Astrit Patozi: Kauza e presidentit, e vdekur dhe hipokrite

5 Mars 2020, 12:15Politika TEMA

Koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, i ftuar në studion e “Ditari” në A2, e cilësoi “Besëlidhjen” e presidentit Ilir Meta si një “kauzë të vdekur dhe hipokrite”.

“Mendoj që Besëlidhja nuk është gjëja më e duhur për Shqipërinë, është lëvizje hipokrite që nuk ka të bëjë me atë që kanë nevojë shqiptarët. Nëse sot bëhet sondazh nëse shqiptarët janë të gatshëm t’ia dorëzojnë sovranitetin e tyre BE-së apo SHBA-së, rezultati do të jetë i keq për “sovranistët”.

Shqipëria vërtet ka një problem me kushtetutën, por jo atë që thotë presidenti. Shqipëria duhet të kthejë ndryshimet kushtetuese të vitit 2008, por jo se ajo që kemi është shkelur. Është kauzë e vdekur që nuk e bën më të fortë opozitën dhe nuk i shton andrralla qeverisjes”, deklaroi Patozi.

“Shqipëria ka nevojë për opozitë të fortë, jo për një president që të bëjë opozitën. Në rast se kauza e presidentit do të ishte reale, atë flamur duhet ta merrte opozita. Kjo është një betejë për terren mes të majtëve. Ilir Meta ndihet ngushtë me “kafazin” e presidentit ku e ka futur Rama”, shtoi Patozi.

“Njerëzit duhet të zgjohen, shqiptarët e neveritur nga kjo lloj politike ku të njëjtët personazhe i shfaqen nëpër marrëveshje të pista dhe në luftë bulevardi duhet ta ndryshojnë këtë realitet sepse do të kalojnë edhe 30 vite njësoj”, theksoi koordinatori i Bindjes Demokratike.

Sipas Patozit, “opozita bëhet më e dobët kur presidenti del në rrugë sepse krijohen dyshime se kush është kryetari i opozitës”.

Më tej, Patozi nënvizoi se “për të bërë shumicën e shqiptarëve me veten duhet të jesh frymëzues, nuk mjafton të thuash se kjo qeveri nuk bën, pasi kjo është e qartë që nuk bën”.

“Duhet të tregosh që je ndryshe nga kundërshtari. Opozita e Bashës dhe Kryemadhit nuk po e bën këtë, pasi kishte shansin ta bënte te Reforma Zgjedhore. Duhej që opozita të kishte propozime radikale, duke nisur nga sistemi. Prekja e sistemit është shenjë që opozita duhet t’i japë shqiptarëve se ka ndërmend të bëjë ndryshimin e vërtetë në politikëbërje, jo rotacionin”, tha Patozi.

2 komente në “Astrit Patozi: Kauza e presidentit, e vdekur dhe hipokrite”

  1. Cudia says:

    Foli edhe kufoma e PDse….

  2. xhoxhi says:

    Ore Astrit po thuaj një fjaë të mirë ore drezi ngele si me Berishën.Ti ke qënë deputet aq vite me mjeshtrin e krimit Berishën dhe nuk të dëgjova të thuash një fjalë kundër tij dhe sot del dhe thua qeveria nuk bën këtë e dimë.Ti di leshtë.Na thuaj një gjë të mirë që bëtë ju kur ishe në pushtet.Bëtë një mut me nder(më falni)Ti dhe ata që mendojnë si ty doni ndryshime të kushtetutës sepse nuk hyni dot më në parlament pa jo se u dogjët për atë popull.Rama po bën shumë gjëra që jo jo vetëm që nuk i bëtë po shkatërruat çdo gjë që ne të vjetrit i ndërtuam me gjak.Populli la kockat galerive,tuneleve,kënetave dhe kur shikoj që ju hajdutët brithni me makina lluksose më vjen të mar një kaloshnikov dhe tju bëj mut të gjithëve sepse na ka ardhur në majë të hundës me juve mashtruesit.Ti del e llomotit por ama nuk ta mban të flasësh për plakun e p-d-së sepse nesër me siguri mund të jeni bashkë.Kë dënuat juve nga partia juaj pa na thuaj?Asnjë bile na vutë edhe kriminelët të gjykojnë fukarenjtë.Ska gjë ndoshta do vijë një ditë që ju të jeni pas hekurave.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje