Mbështetja për Gjonajn, Meta sulmon ambasadoren e SHBA: Po rreshtohet krah falsifikatorëve, jam unë ai që po bëj ç'është e mundur për të bërë drejtësi

5 Mars 2020, 12:46Politika TEMA

Gjatë konferencës së përbashkët të presidentit të Republikës dhe homologut të tij bullgar, Radev, Ilir Meta ka sulmuar ambasadoren e SHBA Yuri Kim.

Teksa u pyet sa i takon kallëzimit të tij në SPAK ndaj ministres Gjonaj, si dhe takimit të ministres ditën e djeshme me ambasadoren Yuri Kim; ku kjo e fundit i tha Gjonajt të vijonte me të njëjtin kurs reformën në drejtësi, Meta tha se diplomatja e lartë po rreshtohet krah falsifikatorëve.

“Që ministrja vazhdon të jetë krenare dhe vazhdon t’i mbajë leksione prokurorisë, kur s’ka kompentencë, kjo është një çështje e saj.

Nuk ndaloj askënd të rreshtohet në krahun e grupit falsifikator, kushdo qoftë brenda dhe jashtë vendit.

Unë si president i Republikës, kam bërë çdo gjë që reforma në drejtësi të bazohet ashtu siç është në Kushtetutën e Shqipërisë.

Se kush e ka minuar, kush ka përkrahur direkt apo tinëzisht miratimin e ligjeve antikushtetues, si në rastin e prokurorit që u zgjodh me 69 vota, kush ka bllokuar komitetin e emërimeve në drejtësi për 3 vite, kjo është çështje tjetër dhe na ka dëmtuar shumë, por edhe se kush përpiqet të mbështesë këtë akt që unë me anë të fakteve dhe argumenteve të mia e kam cilësuar si përpjekjen finale për grusht shteti, të gjithë po e shohin shumë drejt.

Jam krenar që kam qene dhe mbetem gjithmonë në mbështetje të kushtetutës së popullit tim, të votuar me 140 vota, edhe me bekimin e Komisionit të Venecias., SHBA-s1%, BE-së. kam bërë detyrën time në raport me qeverinë, edhe me opozitën , që mos u ikë përgjegjësive të saj.

Edhe me partnerët ndërkombëtarë, dhe këto janë marrëdhënie të dokumentura, kam respektin më të madh për partnerët tanë ndërkombëtarë, për atë që kemi bërë se bashku.

Më vjen keq për të gjithë ata që s’kanë kontribuar me respekt të Kushtetutës së Shqipërisë. Unë nuk mund të them diçka më shumë, por nuk ka asnjë vend në Evrope që të ketë qëndruar edhe një minutë të vetme pa Gjykatë të Lartë apo Kushtetuese”, tha Meta. (TemA)

10 komente në “Mbështetja për Gjonajn, Meta sulmon ambasadoren e SHBA: Po rreshtohet krah falsifikatorëve, jam unë ai që po bëj ç’është e mundur për të bërë drejtësi”

  1. likefloriri says:

    Ah more “presidnet” kur do ta mbyllesh ate goje? Po si ka mundesi qe ti qe nuk ke lene gje pa i bere ketij populli, tani del gjoja po e mbron ate dhe kushtetuten. Po kush do te besoje? Ti ne dash ulu ne gjunje e dash shtrihu edhe barkas, ti je nje hajdut e krimel i certifikuar, gje per te cilen mendoj se nuk eshte nevoja te shkruaj me shume.

    1. Olsi says:

      Ti o Like Muti nuk ke popull ti ke nji familje shemtaraqesh qe jetojne si parazite.Ajo eshte e vetmja gje qe ke se dhe pasurine e ke te vjedhme nuk asht e jotja.

    2. Olsi says:

      Ti o Like Muti nuk ke popull ti ke nji familje shemtaraqesh qe rrojne si parazite.Ajo eshte e vetmja gje qe ke se dhe pasurine e ke te vjedhme nuk asht e jotja.

  2. Besnik says:

    Lere drejesine ti zoteri, firmos ligjin me daten 15 mars!

  3. Koba says:

    Akoma nuk e ke marre vesh se i ke Oret e Numruara O Hajdut po dhe Debil

  4. Populli says:

    Bastard…..burgu eshte pak cna ke bere 30 vjet…vafshi ne ferr me gjithe soj

  5. is says:

    Dhe në vazhdim të asaj që thotë Besniku….. shporru një orë e më parë! Trupeshk e i palyrë!

  6. Zigur Qarri says:

    DY SHQIPTARE TE NDERSHEM KA KJO BOTE METEN DHE RAMBUSHIN NJERI ME KARE SE TJETRI GRATE KURVA HAJDUT FSHATARE INJORANT TE POSHTER NJERI DO PERFUNDOJE NE HAGE E TJETRI NE REC TE SHKODRES KORESPONDENCEN DO TA KENE ME LETRA

  7. american16al says:

    Cudi deri ne cmenduri, kryegshatari kryehajdut kryedallkauk i bene karshillik USA dhe kerkon te mbroje drejtesine dhe popullin shqipetare..????!!!!!!
    Ky paskara ordiner pa kulture dhe edukate duhet te japi llogari perpara popullit dhe t’i sekuestrohen te gjitha pasurite e pajustifikueshme se bashku me djallin Berisha.

  8. Skenderbeu says:

    Ashtu si i ndertove ti bashke me shefin tend,organet e drejtesise dhe perfaqesusit e saj,sikur reforma te mos kish filluar,qe ju bete cmos qe te mos fillonte,sot ne trupen e gjygjesorit,nuk do gjeje asnje qe te plotsonte kriteret,se ju per interesat tuaja,per te mbrojtur bythen tuaj,emruat ne funksione drejtuse njerezit me te afert qe kishit,te cilet ishin te detyruar te benin cfare kerkonit ju,te mbulonit krimet tuaja dhe duke mbuluar krimet tuaja,arritet qe te kriminalizoni dhe nje pjese te mire te tyre,gje e cila del qarte dhe procesi i vetingut.Ju analizoni votimin e Prokurores se perkohshme,qe simbas jush u votua me 69 vota dhe asnjehere dhe asnjeri,nuk mori mundimin te argumentonte,se si ka mundesi,qe mazhoranca,me te pakten 79 vota te deklaruara,nuk votoi,ky eshte tyrpi juaj dhe ajo seance tregoi friken tuaj per te sabotuar votimin.Ti,si heroi i kombit,na mburresh se arrite qe te votosh ndryshimet kushtetuse,me 140 vota,po turp a keni,ju u detyruat,kur e pate qe mazhoranca per votimin u plotesua dhe me deputet tuaj e te p.d dhe athere kur e pate qe situata ju doli jashte kontrrollit,pa pike turpi,te gjithe si delet ,u vute ne rrjesht dhe me dore lart,e koke poshte votuat,pa dhene asnje opsion kundra dhe pa votur asnje kundra.Kjo eshte hipokrizija juaj,ky eshte karakteri juaj.Po tani ka ardh koha qe vota qe ju dhate pa dashjen tuaj,t’ju kthehet ne ankthin tuaj dhe c’do le vizje qe ju beni sot,ne emer te kushtetutes,sovranitetit,patriotizmit,burrerise(te leshit),trimerise e perralla te tjera,e beni vetem nga frika,se erdhi koha qe t’ju mund zullumi,ju sheikeve pa breke,qe s’late gje pa vjedhur e krim pa bere dhe mos permendni popullin,se po u cua ai populli i 21 janarit,do ju fshije nga faqja e dheut

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje