman te shkruar ne vitet 70 73.Ky krijim te le te kuptosh se ai qe e ka shkruar eshte skizofren.Tashti ai e fsheh.Gjithe vepriptaria e ketij personi i ngjan romanit te tij.Skizo qe korcaret i thone “PECI KONDRA”Ai eshte nje variant i Cim Pekes,Sali Berishes,Buzhales,Flamur Nokes dhe atij deputetit shqiptar qe eshte tashti ne Shqiperi me mbiemrin GJUZI.Mos harxho kohen e.vyer tenden o Robell me keta budallenj

  10. TT says:

    Xhaxhi Fatosin me emer kamunisti Fatos ne burgun e Spacit e qinte ne bythe nje serb nga Vraka e Shkodres me emrin zdravko dhe ka lidhje bythe me sllavet e stepave.

  11. Labi says:

    Robell ta kam thene nje here,merru me lobin Serb ketu ne Zvicer dhe lene lobin Serb te Tiranes, qe te kuptojn Shqiptaret e Shqiperise duhet te fillosh nga melezi Serb Berisha e ke nipi Serbise i biri,po nuk eshte faji jot,nese ben ate fillim nuk te duan Kosovaret me Ramushi.nuk hahet me dy luge.

  12. Alv. says:

    Vetem per janullen nuk ka helm lubja, gjithcka tjeter qe ka te bej me shqiptaret, perfshire aleatet biles edhe natyren dhe historine qe i krijoje, i shkaktojne kancer.
    Tipiku i sharlataneve demagoge qe flasin me parafabrikate te ngjitura ne menyre te rendomte. Injorant dhe irritues.

  13. Ylli says:

    Bravo. ……. se ka shume analiste qe duan te futin fryme antiamerikane kur deri dje thoshim qe kjo klase politike kurre nuk do te merret vesh per te miren e kombit shqiptar sepse ju intreson kjo gjendje qe te vjelin sa me shume dhe vetem nderhyrja e SHBA dhe BE do na shpetoje. Tani qe ata po na bejne reformen ne drejtesi dhe detyruan keta politikane si lipet te votonin me 140 vota te votonin kete teforme tani jane ndryshe te keqinj dhe kane interesa. Per keta analiste mund te jete ndryshe por per ne popullin e thjeshte shpetimi eshte VETEM te SHBA dhe BE

  14. Virusi says:

    Kur mbarova se lexuari shkrimin e Lubonjes me erdhi per te vjell. Thashe; si mundet te arrij njeriu ne kufirin e absurdit. Te thuash se nderhyrja amerikane nuk ishte per imbrojtjen e popullit kosovar nen genocid, po per nteresat e veta, vec te tjerash eshte edhe ligesi. Sic thote Robelli, ceshtja kosovare ishte e njohur per perendimin dhe nderhyrja erdhi pas luftrave serbe ne kroaci e Bosnje & Herzegovine. Masakrat ne Bosnje treguan fytyren e vertet te serbise qe deri atehere fshihej pas luftes gjoja fetare, kunder myslimanizmit. Nderkohe, perendimi i kishte kaluar paqartesite qe vinin nga renia e Murit te Berlinit. Kishim rrjedhur 10 vite nga renia e murit. Perendimi s’mund te lejonte nje genocid tjeter si Srebrenica ne mes te evropes. Nderhyrja nisi pasi ishin evidentuar krimet serbe kunder popullsise shqiptare, pas Racakut dhe debimit masiv te shqiptarve nga shtepite e tyre.. Ne thelb, bombardimet ishin per mbrojtjen e te drejtave te njeriut dhe frenimin e nacionalizmit serb,i I cili nuk e kuptoi kohen e re, qe po vinte. Me bombardimet kunder serbise perendimi mbrojti parimet e veta dhe fytyren e vet.

  15. AC/DC says:

    O Robell shiko cfare thote Lubonja dhe per ambasadoret ameikane qe i duan ‘te miren’ popullit shqiptar duke filluar me Arvizun qe deshte ta bente Shqiperine kosh plherash per mbetje radioaktive,duke vazhduar me te tjeret qe gjithmone mbeshtesin qeverin qe eshte (apo ka qene)ne fuqi sado e korruptuarapo kriminale eshte apo ka qene. Idealizimi i Amrikes,apo perallat se presidentet amerikane nuk i ze gjumi per te miren e shqiptarve jane per injorantet qe fatkeqesisht ne trojet shqiptare kalon kufirin e 80-90%. Qe Ameika shef interesin e vet (si cdo vend tjeter) eshte normale,po shif ca behet me vendet ku ka futur hundet Siri,Libi,Irak,Vietnam,kurdet etj, i ben lemsh dhe pastaj i le ashtu dhe nuk i rruhet shume. Mos te duket herezi cdo shkrim kunder politikave amerikane dhe te j vesh hertikun (ne kete rast Lubonjen) ne.turren e druve dhe te jesh i pari ti hedhesh benzine me pishtarin ne dore,duke perfituar nga injoranca e turmave.
    Megjithese mua kjo me duket thjesht nje perpjekje e jotja per tu dukur ne nje nivel me F.Lubonjen duke e ditur se sa poshte tij je. Dhe ne kete rast perdor injorancen e turmave

  16. Jo per gje... says:

    To robell je per vete nje antishqiptar I felliqur. Lubonjen e dime qe eshte nje njeri me urrejtje patologjike per popullin shqiptar. Ai nuk ka lene vend pa folur kunder popullit shqiptar neper bote dhe eshte I perfshire nr grupimet me antishqiptare qe egzistojne.
    Edhe njehere lubonja ushqehet me urrejtjen per shqiptaret e ka passion dhe eshte njeri qe ndihet I lumtur vetem kur Shqiperia digjet.

    Ja me kete njeri u ul ne tavoline Albin Kurti!

    Rrofte UCK, rroft Hashim Thaci.

  17. arton says:

    Lobi serbe ne Prishtine eshte shume i forte dhe shum i madhe i instaluar ne strukturat e larta teLDK.Ky lob punon per gjykaten speciale kundra UCK,per hekjen e takses,per cnjohjen e Kosoves dhe ajo kryesorja ka qene gjithmon per kriminalizimi i vlerave te luftes se fundit,te burgosurve politik qe vuajten ne burgjet e Serbise dhe minimizojne rapresaliet serbe ne Kosove.Cdo luftetar te UCK keta e cilesojne si kriminel potencial dhe vete krenohen si te paster….

  18. floriri says:

    Dihet qe kpkshtrembdri Lubonja eshte nje plere i partise komuniste…. Eshte familje te cmendurish dhe prandaj nuk penalizohet se smerret njeri me budallenj. Gjithmone si shoku Enver anti Amerikan anti perendim. Perse o Zot i le gjalle keto plera.

  19. Hamdi Tobli says:

    Nuk jam shume kundra artikullit te Fatos L
    ubonjes. Por duke e pare ne vijimesi opinionet dhe analizat e ketij njeriu njekohesisht duke pare se si disa nga kete te ashtuquajtur analiste ,gazetare ,opinoniste ,iste iste iste qe nuk jane gje tjeter vetem ideologet e sotem qe po e groposin nga pak venedin e tyre,pra duke lexuar keta njeres filloj te dyshoj edhe tek ata qe ke besim . Ne kete rast tek Albin Kurti. Se kur te mbron i ligu duhet me vendos disa pikepyetje !

  20. Timi says:

    E drejte z. Robelli por mos u merr me nje te cmendur si Lubonja…injoroheni…NGA INATI E ZILIA PER EDI RAMEN KY MBETURINE E KOMUMIZMIT CFARE NUK BEN…ESHTE GATI TI VERE FLAKEN GJITHE SHQIPTSRISE BE BALLKAN. Per fat te mire vetem leh si qen nga mengjezi deri ne darke dhe nuk ka gje ne dore… e pasi lej si qen gjithe diten thote qe ketu mungon liria e fjales. Ne Shqiperi e njohin mire kete specie te poshter ndaj nuk ja var njeri . Edhe ju as qe duhet te harxhoni kohe me jete deshtak

  21. ALBAN DEGA says:

    HESHT- TI JE EKZEKUTOR POLITIK I BABAIT TEND !


    Krimineli kthehet gjithnje ne vendin e krimit…

    Jo vetem ne vendin e krimit por edhe ne zanatin e vjeter te spiunit kronik…

    HESHT … TI KE SPIUNUAR BABAIN TEND !

    … ti Fatos Lubonja je bashkekzekutor politik i tij !

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Nuk ke te drejte morale e as njerezore per te dhene leksione per demokraci!
    Ti ke shitur babain tend per te blere bythelepirjen tende ndaj nje regjimi xhelat !
    Ti je shitur tek djalli vet !
    Je i fundit qe duhet te flasish per shitblerje politike !
    Ti je nje matrapaz, shites i jetes se babait tend!
    Ti je mallkimi i vetvetes !
    Kadareja te ka bere radiografine tende !
    Ndaj hesht… hesht… hesht!
    Ti ia ke hequr vetvetes te drejtes e dhenies se leksioneve morale e politike !
    Ti je mohimi i vetvetes !
    Ti je bashke-ekzekutor politik i babait tend, atit tend !
    Tani u bere edhe bashke- ekzekutor i Atdheut tend, i Shqiperise me Lulezim Sali 21 Janarin, Gerdecin, Otranton !
    Ndaj … hesht ! Hesht !

  22. leni says:

    chomsky esht nji pervers si shume te tjere qe kan infiltruar te majtat neper bote. e majta ka pase si vlera lirine dhe solidaritetin e popujve. por tash esht infiltruar nga fashista pervers si chomsky, pedofila…

    1. Who says:

      Pervers???! Ku e gjete ket pash nderin? Na ilumino!

  23. Kalec Dega says:

    Nuk ka media me te ndyra e me kriminale se ato televizione qe therrasin ne studio antishqiptarin e antiamerikanin Fatos Lubonja spiunin e babait te tij.

  24. Luli Hollande says:

    Mos humbni kohe kot me Fatosin se ketij i kane rrhedhue trute. Kt eshte fatosi i Enverit. Me ameriken nuk e kruan dot njeri. Amerike dhe Anglia cliruan kosoven dhe ndihmojne per cdo gje shqiperine

  25. RAHMI GEGA says:

    I famshmi Prefekt i Tirones ne vitet 1943-44, Qazim Mulleti, i Dipllomuar ne dy Fakultete prestigjoze ne Rome (te tjerat i kuptoni vete sa i zoti ka qene…), ka nje thenie brilante te Tijen per Komunistat dhe te Burgosurit:
    “”Or Çun rri urt e mos boj zo se, Mjaft qi ke nejt ca ore, e lene masnajna disa dit ne Burg ku ka ene Komunista mrena, e je bo Komunist e kalu Komunistat…””
    Kjo vlen per Fatos Todi Lubonja 100%, sepse me ato 1 dekat e ca vite Burg ne kohen e Rregjimit te PPSH (Komunizmit), nuk ka zene mend, por e paska merituar 100%. Koha cdo dite prej dites qe ju rrit pagesa cunit te Todit nga Media Mafioze e Tiranes, ky Fatos ka ikur per “LESH” si shumica derrmuese 99% qe ka provuar cdo lloje Burgu, para e pas 1990, ka filluar te shaje Ameriken dhe Europen Demokratike si i del nga percartja.
    Epo nje i denuar vertete kundershtare i Enver Hoxhes apo dhe i PPSH ne teresi, qe ka dale nga Burgu 22-vjecar ne Janar 1991, e shfrytezoi mencurine per te mos u bere pjese asnjehere e lojes Politike te Doctor Rrumpalles e PD, edhe pse eshte sot tek 92-vjetet dhe i semure e pa familje, por qe e mbajne fare-fisi, e thote cope: SHQIPERIA RA NE DHJETOR 1990 E ME PAS NE DORE TE PO KOMUNISTAVE E SIGURIMSAVE ME PRETENDIME SE JANE “BLU” E DEMOKRAT, POR DHE TE DO SHERBETOREVE BURGAXHI QE NUK ZUNE MEND NGA BURGU…

  26. AJJJ AJJJ AJJJ says:

    Ore po kuptojeni drejt lubonjen,edhe ai i falenderon Amerikanet qe nderhyne natyrisht duke konsideruar edhe interesat e tyre ,por pytja qe shtron ai eshte: A duhet tani te rrime pa pantallona perballe tyre gjithe kohen?
    jo se ndonjera apo ndonjeri edhe ka perfunduar me dhimbje SUME nga kjo.

  27. KL says:

    Mos ja vini re Lubonjes. Keta Lubonjat jane gjak I prishur. Gjithe ate informacion “kunder partise”, shoku Enver e merrte nga familjaret e Tod Lubonjes. Keta qine njeri tjetrin ne bythe. Kane pesuar mutacion dhe transformuar nga njerez ne djaj. Tipike eshte edhe fotografia shperfytyruese qe tema na e servis sa here qe ka lajme per Lubonjen. Mos ja vini re Lubonjes. Ai I perket nje bote tjeter qe ne as e kuptojme dhe mos I pafshim syte! Keta ne fund perfundojne keq. Ja dhe ky lufton te beje Ameriken armike! Edhe vet Serbet nuk shkruajne gjera te tilla. Ai duket sikur ofendon Ameriken, por ofendon rracen njerezore. Ai shpall se te drejtat themelore te njeriut, qe mbrojti Amerika ne Kosove, jane genjeshter. Interesat jane primare. Tipike per rracen e Lubonjes. Gjithmone jane nisur nga perfitimi monetar dhe jane kethyer spiune te atij qe paguan…

  28. Pellazgos says:

    Zoti i ashtuquajture “Shqipetare” me emer turk zoti Enver.
    Shumica juaj jini mbetje Osmane ashtu sic jane sot Socialistet apo edhe “demokratet” mbetje komuniste.
    Kombi eshte i Shenjte zoti Robelli dhe kur ty e tjeterson Identitetin,Besen,Fene,Kulturen dhe lufton dhe mbeshtet pushtuesin ne kete rast Osmane dhe urren,lufton ate qe nuk u tjetersua,ate qe mbrojti Dinjitetin,Nderin,Besen ne kete rast Epirotet “monarkofashiste Greke dhe Arvanitas” atehere eshte e kote te flasesh per “Komb dhe Dinjitet”.
    A e pengoi Rusia dhe Kina lenien ne doren e Osmaneve nga Angloamerikanet,,Gjermanet,Kryeqytetin tone Mijeravjecare Kostandinopolin e Kastriotit?
    Ne 1913 en kur u vendosen kufijte ne Ballkan, gazetat kryesore te perendimit “Demokratik” shkruanin qe eshte turp per civilizimin Perendimore te mbaje te pushtuar nje vend Islamik si Turqia qendren e nje Perandorie mijevjecare si ajo e Bizantit.
    Jo vetem kaq,por krijoi edhe nje Shtet Islamik te quajture Albania ne dem te civilizimit Greke,Ilyre Epirote.
    Jo vetem kaq,por ndihmuan Milloshevicin e Turqise Ataturkun te zboje me qindra mijera Greke qe cliruan atdheun e tyre me Venizellosin dhe katastrofen qe pasoi me Smirna Pontio etj ne 1922in.
    Kjo vazhdoi edhe ne 1950 kur shkaterruan dhe ua moren fabrika,Dyqane,banka Grekeve Epiroteve ne Kostandinopol,
    Jo vetem kaq por krijuan edhe konfliktin dhe ndihmuan Turqine te pushtoje Qipron.
    Amerika eshte armiku nr 1 kunder Epirit te Kastriotit,por Islamiket e ashtuquajture “Shqipetare” jane antigreke,anti Epirote anti Ilyre.

  29. fariu says:

    Ata qe ja botojne, bejne gabim. Ti popull, mos ja vere re sepse Fatosi ka qene i rrjedhur, kurse tani edhe eshte pjerdhur.

  30. Dushi says:

    Ku qfar psikopati hece Baco se nji vende ish I Lire ne psikiatri aty e kije vendin ti se je I smut psiqike

  31. lexoni komentin e AC/DC says:

    Koment i sakte , nga AC/DC,
    Nuk e ka shkrojtur per masat Lubonja.
    sju ve faj njeri.

  32. demokrati says:

    Vellezer siamez jane keta dy antishqiptar.Njeri nga pozitat e apatridh dhe tjetri nga pozitat e amplifikatorit te popull/kombit kosovar.Per multietnikun kosovaro jugosllav lubonja s’eshte vecse nje mjet per te perhapur bashke me te verteten edhe helmin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje