A i detyrohemi një ndjesë Fatmir Xhafajt?!

5 Mars 2020, 08:20Politika TEMA

Nga Alfred Lela

Fatmir Xhafajn e njoh vetëm prej emisioneve televizive, ku kemi rastisur të ftuar, ai si ministër ose eksponent i PS, unë si gazetar. Jashtë kësaj kornize e kam takuar njëherë në pritjen e Ambasadës Amerikane, 4 korrikun e shkuar. Si shenjë kortezie, kur u përballëm, e pyeta ‘si ke qenë?’. ‘Pavarësisht luftës suaj, mirë jam”, ma ktheu aty për aty. Nëse kujtesa nuk më tradhëton, i thashë diçka të përafërt me ‘e di që nganjëherë e teprojmë’. Kisha ndërmend veten dhe të tjerë në komentariatin politik.

Mu faneps sot ky dialog me z. Xhafaj kur pashë një intervistë të gjatë në gazetën ‘Dita’. Siç më është kujtuar edhe disa herë gjatë muajve të fundit kur rezultoi, përtej dyshimeve, se ‘Babalja’ nuk kishte qenë më shumë se një trillim banal, inskenuar nga spekulantë të vegjël me ndihmën e disa eksponentëve politikë, ndër ta edhe një politikan i ri që nuk përtoi të vishte pa drojë xhaketën e kthyer mbrapsht të politikës së vjetër.

Nëse, për synime politike, duke ndjekur logjikën ‘qëllimi e justifikon mjetin’, veprimtarët partiakë shkojnë drejt manipulimeve dhe shantazheve si rasti ‘Babale’, gazetarët dhe analistët politikë duhet të jenë më të kujdesshëm. Nuk mund të kemi ‘një qen në këtë luftim’ sepse mund të ndodhë, siç edhe ngjau, që lufta të ketë qenë një simulim, pra një inskenim apo rrenë.

Në një vend normal, ky i yni nuk është i tillë, politikanët do të kishin dhënë llogaritë dhe mbajtur përgjegjësitë e veta, por dhe gazetarët më së paku do të ishin turpëruar, do të kishin humbur kredite ose kërkuar ndjesë.

Nuk ka ndodhur e para dhe as e dyta, dhe shqetësimi për këtë pandjeshmëri i prin përsëritjes së rasteve të ngjashme. Përjashtimi bëhet rregulli, shkelja bëhet norma, ndërkohë që normalja shtyhet në një cep, si të ishte karantinimi i të prekurve nga koronavirusi.

Përpjekja për ta fundosur politikisht dhe ligjërisht Fatmir Xhafajn, duke mbledhur për vete kredite politike, ka prodhuar të kundërtën. Një efekt bumerang. Kjo nuk do të thotë se politikani Xhafaj nuk e ka përjetuar të gjithë sulmin si njeriu Xhafaj. Pavarësisht gjithë kësaj, ai ka ditur të jetë korrekt dhe ky është ndoshta ‘reparacioni’ më i mirë i luftës që ai mund të merrte.

Sa më takon, kam qenë një prej atyre që, në shkelje të kodeve të gazetarisë, në shkelje të prezumimit të pafajësisë, në shkelje po deshe edhe të urdhëresave fetare, e kam interpretuar si fakt një të pavërtetë për z. Xhafaj. Mbrojtja pas lirisë së shprehjes dhe ‘opinionit’ është një membranë e dobët që nuk e shmang turpërimin.

Kur ke marrë pjesë në aktin e turpërimit publik të dikujt, sidomos mbi akuza të rrejshme, më e pakta është të kërkosh ndjesë.(Politiko)

34 komente në “A i detyrohemi një ndjesë Fatmir Xhafajt?!”

  1. naimi says:

    Patjeter eshte e nevojshme e domosdoshme kerkesa e ndjesis nga elita gazetareske shqiptare ne rastin e trajtimit e skandalit “BABALE” e ne vecanti ekipi opinionist I programit “opinion”, sherbetor besnik te pushtetit se Berishes qe mbrojten ate edhe nga vrasja e 4 protestuesve, bile shantazhimin e kolegut tyre gazetar te plagosur gjate transmetimit teliviziv per te mos tregojne te verteten.Shenjestra e pare e PD kur ajo eshte ne opozite eshte goditja e ministrit te mbrendeshem.Kjo baze strategjike e saj ne opozite.Mos valle per kete brez gazetaresh super te pasuruar parimet e gazetaris I kane thjeshte si mburoj e tyre dhe e korrupsionit tyre?

    1. Kalec Dega says:

      Une mendoj ta shperblejme…bile vellane e Fatmirit ta bojme shef policie…Si analist si komentues, sam e s hite ne Tema….

    2. Realisti says:

      Zoti Lela! Desha te shtoja se fjala ndjese per ty do kishte me shume kuptim nqs si gazetar opozitar do kishe mbajtur nje qendrim te pakten profesional ndaj fakteve te shout Babalja qe ne fillese te saj. Ty nuk te interesonin faktet por plani i shout. Nuk ka me vlere ndjesa tani pasi Babalja dhe larot si ty u shpartalluan. Vertetuat se jeni njerez pa moral, pa etike dhe pa aftesi profesionale. Edhe Rakipi eshte opozitar por ai mbrojti etiken e tij profesionale dhe vazhdon te quhet gazetar opozitar. Ti dhe plera si ty humbet te drejten te quheni gazetar. Jeni thjesht BOLE ne KANDAR.

      1. Thanas Tona says:

        Koqe, zemèr, koqe quhet ajo e kandarit.

  2. Askush Kerrkushi says:

    Chapeau Lela…..Me ne fund nje apologji e vertete nga nje gazetar i vertete ne me nder median shqiptare. Respekt per shpresen qe ngjall se mund te kete edhe ne Shqiperi gazetari normale, e me tej politike normale, drejtesi normale………e ne fund edhe jete normale.

  3. Tami says:

    Bravo Lela !! Keshtu eshte te jesh gazetar i paanshem
    Artikull i shkruar me shume fines. Ju falenderoj!!

  4. Titi says:

    ÇRACE MUTI ESHTE KY ALFRED LELA SE KA PWR GJE TE KALOJ NGA HENRI ÇILI TEK FATMIR XHAFA. PTU QENIE E PESHTIRE PA BYTHSE..

  5. Liisi says:

    Bravo Lala kete rast ke punuar me dinjitet, thauj Klodiana Lales te kerkoje falje thuaj Fevziut dhe E Vasilit qe na i bene kete monstren e Lulit , Pabolen Sali Veren e Re qe qenka thjesht nje shembelltyr e plakut kerme te pakallur e pa ndesjkuar atij vrasesist hajdutit tradhetarit, KERKONI FALJE POPULLIT , ME SAKTE INFORMOJENI POPJLLIN SESI U INSKENUA SESI E DISINFORMUAT JU PUBLIKUN SHQIOTARE DHE DOGJET SHQIPERINE DUKE ANJLLUAR STATUSIN E IMTEGRIMIT BE,ME PAAFTESINE TUAJ DHE JOPROFESIONALIZMIN.

    1. Liri says:

      Nje veprim qytetar ky i juaji . BRAVO

  6. Nardi says:

    Bravo zoti Lela. Nje mesim per ata gazetare qe as skuqen as zverdhen kur hedhin pa kursim pleh mbi njerezit….

  7. Z says:

    Nuk eshte rasti Babale! Eshte mentaliteti i shqiptarit kur ndjehet i “zgjuar” dhe mund te beje me shume! Ky eshte servilizmi tek njerezit me pushtet te korruptuar dhe pak fshatare ne edukim! Ky eshte sherbimi qe afron inteligjenca shqiptare ne keto kohe! Nuk udheheq! Eshte vene ne sherbim si kamikaze tek Saliu,Likja dhe te tjere! Eshte vene ne sherbim te parase duke mbrojtur krimin dhe sulmuar ata qe e luftojne ate! Keshtu ka per te qene edhe per pak kohe ,patjeter!

  8. Me mire vone , se kurre !
    Per te pranuar nje gabim apo faj qofte nuk eshte kurre vone !
    Nje keshille nga populli eshte e vertete , po bere nje grope per tjetrin , patjeter qe do biesh vete !

  9. Fagu says:

    Ik mor loqe. vellai i Xhafajt eshte kriminel. Aktualisht ne burg ne Itali. Me Babale pa babale ai ishte i kerkuar dhe i pa dorezuar ne drejtesine italiane. Kupton cfare ministri ordiner drejtesie kishim si Xhafa. Vellain kriminel qe se dorezon.. ky ben flluska.

    1. Vlonjati says:

      …dhe ju te gjithe haroni se Xhafaj eshte lab dhe historilkisht nuk ka lindur dhe nuk do ja dali asnje bir bushtre te manipuloi leberit. Edhe babalja do u shkerdhei grate dhe motrat juve .

  10. Vladimir says:

    Respekt, zoti Lela, kemi nevoje edhe per akte qytetarie si ky juaji. Kjo ndjese ju ndan nga ata qe shkruajne genjeshtra me ndergjegje e ne kembim te perfitimeve, prej atyre qe ndodh te gabojne ne punen e tyre.

  11. Maloku says:

    Respekte, per here te pare, per Alfred Lelen. Duhet kerkuar falje medoemos. Te gjithe ata gazetare qe kane marre pjese ne lincimin e zotit Xhafaj dhe familjes se tij ne publik, nese kane etike, duhet te bejne te njejten gje.

  12. Shqiptar says:

    Kam njè ANTIPATI deri nè NEVERI pèr atè qè njoh si qytetar i kètij vèndi, pèr emrin Alfred Lela. Flas pèr angazhimin e tij si pjesè e asaj qè ne nè Shqipèri jemi tè detyruar ta quajmè media.
    Kjo qè lexoj sot prej zotèrisè, èshtè zèri i ndèrgjegjes, etika e dhunuar profesionale ose mè shqip, èshtè fakti se Alfred Lela èshtè i guximshèm. Vetèm njerèz tè tillè, dalin pèrpara dhe thonè MÈ FAL.
    Respekt Alfred Lela.

  13. ak47 says:

    E njejta loje u be me ish- ministrin e brendshem S.Tahiri, qe ne baze te fakteve eshte totalisht i pafajshem. Gjykata per qene as mish e as peshk ne lojen politike te te interesuarve per kriminalizimin e S.T ( nga te dy krahet e politikes, pushtetit lokal dhe interesave te huaja qe duan nje pamje mafioze te qeverisjes), e denoi duke lare duart si Pilati. Gjyqtare qe rrezikonin vettingun. Apeli eshte akoma me skandaloz. Te shofim e te presim qyfyret e rradhes te Kadinjve dhe Kadrinjve te Arnautistanit tone.

  14. ANTICORONA ?? says:

    Lela, je nobël .
    Jo për Xhafën , por i bën nder emrit tënd.
    I drejtë, korrekt, cinik , mistrec, inteligjent , i anshëm, i kulturuar, provokues, zjarrvënës, i matur, i hidhur por gjithmonë njerëzor .
    Në familjen tënde të analistëve që s’diferencohen mirë nga kafsha, ty të ka ndirë evolucioni .
    Sa më lart në hapësirë shkojnë Gjakmarkajt, , sa më shumë në gjerësi me muskuj shkojnë Qimat , aq më shumë u sfumohet truri dhe u turbullohet shikimi , u turbullohet gjaku dhe kafshojnë dhe helmojnë majtas e djathtas si qenër të tërbuar dhe përpiqen të na sëmurin .
    Por një shërbim na e kanë bërë. Po bëhemi nga dita në ditë më imun ndaj këtyre KORONAVE , që i kemi prej vitesh midis nesh.
    Ashtu siç thotë KORONA Lubonja, popullit si ngrihet temperatyra ., ç’të bëjmë … ????

  15. Gjoni.Shkoder says:

    Per sa i takon “Babales” keni te drejte z.Lela
    Megjithate ky Xhafaj ashte nje qen qe ka nje nuhatje te jashtezakonshme te karrieres dhe parase kupto te vjedhjes dhe korrupsionit.Ai eshte nje Uriah Hip.
    Njeri pa kurrefare idealesh.Nano as Rama nuk duhet ta kishin ba kurre minister nje person qe ka vellain e denuar per nje krim shume te ndjere ne Shqiperi.
    Me gjithe difektet e tije vetmi minister i brendshem qe ka punuar per shqiptaret ka qene Saimir Tahiri.
    Po ju them diçka me sinqeritet qe nuk kam kultivuar as shit ne Shqiperi qofte edhe nji gram c.sativa.

  16. Nuk me vjen keq per Xhafen apo vellane e tij , po qe se kane kusure , le t’i vuajne , por me vjen keq qe u bene 30 vjet dhe akoma do meremi me biografite e njeri tjetrit , vellezerit motrat kusherinjte komshinjte , dhe me tragjikomikja kur sajohen histori alla Babale dhe flamurin e denoncuesit e valvitin njeres me vellezer , me te shkuar e te tashme te eret.

  17. Arjan says:

    Te kerkosh ndjesë nuk eshte vone. Mbi te gjitha tregon qe ka njerez qe kane cipe ne faqe. Respekte Z. Lela. Keshtu fiton shume kredite dhe para Zotit je i rrëfyer.

  18. Kerma says:

    Lela ben mire qe kerkon te pastrosh shpirtin, por ai i shkrete eshte aq shume pis sa do te te duhen 100 vjet. E nderkohe qe perpiqesh per ta pastruar duhet te heqesh dore nga gazetaria se prape do ta besh katran shpirtin. Gjithmone nese ke, se ndoshta mund te jesh edhe alien.

  19. Koba says:

    Kesaj i thone :Ti Fusesh nje Shpulle Zotnise ne mes te Pazarit dhe Ti Thuash pastaj :ME FAL.Nuk eshte vetem problemi per Fatmir Xhafajn .Ju Gazetaret Me Frymezim PD e beni dhe priftin me Barre.Nuk shikoni si degjeneroi PD nen siglen e Sali Kriminelit dhe tashti nen Hyqmin e Lul Dylberit .Me keta Tipa PD mbetet ne Fund te Shkalleve.Kete ua them une nje ish antar i hershem i PD

  20. Ndroqi says:

    Pyetja eshte, po te mos ishje prish me pd do kerkoje ndjese?

  21. drini says:

    Bravo ky eshte reflektim moral edhe profesional Z.Lela Por ke shume gazetare qe as nuk duan te dijne per moralin dhe profesionin por vetem per shperblimin ne para.

    1. Kerma says:

      Lela gazetar profesional????? A je ne regull o zoteri? Ky eshte nje plehre, nje genjeshtaer e manipulues. Tani qe eshte prishur me PD-ne kerkon te pastroje shpirtin e zi! Mire e ka Rama kur thote qe keta jane llumi i kazanit. Ky lloj frymori nuk e ka per gjo qe te qij nonen e vet e pastaj ti thote kurve. Me fal per fjalorin por nuk durova dot.

  22. Lushi says:

    Jam plotesisht dakort me shkrimin (shqipetar)

  23. Hasan Beu says:

    Ti kerkosh ndjese nje kryehajduti? Ke lujt drrasat o Lele. Hajd o te keqen ktu ne Pogradec e do shiqosh cfar gjeme ka bere ky Xhafa i pangopur. jane njerzit E beri Poradecin si ciflign e tij, i pangopur ne hajdutllekun e tij. Po kush do ti ndjek historite e tij. Gjykates e prokuror jane njerzit e vet made in Fatmir Xhafa.

  24. Astriti says:

    Nje ndjese hipokrite! Asgje nuk ben ky pleher pa i llogaritur hesapet ne interes te vetes! Ouuu, per sa gjera duhet te kerkoje ndjese ky palaco!! I paskrupullt!

  25. J says:

    Dukuri kryesore e nje shoqerie te pacivilizuar,ku bejne pjese shqiptaret si te vetmit ne Europe,eshte mungesa e njohjes se Te Drejtave Te Njeriut nga kushtetuta ,ku Xhafaj ka dhene ndihmesen e tij per te penguar te drejtat themelore te njeriut.Shqiptaret nuk mund te funksionojne si individ me te gjitha te drejtat e njeriut,por si turme e coroditur.Ne kete rast Xhafaj nuk mund te konceptoj veten si individ,por si I njehesuar me familjen,fisin ,krahinen etj grupe.Si minister I duhet tedistancohej nga nje individ tjeter ,vellai I tij,dhe ta trajtonte si te gjithe shkelesit e tjere te ligjit.Por ligjet e xhungles ku vegjetojne shqiptaret,diktojne metoda te tjera ,sic ndodh ne natyren e eger.Si rrjedhim nuk mund te gjendet nje rruge e mesme e per te komunikuar e bashkpunuar por vetem eleminimi i njeri tjetrit…etj shfaqie te moscivilizimit qe kane perfshire te gjithe politikbersit dhe mekanizmat e tjera ndihmese te tyre,synymi i te cilve eshte pasurimi nepermjet paligjishmerise…

  26. fariu says:

    ZOTI LELA, une qytetari i thjeshte, te kupptoj ne ate ndjese publike qe Ju kerkoni, por si i behet hallit qe Ai, per ate opinionin tend te rreme (ne mbeshtetje te BABALES, Salianit, Bardhit, cinikut Alibeaj etj. etj.), eshte pushkatuar, eshte ofenduar ne sy te shoqerise shqipetare dhe per çfar se: “Sepse mediokrri Salian dhe ndonje çunak pa intelekt si Balliu”, na duan karrike pushteti duke thurur lloj e lloj intrigash qe pavertetesia e tyre dukej sheshit. Uuuuuuuu Pikaaaaaaaa.
    Po qe veluan molotovet dhe bojatisja e K/ministrise, nga genjeshtrat qe krijuan keta karagjoze dhe Ju si analiste, ne emisione televizive u benit fresk ketyre karagjozve, si thua?
    A duhet ta shpreni kete, si analist ne nje emesion televiziv, per te vene veç te tjetrit, edhe nderin tuaj ne vend?
    Une nuk kam ndonje simpati apo antipati per Xhafen, por menyra e diskreditimit, eshte e poshter, cinike nga grup idiotesh.

  27. LULJA says:

    Me mire vone se kurre bravo lela

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje