Kryeministri Edi Rama ka ironizuar qëndrimin e opozitës në që protestën anti-qeveritare të presidentit Ilir Meta. Rama tha se PD është katandisur në rolin e figurantit.
“Kujt do ia çonim ne dosjet për të verifikuar pasuritë e atyre që janë dënuar për gjithë ato vepra të tmerrshme penale, atyre që janë njësh me ata apo atyre vazhdojnë bëjnë krime me çekanin e drejtësisë.
Ka shumë arsye për të kundërshtuar. Pse bëheni njësh me ata duke e mbështetur përmes goditjes së qeverisë që po i bie në qafë këtyre të shkretëve.
Ejani në vete. Mos i bëni vetes pyetjen “Ku ishe”? Dëgjova një gjë që është shumë interesante. Je i shqetësuar në fytyrë tha parafolësi. E kupton se çfarë i bëre Lulit.
Ai nuk shkon lule më lule. Ai është ku rafsha mos u vrafsha, kur bie në duar të mira si ra tek unë. Si mundet që një opozitë e re bëhet servis i Kinostudios Shqipëria e re për të mbështetur Vojo Amerikanin.
E keni parë filmin Debatiku. Ishin dy që mblidhnin figurantë që të bëhej vrasja e Colit në një skenë me pleq me plaka dhe në fund vihet ajo muzika që fitoi Coli, pavarësisht se vdiq.
Si mund të katandiset PD në këtë formë. Pse rrinë në këmbë për të bërë figurantin. Biri i partisë nuk e përdorte Mi’That Frashëri, as një nga intelektualët e Ballit Kombëtar sepse është produkt i ideologjisë komuniste. Kur flisni, sikur ktheni mbrapsht pllakën e megafonit.
Partia nuk ka bijë dhe bija, partia nuk është nënë. Kur ne ishin bijë të partisë, ku ishte ti. Ata kanë marrë flamurin tani dhe flasin sikur i ka nxjerrë Enveri nga barku. Ju jeni një tufë shërbëtorësh .
Ka 30 vjet që ka rënë komunizmi. Rilindni dhe hajdeni me ne ose te Kinostudio do përfundoni me ne. Dëgjoj Hajdarin që Shqipëria nuk ka qenë kurrë kaq keq.
Unë di që kriminalizimi i një vendi të tërë, përçudnimi i imazhit të Shqipërisë është produkt i kësaj salle dhe i medieve të caktuara.
Si mund të thuhet se çdo gjë që ndërtohet këtu është produkt i krimit. Fole për krimin. Si po lulëzon krimi, sepse në kokat tuaja ka një boshllëk se çfarë ndodh në Shqipëri, sa më përmend edhe rusët sepse unë isha në Rusi. T
a marrësh vesh, po të shikosh sa vrasje bëheshin në Shkodër dhe të shohësh grafikun, e kupton se nuk po lulëzon por e kundërta është e vërtetë”, tha Rama.
Flet pronari i Surrelit,qe ju versul Presidentit amerikan,pas ju lepi me nje servilizem te peshtire!
Korrupsioni vetë,flet per antikorrupsion!
Kryetari mafies flet per antimafje!
Drogaxhiu i shpall lufte drogaxhinjve!
Mbi nje Vit,dhe akoma nuk eshte arrestuar Avdjol Dobi!
Do dali edhe Avdylua mbas dy vitesh si Fatmir Xhafaj,qe te justifikoje vjedhjen e tij dhe bandes se “rilindjes”?
Edvin Rama karriken elektrike e ka pak.
Qorrat e Sales dhe Monalikes ecin me parimin shpif-shpif se dicka do mbetet.
Per fat te mire Shqiptaret e njohin shume mire sojin tuaj kriminel, hajdut dhe te pacipe.
Drejtesia po afron dhe do tju godasi jo vetem KCK-ne por edhe baballeret e tyre si Vojo Amerikanet e presidences dhe plakun mere.