Balla: Meta lobon kundër hapjes së negociatave! Çfarë na thanë 4 krerët e diplomacive

5 Mars 2020, 11:19Politika TEMA

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, foli për takimet e ministrave të Jashtëm të Polonisë, Letonisë, Lituanisë dhe Estonisë me krerët e politikës shqiptare.

Nga foltorja e Kuvendit, Balla tha se është takuar me diplomatët menjëherë pasi ata kishin mbaruar takimin me Presidentin Ilir Meta, duke shtuar se ky i fundit iu kishte folur, sikur të ishte Presidenti i një vendi kundërshtar me Shqipërinë.

Balla tha se në takimin e tij me ministrat e huaj ishin edhe përfaqësuesit e opozitës parlamentare, që sipas tij, ishin ndjerë të trishtuar për qasjen e Presidentit, i cili kishte hedhur vrer mbi Shqipërinë.

Më tej, numri dy i PS foli për Reformën në Drejtësi, integrimin e Shqipërisë në BE dhe rolin e rëndësishëm që luan Këshilli Kombëtar i Integrimit në rrugën evropiane të vendit tonë.

“Shpreh se kur bie fjala për rrugën evropiane të Shqipërisë ne duhet të jemi gjithmonë së bashku. Edhe Këshilli Kombëtar i Integrimit, nën drejtimin e opozitës, ka reflektuar këtë qasje pro-integruese. Bashkë me kolegët e opozitës parlamentare jemi ndjerë të trishtuar nga qasja që presidenti një orë para takimit me ne kishte pasur me katër krerët e diplomacive.

A thua kishin takuar presidentin e një vendi kundërshtar me Shqipërinë. Një president që kishte hedhur vrer mbi Shqipërinë. Unë e kuptoj strategjinë politike të gjithkujt, por duhet të kemi qasje që shpreh dashuri për vendin tonë. Si me lloj-lloj letrash drejtuar presidentë apo kryeministra të vendeve të BE, Ilir Meta bashkë me ndonjë faktor tjetër të opozitës, e më vjen keq si përfundoi PD të jetë shtojcë e Metës, ka një përpjekje për të dëmtuar vlerësimin që dha KE të hënën dhe që ne mezi presim që më 26-27-28 mars të marrim një lajm pozitiv.

Jam anëtari më i vjetër i Komisionit të Integrimit, prej 15 vitesh, dhe dua të shpreh vlerësimin që pas shumë kohës Këshilli Kombëtar për Integrimin ka një agjendë intensive, ku iu është dhënë mundësia të gjithë faktorëve për të qenë pjesë komplementare. Në cilësinë e nënkryetarit të këtij këshilli, vlerësoj se ky raport vjen në një moment të rëndësishëm të progresit evropian, pasi të hënën KE publikoi raportin e azhornuar për Shqipërinë, ku kërkohet çelja e negociatave të Shqipërisë me BE.

Reforma në Drejtësi vazhdon të mbetet prioritet. Këshilli i Integrimit Evropian duhet të kuptohet nga të gjithë, është institucioni më i lartë, ku të gjithë duhet të vijnë e të raportojnë sa i përket detyrave të shtëpisë. Do kisha dëshirë, që bashkë me Rudina Hajdarin, të vijonim punën intensive. Hajdari është një drejtuese e opozitës që di të ndajë interesin kombëtar nga interesi i vogël partiak. Bashkëpunimi me opozitën parlamentare për çështje të rëndësishme të rrugës evropiane është i rëndësishëm”, tha Balla.

6 komente në “Balla: Meta lobon kundër hapjes së negociatave! Çfarë na thanë 4 krerët e diplomacive”

  1. Kalec Dega says:

    Ti e di me mire arsyen perse nuk jane hapur deri me sot, ka te beje me Tojoten Jaris mes te tjerave. Si Meta si Taulanti, nuk jane te interesuar qe Shqiperia te jete si Evropa, dihet perse, apo jo?

    1. Ilir says:

      Sa trishtim te shohesh keta njerez te mbrapshte, katundare te trashe, plot helm per Shqiperine tone, per te miren e femijeve tane! Arrin presidenti te behet ARMIK i ecjes perpara te vendit te vet!!! PERSE… apo se femijet e vet i ka ne Londer, dhe tanet duhet te zvarriten gjithe jeten, e ti servilosen Lsi e monikes per nje kafshate?! Ky eshte vizioni I tyre per te ardhmen e Shqiperise?! E duan VETEM PER VETE kete vend? Femijet e saliut e dhendri gjithashtu. Katundare-Katilare thote nje shprehje e vjeter… Pikerisht kjo ndodhi me Shqiperine tone per sa kohe ju la ne dore katundareve… pa vizion dhe vetem per vete.

  2. fabi says:

    Normale! Sa me teper t’i afrohet Shqiperia BE-se, aq me fuqishem degjohet tringellima e prangave per klanin e vicidolit!

  3. Koba says:

    Po çfare Prisni? Pershpejtoni Shkarkimin e ketij Delenxhiu dhe rraseni MRENA e Konfiskoni te gjithe Pasurine ilegjitime.

  4. Franci says:

    Ky delenxhi e antishqiptar, ky hajdut e vrases qe sebashku dhe me disa mbeshtetes mediatike si p.sh.ai me pseudonimin KALEC DEGA duhen dorezuar drejtesise si elemente qe frenojne zhvillimin e ketij vendi.

  5. Milan says:

    Ne fakt,ca prismi akoma apo do shkoni prepara gjith kohen keshtu sikur nuk i dim kush jane.Boll me u lodhem duke degjuar e ridegjuar bemat e tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje