Për skuthët e Partisë Demokratike, që sot nuk bëzajnë!

5 Mars 2020, 09:16Politika TEMA

Nga Altin Ketro

Ditët e fundit në shtypin e shkruar është botuar dosja e plotë që zbërthen në detaje, hap pas hapi, çështjen e ashtuquajtur “Babale”, ku tashmë kemi edhe një ish-deputet të dënuar. Është nga ato çështje ku politika, më saktë Partia Demokratike, tregoi anën e vet më të poshtër.

Opozita ndërtoi një strategji kriminale duke luajtur me fete njerëzish. E nisi fillimish luftën ndaj ministrit Xhafaj duke i thënë se po bëhej pengesë që vëllai i tij, Agron Xhafaj, të ekstradohej drejt Italisë për të vuajtur një dënim të shumë viteve më parë. Akuza për pengesën ishte mashtrim, kurse kërkesa që ai të vuante dënimin, në aspektin e moralit politik ishte e drejtë.

Dhe, teksa Agroni, për të ruajtur figurën e të vëllait ministër u bë gati për të shkuar në Itali të vuante dënimin, Partia Demokratike publikoi një audio-përgjim ku e plekste Agron Xhafajn me një çështje trafiku droge.

Menjëherë PD-ja kaloi në ekstremin tjetër; nga kërkesë për t’u ekstraduar Agroni nga Shqipëria, në kërkesë që ai të qëndronte në Shqipëri. Duke qenë se PD-ja e dinte të vërtetën e atij inçizimi fals, ky ndryshim kursi tregon se asaj nuk i interesonte më Agroni “kriminel” me ministër që pengonte ekstradimin, po Agroni mish për top.

Agron Xhafaj nuk kishte asnjë detyrim të shkonte në Itali sa kohë që pala italiane nuk kishte shfaqur asnjë interes për të. Asnjë gjykatë shqiptare nuk mund të vendoste ekstradimin e tij, nëse pala italiane nuk sillte një kërkesë ekstradimi. E pra, Agron Xhafaj kishte gjithë të drejtën ta shlyente dënimin me parashkrim dhe do ta kishte arritur këtë nëse nuk do të ishte vëlla i Fatmir Xhafajt.

Sot ai po vuan fizikisht një dënim (dhe për këtë nuk kam ndonjë keqardhje) për hir të të vëllait. Por këtij të fundit iu ndërpre karriera qeveritare, jo pse kishte vëllanë të dënuar, por se ndaj atij u ngrit një akuzë politike për trafik droge. Fatmir Xhafaj dha dorëheqje që të mos i krijonte kosto politike partisë që i kishte besuar atij funksione të larta në ekzekutiv, ndonëse në ndërgjegje ai ishte i qetë se asgjë nuk ishte e vërtetë.

Sot, skuthët e Partisë Demokratike me Lulzim Bashën në krye, Salianji i dënuar, Gazbardhi i ekzaltuar dhe Alibeaj, bashkëjetues i asaj që padrejtësisht është gjykatëse kushtetuese, nuk bëzajnë më.

E pra, ishte kjo katërshe që shpalli botërisht nëpërmjet mediave përpara publikut zbulimin e një “skandali” qeveritar me protagonist vëllanë e ministrit të Brendshëm.

Provat e vërtetuara tashmë nga gjykata na treguan se nga kjo parti ka dalë edhe premtim-shpërblimi prej 200 mijë euro për atë montazh të shëmtuar. Dhe, askush prej atyre të katërve nuk mund të gjejë dot alibi se nuk dinte gjë se Babalja po gënjente.

Ne kemi një gazetar të betuar anti-Rama që pasi u njoh me atë material, refuzoi ta transmetojë. Nuk e bëri nga frika, por nga bindja e brendshme se ai material ishte i pabesueshëm. Gazetari Rakipi e kuptoi mashtrimin “Babale”, ndonëse nuk është jurist.

Kurse tre nga ajo katërshe e lartpërmendur janë juristë (ju rroftë diploma) dhe nuk erdhën as në lartësinë e gazetarit Rakipi…  Ups, se u ngatërrova…!

Kur janë pjesë e të njëjtit mekanizëm, kur janë duke komplotuar ndaj jetës së një njeriu të pafajshëm me qëllim implikimin e kundërshtarit të tyre politik, si mund t’ua vësh në dyshim se nuk e kuptuan, ndërkohë që ata ishin vetë skenaristë, aktorë, montazhierë dhe regjisorë bashkë?!

Sot Agron Xhafaj mund të ishte dënuar nëse fati nuk do e kishte ndihmuar. Ai ishte me shumë fat teksa komplotistët kundër tij nisën të dekonspirohen nëpër telefona si dhe neglizhuan vendndodhjen e Agron Xhafajt, ndërkohë që pretendonin se ishin duke biseduar me të. Ajo ditë fatlume plot udhëtime e Agronit, nuk do të ishte e tillë nëse ai do të ishte në lokalin e tij, çka do t’u jepte alibi komplotistëve që nëpërmjet qelizave telefonike të “vërtetonin“ se ishin duke biseduar fizikisht me Agronin.

Kur doli në skenë ky “skandal”, u çanë emisionet politike të mbrëmjes duke analizuar se si qeveria mbron “trafikantët”, bile, sipas tyre, ajo ua bënte autostradë rrugën me mbrojtje nga lart. Sot ato media televizive e kaluan në heshtje komplotin, asnjë reflektim, asnjë analizë.

Jo vetëm kaq, por vijojnë ta ftojnë në studio njërin prej autorëve të Babales, ndonëse i dënuar, për të na bërë moral për çështjet e ditës. Sigurisht, çështje e ditës është Besëlikja, halli i tij personal për t’i shpëtuar pasojave të reformës në drejtësi.

Kurse ai, Agron Xhafaj, prind, bashkëshort e vëlla, është në vitin e tretë të vuajtjes së dënimit vetëm sepse kishte të vëllanë ministër.

Në përmbyllje të këtij shkrimi mbi një çështje që u investova me shumë pasion për ta analizuar detaj më detaj qysh të nesërmen e publikimit të atij audio-përgjimi dhe për të cilën ndjehem krenar sepse u rreshtova në anën e së drejtës, absolutisht nuk mund të rri pa thënë se Lulzim Basha është një politikan i rrezikshëm, sepse edhe kur s’ka asgjë në dorë, u angazhua personalisht në një çështje të rreme që e dinte që ishte qepur trashë.

Kush e nënvlerëson këtë individ dhe ia amniston politikisht atë çka gatoi me ndërgjegje të plotë me çështjen “Babale” së bashku me bashkëpunëtorët e vetë, të mos ankohet nesër kur këta individë të ndërmarrin akte të cilat do mund të konkurojnë denjësisht me metodat e ish-Sigurimit të Shtetit, pse jo, edhe t’i tejkalojnë ato.

21 komente në “Për skuthët e Partisë Demokratike, që sot nuk bëzajnë!”

  1. Black Eagles says:

    Çështja Babale eshte filozofia e PD , keta jane njerez qe jane pëgëre dhe yshtur njekohesisht nga Sali Berisha dhe nuk mund te veprojne me ide e me programe , me fakte e alternatica por VETEM SHPIFJE AKIZA FYERJE ZENIE INSKENIME PERDHOSJE SHKATERRIM , PD E RE KA LINDUR. E VDEKUR, NQS SHWIPTARET NUK I NDESHKOJNE KETA DERIAA TI ELIMINOJNE AHERE DO U BIE MBI SUPE NJE MINISTER I DREJTESIS SI PABOLE SALIANJI , APO NJE MINISTER I BRENÇEM SI PAÇE KEMBE BALLIU I RI, REFLEKTIM.

  2. zana says:

    partia demokratike
    duhet te shpallet parti terroriste
    qe punon ne dem te interesavd te shqipetareve
    dhe pse vonohet burgosja e Saljanit kurv

  3. Dashamiresi says:

    Altin, mbase nuk te bie ne vesh dhe sy kjo fjala ime sepse komenti varet nga moderatori gazetes dhe une kam hidherim qe mendimin tim nuk e çfaq dot lirshem si shume te tjere qe komentojne ketu pa dogane dhe kulture e edukate qytetare, bile nga pese a gjashte here, por sikur te ishim perballe do te pyesja: kush duhet ta ndaloje kete stuhi kriminale se te gjithe flasim e asgje s’beht me Lulezimin, me Saliun, me Ilirin, me Ramen apo ata kelyshat e tjere te pd e lsi? Kush duhet ta ndale, kujt te ja kerkojme dhe ta veme me shpatulla per muri? Bota shume gjera te natyres se tille i ka rregulluar dhe s’bezajne dot keta , veç gazetareve qe shprehen. Pyetjen e bera, megjithese e di pergjigjen; duhet ti ndale prokuroria dhe gjykata. Dhe ketu duhet ta kerkojme deri lme gjak me keta njerez se kjo dreq jete na u be zeher me shume sot se dje. Te pakten dje e dinim se po te flisje kunder partise , kishte denimin deri ne pushkatim dhe ju ruajtem ne qe kishim pak mend e sot kenaqemi me ate qe kemi bere, po sot?! Prandaj, mendoj se penen duhet ta ngulim forte ketu tek prokuroret dhe gjykatesit, o te bejne detyre, ose te largohen si armiq tanet. Nje shembull: Adriatik Llalles i bien te gjitha akuzat dhe ngelet nje 60 mije euro qe paska kaluar kufirin oa “vize”. Pse akuze eshte kjo? Ai prokuror duhet “pushkatuar” nga media, publiku dhe duhet denuar me burg. Nuk flase per krimet e politikaneve nga 199à e deri me sot me njerez te thjeshte dhe me gjithe popullin qe ata prokurore e gjykates i kane prure kete dite zeze ketij populli; Le te vritesh nje, dreqi e more, per drejtesi; Dhe se fundi, pa fund, si ka mundesi qe te shkoshe ne gjirin e lalezit te duhet leje kalimi si ne kohen e Enver Hoxhes ne zonat e kufirit. Me çuditi nje video e Top Channel me duket qe ruhej vila e Sali Berishes me roje dhe sapo gazetaret filmonon, çfaqen dy njerez qe i ndalojne! Nje çudi ku jemi? Tani themi se ju gazetaret jeni pushtet, po kur jeni pushtet dhe ku? vetem per shtepite e mia te rrezuar dhe djegura, ndersa per vilat kriminale te politikaneve jo? Si nuk u muaren ne shqyrtim ata dy personat qe njihen publikisht tani nga televizioni, kush jane çfare pune bejen ,çfare autorizimi kane qe ndalojne gazetaret te territorin e Republikes “Popullore Socialiste” te Shqiperise?! Keto neglixhenca tregojne se nuk jemi ne pozicionin e duhur dhe pyetja e pare perseritet dhe ne fund; ç’duhet te bejme dhe kush duhet ta beje? Se dhe neser po keshtu do ankohemi per Lulezimin e nuk ishin budallenj ata qe kriminelet i varnin ne litar !

    1. Drejtesia, shteti pa tjeter qe duhet te veproje ne keto raste, per t’u mbyllur rrugen ketyre skuthave, qe pa aftesine e tyre mundohen t’a kompesojne me lloj lloj marifetesh per te siguruar kariere politike qofte dhe duke u shkaktuar fatkeqesi tetjereve !
      Pamvarsisht se drejtesia deri tani nuk e ka bere kete pune , bile rrugen ja u ka bere autostrade ketyre TIPAVE , eshte nje drejtesi tjeter , me e drejte dhe me e repte se kjo drejtesi qe mer rogen , eshte drejtesia e popullit qe ju ka dhene denimin e merituar .
      Nuk e shikoni , ku e si jane katandisur ?!!!!

  4. Eri says:

    Pd eshte produkt i agjentures se vjeter serbe Alia-Berisha.Keto jane gjera qe priten nga kjo bamde kriminale.

  5. Turp për të djathtët . says:

    Do të mbeten përsëri në opozit. I neverisim plehrat !

  6. Lani says:

    Dhe Salianji mund te jete neser minister ne nje qeveri te PD-se! Dhe fajin e kane te tjeret dhe nuk e kane anetaret e PD-se dhe zgjedhesit e PD-se e ata qe u shkojne nga prapa si qente e liqenit artificial u shkojne njerezve per ndonje gje per te ngrene!

  7. xhoxhi says:

    Që nga viti 1990 fillova të mbaj një ditar politik të thjeshtë sipas mendjes time ashtu si i gjykoja unë ngjarjet që nga ai vit.Partinë demokratike e kam quajtur parti fashiste që ska asgjë demokratike.Gjithë vitet ka qënë kukëll dhe hajdute u lidh me njerzit më të rrezikshëm burgaxhinj hajdutë e kriminele nuk fitoi asnjëherë zgjedhje vetëm me marifetet e plakur të ndyrë Berisha e kompani dhe sot siç e shikoni del vërtet parti fashiste por nuk u bë sot por ishte, por drejtësia e plepave dhe hajdutëve nuk guxonin të vendosnin drejtësinë..Nuk di çtë them por Spaku duhet të arestojë Bashën sepse ai është ideatori.Nuk e kuptoj policia arreston një fukara që del e shet vezët apo prodhimet e tija që i ka nxjerë me djersë të tjerët bëjnë hesap 200 mijë euro për të montuar maskarallëqet e tyre…Turp për Spakun që ska për tu bërë kurë Spak.Deklaroi ish ministëri Xhafa atëherë pse nuk e thëret të vërtetojë ato që thotë ?Çfarë pret nuk e di.Këtë drejtësi të tillë nuk e kuptoj.Në burg janë ata që vjedhin xhepat ndërsa ata që vrasin e presin na mësojnë si duhet të jetojmë..

  8. Timi says:

    Turp i madh! Gjyjata duhet ti denoje te kater krimineket e permendur ne artikullm Me burg dhe perjashtim nga politika e nga zyrat e shtetit. Gjykata duhet te detyroje oartine babaleberishe te jerkoje falje para publikut dhe te deryroje gjithe studiot tekevizive dhe anal-istet te kerkojnr fslje para publikut dhe te pergenjeshtrojne anal-izat e tyre te ndyra. Kjo do te ishte drejtesia. Duhet te perjashtohen bga puna e shtetit te implikuarit prokurore, shikas etj. Gjykatesit qe dhabe nje denim qesharak per miun Salianji nuk duhet te kene me vend ne gjykatat shqiptare.

  9. 0101 says:

    Me siguri absolute selia e PD (SHQUP) eshte shendrriuar ne nje strofull hienash qe me aparatura speciale pergjojne, montojne dhe sulmojne kundershtaret politik. Jam0201 deshmitare i gjalle qe punonjes te SHIU-ut (sot AISM), kane punuat per ne kohe te gjate ne keto aparatura.

  10. Franci says:

    Qe Lulzim Basha eshte politikan i rrezikshem mjaftojne vete 2 aresye themelore:
    Se pari llogjikisht eshte i rrezikshem pasi u perzgjodh nga Berisha i cili di cilin zgjedh zevendesues.
    Se dyti qe ka dhene prova qe eshte i rrezikshem kur ishte minister transporti ( vodhi 250 milion euro), kur ishte minister i jashtem ( shiti grekeve detin) dhe kur ishte minister i brendshem vrau 4 protesues ne bulevard.
    Çdo qytetar i ndershem i ketij vendi e nxjerr vete konkluzionin.

  11. jani says:

    Nuk eshte ndonje burre i mire xhafa. Nese sot flasim per veting gjyqtaresh dhe policesh dhe nje nder pikat jane kontaktet e papershtatshme atehere cfar mut morali kishte ministri i brendshem me vella trafikant dhe jo vetem trafikant por bente gjithe organiken e ministrise se brendeshme dhe drejtorive te tjera. Minimalisht xhafa nuk duhet ta kishte pranuar por komunisti i vjeter nuk heq dore kollajo

  12. Lanabregesi says:

    Mos kini asnje iluzion, Basha, Saliani, Alibeu, Babalja, ai Tuci i shikut etj jane marioneta te Saliut, dhe gjithe kjo poshtersi eshte skenar i tij.

  13. Diktat says:

    Ky skandal i pd nuk duhet lēnē nē harresē por duhet çuar nē ambasda , be , dhe nē bundestag, qē aq shumē pd e përdorē si leckē pēr tē fshirē duart e pista ! Le të ndērkombētarizohet ky skandal qē bota tē mēsojē se çfarē opozite kemi ! Kurse vetë xhafa nuk duhet të mjaftohet duke e lēnē çêshtjen në dorē tē gjyqētarve tê likes e salushit por le ta çojē nē gjykatat ndērkombëtate, qē ti “matet” koka mirē pederastit të pd!. Mos harroni ! Dërgojani për botim edhe gazetarit tē gazetês “bild”!.

  14. USA says:

    Mire kete TUCIN e morem vesht qe eshte berishist,po kryetari i tanishem i shikut shefi e ketij tucmakut a eshte berishst,shkurt a ka lidhje me babale PD-en?!

  15. altin says:

    Skane turp. Po vuan denimit kotesisht nje i denuar padrejtesisht nga gjykatat e korruptuara italiane. I rafte Vettingu sa me pare dhe atyre….

  16. fariu says:

    KETA JANE SKUTHAT ?
    Por a e dini çfar do te thote SKUTH ?
    ”SKUTH”,..sipas fjalorit te gjuhes shqipe, do te thote:….”Ai qe i fsheh veprimet e qellimet e veta dhe qe paraqitet ndryshe nga çeshte ne te vertete, thengjilli i mbuluar, tinzar”.

  17. Jasmina says:

    Vertet njerezit po meren me çilin, se si ka mundesi qe çili te jete implikuar. Harrojne se çila te vertete jane Salijani ku premtonte qindra mijera euro, dhe pse eshte i denuar del neper studio dhe jep leksione morali bashke me xhuljeten sikur ne moralin e tyre, nuk ka ndodhur asgje. Normale te mos kuptosh kur karakteri eshte i tille. Studio fevziote perse hesht, beri emisione si filmat turke me mark marka per te ngritur salijana. Ky eshte standarti i anal isteve tane, te shitur e te blere, te sakatosur ne moral, shesin moral te injektuar me hormone destabiliteti dhe neverie per kete popull. Mbushur me plera ku ç’do dit, trashin qafen me taksat tona. Haram deri ne debulesat e tyre.

  18. Samiu says:

    Ore zoti Ketro, i ke trutë në vënd ti apo jo? Pse, Agron Xhafaj po vuan në burg për hatër të vëllait, siç shkruan ti? Domethënë sipas teje, i vëllai, Fatmiri, e detyroj atë të merrej me drogë dhe të dënohej? Apo fajtor qënka ky që pranoi të bëhej ministër dhe nuk mori për bazë se do sulmohej politikisht nga kundërshtarët për këtë fakt? Domethënë, sipas teje, shejtani flinte dhe Fatmiri, duke u bërë ministër, vajti e zgjoi! Të bukur llogjikë! Po çke or i uruari i perëndisë, që “nuk i vë thëmbrën bythës” dhe të merresh me gjëra që të takojnë, por shkon dhe ngatërrohesh nëpër gjirize halesh? Dukeshe burrë me mënd por qënke thjesht një shërbëtor, koqe gomari.

  19. Shinjestra says:

    Pd-ke eshte parti fashiste dhe si e till duhet te dal jashte ligjit.

  20. Drini says:

    Nje bravo te madhe Altin.Ja pse profesionistet dallohen kur shkruajne. Kane llogjiken brenda kane te verteten ne anen e tyre

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje