Në numrat e parë të gazetës së parë opozitare “Rilindja Demokratike” në vitin 1991, kryeredaktori i kësaj gazete në atë kohë Frrok Çupi publikoi një artikull me titull: Pse nuk çahet “Blloku”.
Ishte një shkrim që tronditi mbarë opinionin publik në fillimet e para të demokracisë, pasi zbardhi një më një jetën që bëhej në bllokun e udhëheqësve komunistë.
Ish nomenklatura e kuqe jetonte në atë kohë e shkëputur nga jeta e qytetarëve të tjerë, me të mirat materiale shumë të larta krahasuar me kohën dhe të akomoduar më së miri në shtëpitë e dhëna me qira minimale nga shteti.
Furnizimi bëhej veçmas, pa frikën e tollonit të famshëm mujor për produktet e shportës, dhe me një jetë mondane, që rezononte dukshëm me atë të shqiptarëve, pavarësisht se quhej në atë kohë “pushtet i popullit”.
Madje dhe martesat bëheshin me njëri- tjetrin, duke krijuar në këtë mënyrë një kastë sociale që jetonte mbi nivelin e shoqërisë së asaj kohe.
Artikulli bëri bujë të madhe, ndërkohë që “qiraxhinjtë” bllokmenë dolën nga këto banesa në “Bllok”, duke përfunduar dikush në burg, dikush tek ndonjë apartament fëmijësh, dikush tjetër tek ish “Pularia” në Laprakë, si Nexhmije Hoxha, e veja e diktatorit që u nda nga jeta këto ditë.
Mu kujtua ky artikull i Çupit të botuar në gazetën e parë opozitare, organ partiak i partisë së parë opozitare PD, ndërsa pamë në media me zë dhe figurë bllokun e vilave në Gjirin e Lalzit ku janë akomoduar qeveritarët e pas vitit 1990. Pikërisht ata që “luftuan” bllokmenët.
Nuk janë të akomoduar me qira si bllokmenët e vjetër, por janë pronarë me të drejta të plota mbi këto vila.
Madje dhe janë në garë për t’u mburrur se cili ka vilën më të madhe, më të kushtueshme, ku janë blerë mobiljet, si janë hedhur në oborr me helikopter pemët ekzotike, dhe sa banjo kanë dhe për kafshët shtëpiake.
Që në krye të herës të bën përshtypje se “Blloku” i udhëheqësve të rinj të “demokracisë”, njësoj si ai i bllokmenëve të vjetër në mes të Tiranës, ruhet me roje të shumta, duke mos lejuar të depërtojë “as drita e diellit” brënda. Prishet qetësia e udhëheqjes.
Asnjë prej qeveritarëve dhe ish qeveritarëve pronarë të këtyre vilave nuk është marrë me biznes, kanë qënë dhe janë rrogtarë shteti tërë jetën. Qytetarët që kanë parë në ekran jetën përrallore që bëjnë “zengjinët” e rinj, janë shokuar. Pasi kanë dhe ata fëmijë në shtëpi, të cilët si çdo fëmijë kërkojnë sa më shumë të mira materiale, pavarësisht se si sigurohen.
Madje nuk mungon dhe gjykimi për prindërit e tyre, duke i vënë para përgjegjësisë si të paaftë për t’ju garantuar një jetë si kjo që bëjnë bllokmenët e rinj të Lalzit, apo dhe të “Lagunës Blu”, pa harruar vilat e tjera në të gjithë vijën bregdetare dhe në periferi të Tiranës.
Na duket vetja fajtorë para fëmijëve, dhe nxitojmë të kalojmë TV në një stacion tjetër, për të fshehur ‘paaftësinë’ tonë për të qënë hajdutë, abuzues, kriminelë apo siç quhet në gjuhën e përditshme vlerësuese, “birë ku…vash”, që t’ju jepnin atyre këtë jetë përrallore.
Në mes të “bllokut” të ri të udhëheqësve në Gjirin e Lalzit spikat vila ku kalon fundjavat Sali Berisha, ish presidenti dhe ish kryeministri i Shqipërisë, i cili mbahet si “atlet” i luftës kundër bllokmenëve të vjetër të ish nomenklaturës komuniste, pavarësisht se u shërbeu deri në banalitet.
Thotë se është banesa e vajzës së tij Argita, e cila ka qënë dhe ajo në fillim rrogtare dhe më pas me ardhjen e babait kryeministër filloi “punë” si seksere për bizneset vendase dhe të huaja, për t’ju garantuar siguri se do të merrnin punë publike, leje për ndërtime, dhe toka pa fund në bregdet.
Nuk mund të anashkalohen bashkëpunimet me mikun e familjes serbo-boshnjakun Damir Fazlliç, transaksionet e parave dhe toka në Porto Romano, që pasi e mori nga qeveria Berisha, përfitoi dhe “paketën” e vendimit të qeverisë për rrugën që ia 100- fishoi vlerën brenda gjashtë muajve.
Ngjitur me vilën e Berishës, gjendet vila e presidenti Ilir Meta. E “kolme” si vilë në madhësi dhe në vlerë. Vlera e së cilës u zbardh pas doli në shitje një vilë tjetër ngjitur me të, me vlerë 5 milionë euro.
Meta dhe Kryemadhi bëjnë një jetë përrallore e “përjetësuar” në një emision televiziv të Sonila Meços ku tregoheshin detaje për 11 banjot e famshme, dhe për macen, si dhe shpenzimet e mëdha për arrendimin dhe pemëzimin e sipërfaqes mbi 2 mijë metra katrorë.
Babai i Ilir Metës ka qënë ushtarak, nga Çepani dhe nuk ka trashëguar asnjë copë tokë në Lalz, ndërsa vetë presidenti dhe bashkëshortja e tij kanë qënë tërë jetën rrogtarë shteti. Vila përdoret për fundjavë herë pas here, pasi dhe fëmijët i kanë në shkollat më të shtrenjta të Londrës, gjithnjë duke kursyer “rëndshëm” nga rrogat e tyre.
Në Gjirin e Lalzit jeton dhe ish ministri i Brendshëm i PD Flamur Noka, të cilit babai i ka “lënë” prona jo vetëm aty por dhe në Sarandë e zona të tjera turistike. Nuk kishte si të mbetej prapa dhe ish kreu i KQZ Arben Ristani, që me rrogën e tij, kishte arritur të bënte një “copë” vile dykatëshe në Gjirin e Lalzit.
Ka dhe ish ministra të partive të tjera, por këta janë më dominantët, pasi dhe në në kompleksin e vilave “Long Hill”, në periferi të Tiranës është akomoduar Lulzim Basha me “qira”. Por dhe pasunarë të tjerë rrogtarë shteti.
I përmendëm këto fakte për të treguar se tashmë kasta e re politike ka ngritur “bllokun” e ri të udhëheqjes, dhe në gjurmët e bllokmenëve të komunizmit, kanë krijuar një “oaz” rehatie e bollëku, gjithnjë me rroga shteti. Ruhen me roje, kanë nisur të martohen mes tyre. Tamam si ata.
Por si mund të çahet “blloku” i ri i udhëheqësve të Shqipërisë?!
Për të evituar qarjet e tyre për fukarallëkun e shqiptarëve dhe për t’i dhënë një dimension real drejtësisë së re, është emergjencë që të fillohet pikërisht nga “blloku” i ri i udhëheqjes verifikimi i pasurisë.
Nuk duhen shumë shpenzime, një skuadër të forcave speciale për të evituar postblloqet private të “zengjinëve” të rinj që ruajnë vilat, tre persona, një inxhinier ndërtimi, një ekonomist me laps në dorë dhe një prokuror për të bërë aktin ligjor të sekuestros. Dhe vullnet politik me shumicë.
Do të evitoheshin dhe simpoziumet, konferencat dhe tubimet kundër abuzuesve dhe pasurive të krimit, të cilat kushtojnë miliona euro që hiqen nga taksat tona.
Deri më tani dhe drejtësia e re i ka ardhur anash këtij fakti, duke e zvarritur pa fund pikërisht atë që kërkojnë dhe partnerët tanë ndërkombëtarë: Dhënien fund pandëshkueshmërisë dhe goditjen e pasurive të krimit dhe të korrupsionit.
Atëherë pse nuk çahet “Blloku” i ri i udhëheqësve në Gjirin e Lalzit?! (TemA)
Mos u merzit se do te çahet si blloku ne Tirane!
Do t’i marre populli te gjitha!
Cfare mori populli nga blloku i care ne Tirane ?! Apo komenton ashtu kot se je militant dhe na thua qe te presim reformen ne drejtesi te kryehajdutit ?
Mero…!!!
Në jeni burra të ndershëm duhet të botoni LISTËN e plotë e pa asnjë përjashtim të të gjithë nëpunësave të Lartë : Presidenta..Ministra..zv.Ministra..Deputetë e te Derjtesise që kanë VILA në Tiranë e rreth saj…Durres e Gjiri i Durresit…Gjiri i Lalezit..e ne pergjithesi ne bregdet e Maleve. Cilesoni kush eshte me prona te kthyera qe i zhvilloi..kush eshte marr e meret me biznes.. Per te mos gjykuar pa te drejet.
NDRYSHE ËSHtË Fake news.. ligësi.
?
Sepse PPSH eshte akoma gjalle.
=
Byroja Politike me Vila e Bunkere.
=
Nje dite edhe Shqiperia do bahet, hiq mois e rr uni!
O Tema perse punon si lavire. U zbulon kofshet njeres pale e u fsheh gjoksin pales tjeter. Po nxirr ca emra edhe andej nga pushteti se nuk jane me te mire ata. Perkundrazi.Nje gellboqe te gjitheve, po edhe ty, gazete lavire qe shitesh dhe hap shalet kush te jep me shume euro. Rrace e poshter, e shitur ne shekuj te perandoria pushtuese. S mund te rrosh me djerse, me pune te ndershme.
Artikulli e le me pikepyetje perse nuk cahet blloku i ri???Per te na bere te kuptojme qe te dyja palet jane llum i zi.Prandaj nuk po preket mafia dhe humbasin kohen qellimisht mbrapa ca langaraqeve qe mund ti verifikoje dhe arrestoje policia lokale pa qene nevoja e strukturave te vecanta.
Sa shkrime behen,sa televizione flasin,sa analiste analizojne dhe gjithe populli shikon kete BLLOK te udheheqesve te ndritur pas viteve 90-te dhe asnjeri nuk leviz nga politikanet apo deputetet.
Turp dhe pika ju rente kur mbyllni syte dhe vazhdoni sikur nuk ka ndodhur gje.
Nuk ka asnje vlere qeveria,parlamenti,sistemi gjyqesor,policia e shtetit,ushtria dhe ku ta di une kur asnjeri nuk ben detyren me minimale per te filluare dhe shkaterruare kete BLLOK fantazem me vila ku nga muret e vilave kullojne pika gjaku shqiptari,le te dale njeri dhe te thote jo po qe i zoti.
Populli byrose politike qe iku nuk i ka bere gje fare se edhe permasat e vjedhjeve nuk ishin kaq te medha por keta te sotemit nuk duhet te gjejne brime miu ku te futen.
Lalezi nje shtet brenda shtetit ku ruhet me mercenare te blere per nje cope buke dhe pa pike dinjiteti duhet ti vije e zeza shume shpejte pa le te behet çfar te behet ne kete shqiperi kaq te voge. Politika eziton ,perse? atehere si u grumbullua populli para bustit te diktatorit dhe brenda sekondes u terhoq zvarrre. Atehere edhe ne kete raste mos bejne bythelepirje ne bulevard se ato vila bulevardin e kane lare me gjake por te drejtohen si urugan tek gjiri i Lalezit dhe per pune pak minutash do shohin bllokemenet e rinj njsoj si veten dhe pastaj ta fillojme si gjithmone nga e para por nga e para per te dale me hajer jo perseri keshtu.Atehere do te kemi edhe demokraci edhe votme te pastera edhe vllazeri edhe shkuarje njerzore me njeri tjeterin,edhe me familje me te shendosha ,edhe me pak vjedhje dhe shume me pak prostitucion,atehere do shikojme edhe perparim te shpejte dhe efikas.Ateher çohu popull se drejtesia dhe politika nuk po ben gje behe ti dhe jepu nje mesim qe te pasurohet verete HISTORIA shqiptare dhe mund te themi pa frike se kemi ndezur nje pishtar qe do ti sherbeje tere botes dhe njerzimit. Hajt mos prisni se nuk kini shanes tjeter ne kete jete.
Ne 15 mars diten e pervjetorit te tragjedise se Gerdecit te shkojme ne proteste te gjithe ne Gjirin e Lalzit duke kerkuar dhe mbeshtetjen e shoqerise civile dhe fshatareve perqark fshatit per te çare bllokun e hajduteve te politikes me vila 7te ndertuara duke lyer duart me gjakun e shqiptareve.
Vo: Me prejashtim te viles se Ilir Floririt se ai po lufton per kushtetute e drejtesi dhe eshte bere pishman qe ka vjedhur e ka vrare ( se ka dhe popullin me vehte thote) e do ta dorezoje vete pasurine e tij.
Edhe grupet mafjoze bëhen aleatë të përkohshëm kur përballen me një rrezik të përbashkët.
Gjirin e Lalzit, gjirin e hajduteve dhe gjira te tjere i suportoj Rama, prandaj duhet te ngrihet i gjithe populli ti marre zvarre keta plehra qe mbajne peng shqiperine
Cfare kane me shume keta politikane se Haklajt… i vrane ,prene shkaterruan dhe kullen ia dogjen,
pse mos ti behet po e njejta gje keta politikaneve kriminela se kane vrare,prete dhe kane marre toka ne pronsi te Shtetit pa asnje qindarke.
Kjo parajs ose te bombardohet nga ajri ose
te konfiskohet e gjitha
te u jepet me tapi te pastreheve
Gedafet e shqiperis arriten shume shpejt deri ketu
besoj se do bien te gjthe nje nga nje
problemi eshte te fillohet me Sali Berishe
dhe pastaj rrezohen te gjithe
Le te jete 15 Marsi dita popullore kunder korupsjonit dhe te zhvillohet ne Gjirin e Lalzit !
maloke e fshatare ,
erdhi koha me ju shkerdhy at fare
Lereni 15 Marsin si nje dite revolucioni kunder te gjithe te korruptuarve . Le te filloje ne Lalez e pastajj me radhe
Vetem njeri nga keta bllokmene e ka te justifikuar vilen ne bllokun e Lalezit. Ky eshte kryegangsteri i pd leshelis , komandanti i naziskineve te Mamurrasit, Flamur Herman Geringu (qe dogji Rajshtagun ne Gjermani ne 1933) per analogji dogji deren e kryeministrise me molotov ne 2019.Ky bandit e ka ndertuar vilen me para te pastra ne kohen qe ishte President i Republikes se Lazaratit qe lulezoi ne kohen kur kjo monster ishte ne pushtet dhe ky horr ka guximin dhe hyn ne force ne drejtorine e policise Tirane per te pengauar punen per arrestimin e horrave qe dogjen me molotov deren e kryeministrise. Ketij horri duhet ti shkoje OFL ja dhe ti jape afat 24 ore per te deklaruar pasurine qe e vuri me drogen e Lazaratit pasi erdhi me corape te grisura ne Tirane dhe sot shetit me makine 100 mije euro. Dhe duan pushtet keta horra me Habib Burgiben me 15 mars.
Po ne Surrel a ka nai vile?
Kur, deri kur do vazhdohet me aludime? Hajdutet ne mes te sheshit dhe drejtesisia e re thot qe do ndeshkohen hajdutet.
Pse dhe deri kur do presin njerzit e ndershem per ndeshkimin e ketyre keqberesve qe jetojne ne lluks me parat e Krimit?
Si mund te behen vila madheshtore me rroge shteti?!?!?!
Si mund te cahet blloku i Lalezit kur ai qe gjoja e ndertoi eshte malok dhe ruhet me malok……
Nje shkrim qe te fut dritherim, kur mendon se si keta lapanjoze politike vijne ne mengjes ne zyrat e tyre dhe kerkojne kushtetuten per te nisur punen. Pasi kane bertitur se u eshte shkelur kushtetuta dhe se populli eshte me ta, largohen nga ky realitet dhe kalojne ne ambjentet e vilave te tyre, ku si per tallje i tregojne njeri tjetrit per seriozitetin dhe sa eshte lodhur sot per popullin. Oooooo SPAK, mos na ngacmo plaget e shtatedhjete viteve, por meru o sot o kurre, me ç’far te ardhurash jane bere ato pasuri, me pune jo, atehere vetem me gjak dhe shantazhe kundrejt njerezve te cilet kane pranuar gjoben per te jetuar ne heshtje. Prandaj kerkojne destabilitet me mendjen se do tu shpetojne hakut te fukarase. Shkrimi eshte real dhe akuze e drejtuar posaçerisht SPAK, ku te bindemi ne si popull qe shpresa vdes e fundit, dhe jo te vdesim ne me shpresen, dhe te rrojne rracat ç’njerezore ku rrojne ne lluksin e te shkelurit dhe t’poshtrimit popull.
Ideali per barazi vjen perpara idealit per demokraci. Polarizimi i pasurise do vazhdoje. Shqiptaret me softwarin e vjeter ne tru nuk e durojne dot pabarazine. Jane gati te rrine ne mizerabilitetin e welfare ne Perendim sesa te jene inferiore ndaj komshiut qe ka bere para ne Shqiperi. Aty tek Lalzi ka shume qe kane bere para me rruge te pista dhe duhet qe ligji te veproje por ka te tjere qe e Kane bere me biznes. Nese keta njerez nuk kane siguri ose motivim qe te punojne shume per the jetuar ne luks vendi mbetet ne mizerje. Kapitalistet Jane ata qe me makuterine e type per para e cojne vendin perpara duke investuar e krijuar pune. Nuk Jane gazetaret ose punonjesit me meditje (skelleverit moderne) . Ky eshte realiteti kudo ne bote. USA ka shume me teper polarizim se Shqiperia. Sanders do ta shkaterroje sistemin por nuk do mundet.
O Bimi tu ka ça marmita more qyqar more dite zi dhe dere zi,qenke pa shkolle dhe pa pik llogjike,futju llogarive dhe bej diferencat sa vjet do si me pune dhe si me biznes te ndertoshe nje vile.Por si nje biznesmen nuk paguan puntorin nuk paguam kontribute etj,etj, atehere vertete ndertohet edhe me pune edhe me biznes.Si ti na duhen akoma per te dale ne driten e vertete.
Shkrim i mire o Mero,!!Vetem ka nje pasaktwsi te “vogel”.
1.Vertet kyshtet e bllokut ishin sic i thua.Por ama e gjitha ishte shteterore dhe ssgje personale.Ndersa Lalezi e kunderta,e gjitha private,se bashku me qente toje,qe mbsjtja e tyre kushyon milion.
2.Po sa te tilla kane…?Ne vende te ndryshme.Sa harxhojne per shkollimin e femijrve,ndryshe nga blloku socialist.
3.Sa i pasur ishte.shteti para 1990.Fabrikat,ushtria.thesari.veprat ne bujq3si e gjetke,qe llogariteshin ne 20 miliarde Euro mr te sotmen.Ndersa hajdutet e.sotem,jo vetem kane vjedhur pasurine e mesiperme por kane mare e vjedhur borxhe,qe do ti psguajne sterniperit tane.
4.Keta na cajne trapin per barazi dhr demokraci,duke share akoma.bllokun socizlist,e duke i qare hallin shqiptareve per.vuajtjet e asaj kohe.Si kane guxim e fytyre.
Keta jane hajdute e kriminele cinik.Ata shfryezojne budallallekun e shqiptareve te.cilet i kane dhe vazhdojnr ti vjedhin,genjejne tallen dhe ti …… akoma.
Te nderuar qytetare do tu lutem ,nje pjese te shtepise te pularia qe rinte e ndjera Nexhmie i tekon Sali Germadhes dhe Ilir rempalles. Ju lutem rezerojauni ketyre dy fytyrave me te poshtra te kombit shqipetar
….dhe kur shikon turmen injorante tu veje ne mitigje , kjo eshte menxyra me e madhe e shqiperise , ….. do dalin djemte e laberise njehere andej nga lalezi per “plazh”