Një jetë në ekran, ‘shpërthen’ Ketrin Gjoca: Drejtuesit e rinj më hoqën nga puna, ky s’është televizion

7 Mars 2020, 14:50Lifestyle TEMA
Një jetë në ekran, ‘shpërthen’ Ketrin Gjoca:

Ketrin Gjoça është një ndër figurat më të dashura në radhët e preznatuesve sidomos për fëmijët. Njëra prej ikonave të televizionit shqiptar, Gjoça ka qenë e njohur për të gjithë si “Teta Keti” e famshme e emisioneve për fëmijë.

Në një intervistë të dhënë së fundmi për emisionin Rreze Dielli në “Report Tv”, prezantuesja ka folur edhe për një episod aspak të këndshëm të largimit të saj nga ekrani pas 3 dekadash.

Gjatë  intervistës në studio, Ketrin përmendi faktin se figurat e vjetra të ekranit janë eleminuar, për t’u zëvendësuar me ato të rejat. E revoltuar mënyrën e si e eklipsuan nga ekrani, Ketrin shprehet se nuk i mungojnë idetë, megjithatë askush nuk i ka dhënë mundësinë që ajo të bëjë diçka në ekran.

“Në televizionet italiane, ata persona që kanë një eksperiencë, i mbajnë, i ruajnë. Figurat janë figura. Nuk e di pse drejtuesit tanë të televizionit vijnë në televizion, në atë institucion publik dhe mendojnë se duke hequr figurat e ekranit që kanë gjetur atje, figura të konsoliduara, do krijojnë një televizion të ri. Në emër të të bërit televizion të ri, heqin figura të rëndësishme. Nuk është ky televizioni!

Kam disa programe në mendje, ndaj më vjen keq që nuk jam në ekran. Mungojnë programe për fëmijë. Nuk po them si në atë kohë, ama të lutem shumë, nëse dikush thotë po Keti ‘ti nuk erdhe të sjellësh një ide’, nuk vuajmë për ide. Dikush duhet të më thërrasë të më ngarkojë diçka.

Sapo erdhën drejtuesit e ri, më hoqën programin me të cilën isha në transmetim. Unë isha me një program në transmetim, aneksim në mënyrë jo elegante. Është hera e parë që e them këtë gjë, por do ta thoja edhe sikur mos të pretendoja të dilja në ekran.”- është shprehur prezantuesja.

12 komente në “Një jetë në ekran, ‘shpërthen’ Ketrin Gjoca: Drejtuesit e rinj më hoqën nga puna, ky s’është televizion”

  1. Hana says:

    Ketrin Gjoçaj eshte ikone e RTV shqiptar. Jane ca figura si Keti, me te cilat ti identifikon kete institucion. Nuk e di, morivet, por Maqo Gellçit do i thoja me Ketin e ke shkelur. Eshte e kendshme, e bute, e komunikueshme me audiencen. Ktheje mbraoash vendimin z.drejtor i RTSH-se, se mbi ikonat nuk shkelet.

  2. Shqiptari says:

    Ketrin ka tē drejtë dhe ështē tejet e trishtueshme tē shikosh TVSH-në,tashmē një strehë e një marrëzie të pakuptimtē,me një përzierie e njerêzve klientelistê,amatorë të rrugës,gazetarë të niveleve banale që flasin anglisht dhe moderatorë,duke filluar nga bashkëpunëtoru tē digurimit të shtetit,deri te idiote dhe idiotë që marrin njē pagē nē TVSH.Ndonëse u përdor nga diktatura si mjet pēr propogandë,nga ky tetlevizion(maternitet) dolēn gazetarë,kronistë,moderatorë,regjzorë,montazhierë,grafistë,fonistë,grimierë,ndriçues,kameramanë,skenografë,drejtorë, folës dhe specialistë të fonisê,zërit,garderopës dhe tedaktorë profesionistë.Por për fat të keq,për 30 vite,ky televizion u shëndrrua në një organizatë bamirësie,në njē ndêrmarrjr e tipit enverist,një mikrofin mediokër,strehë njerêzish të paaftë partiakê,ku nga mikrofonët e saj lehin njerēz interesaxhinjë qe e bejnë kêtë TV shumë ordiner,larg TV-ve private,me shumē,shumē,shumē mē pak njerëz,para,mjete,hapësira dhe para.Pēr këtë TV,paguajnë qindêra,mijêra familje shqiptare,merren fonde nga shteti,dhe hanë militantë,familiarê,barku i shên Mërisë,injorantë,të rinjē pa identitet,pa lidhje,të shkrehur,Tërë ajo armatë njerëzish,fondesh dhe infrastukture,prodhojnë programe tejet bajate,ka sigla,po nuk ofrojnē sinjal,bejnē prodhime që jznë tejet të dobta,artistikisht,profesionslisht,dhe nuk i ndjek njeri. Vini re si flitet në TV-nê kombëtare:Moderatorë,folës,derejtues emisionesh,folës nē programe,analiza,lajme,kronika,flasin me dialekt,shkelin stabdartin.PSH:Ju i thoni Buxhetit-Bugjet,Çytet,Xhykatë,Gjakonda,çershi,Kyçit-Kyq,Çardakut/qardak.Te ju dêgjon:Allah-Allah,marshallah,shyqyr,marzallah.Folësit tuaj kanë nivel tejet të ulët gjuhêsor,me një leksik të varfêr të mbudhur me fjalē të huaja,me një zhargon bajat dhe me ndêrtime sintaksore jo korrekte. Nga ana administrative,ky TV nuk ka arritur të ndêrtohey sipas modelit të TV- ve private,shumë herë më përpara se TVSH,Njerêzit që drejtojnë këtë TV,janë tejet anakronikë,pa ide,pa vizion dhe tejet jashtë kohe,.Po shikoni ,more derdimenë,TV- të publike në vendet fqinjê,jo ato Italiane,po ato Ballkanase,dhe shikoni sa vjetë dritê larg jeni, Or,medioker,po TV-nê e bêjnë njerêzit,ikonat,profedionistët,ustsllarët,por dhe të rinjtë e talentuar që sot janë me shumicë.Por juve,u ka ngelur ora larg,jeni miopē dhe tê paaftë,interesaxhinjë,pë flani ikonat,simbolet dhe të aftët,dhe udhqeni taborrin e njerêzve injorantë,nepotikë,partiakē dhe idiotë.Janē ende disa ikona,super talente,makineri pune,që ju mbajnë akoma në këmbë,dhe dhëntë zoti nuk i flakni në rrugë,se atêherë nuk do u mbetet gjë më,vetëm të fikni sinjalin.

  3. lesh e li says:

    Njerez te tille TV mind t’i perdor ne pozicione te ndryshime, Jo vetem te drejtojne nje emision. Po drejtusit e ketij vendi kane fuqi me teper se c’u duhet dhe aftesi me pak se c’u nevoitet.

  4. llafe pazari says:

    Kam dëgjuar që kjo zonjë është lesbike. Nëse e kanë hequr për këtë arsye, shumë gabim.

  5. Prezantues Modern i Hale-TV-se says:

    Keti o flori.
    Sot ato qe te kane zene ty vendin jane aty ku ishe ti dikur per shalet e zbuluara dhe gjokset me silikon.
    Se per te tjera pune kane tallash ne koke dhe jo tru siç kishte gjenerata se ciles ti i perket.
    “Ta bejme Shqiperine si Europa”, hahahahaha.
    E beme qe ja lojtem fene, bile ia kaluam dhe Europes!!!!!

  6. Ceke says:

    Llafe pazari, shiko njehere ato kurvat e familjes tende.

    1. lart e poshtë pazarit says:

      Ceketine, nuk ta shava teta Ketrin. Thjesht po them qe asaj te mos i hyjme ne hak, por ty HYJME asaj dhe ty ndryshe…

  7. Titi says:

    ME KETE MEKANIKUN E ZERIT TE POPULLIT THOMA GELLÇIN ME KEQ SE NE TE SEMES DO SHKOJ RTSH. SHIFENI CFARE LLUPSI ESHTE KY IDIOT QE EDVIN RAMA E VENDOSI NE KRYE TE RTSH PER TA KTHYER NE ZE TE POPULLIT DIKE NDRYSHU EDHE LIGJIN. SKENI PA GJO AKOMA JU. PARE TE MODHE PO QIT BASHKE ME ATE QE I MBAHET GOJA MARTIN LEKA. BOJ ÇUDI PSE HESHT KLSH QE KA KONSTATU SHUME ABUZIME NE KONTROLLET FINANCIAR QE KA BO NE RTSH.

  8. Titi says:

    ME KETE MEKANIKUN E ZERIT TE POPULLIT THOMA GELLÇIN ME KEQ SE NE TE SEMES DO SHKOJ RTSH. SHIFENI CFARE LLUPSI ESHTE KY IDIOT QE EDVIN RAMA E VENDOSI NE KRYE TE RTSH PER TA KTHYER NE ZE TE POPULLIT DUKE NDRYSHU EDHE LIGJIN. SKENI PA GJO AKOMA JU. PARE TE MODHE PO QIT BASHKE ME ATE QE I MBAHET GOJA MARTIN LEKA. BOJ ÇUDI PSE HESHT KLSH QE KA KONSTATU SHUME ABUZIME NE KONTROLLET FINANCIAR QE KA BO NE RTSH.

  9. Konti Sbalta says:

    Reforme nuk ka vetem ne drejtesi ;Reformohet e tere jeta e vendit:pastaj ka kaq shume TV,sa ju “te vjeterir”me pervoje pune ,jeni nder me te preferuarit.Sa per ty moj Ketrin kujdeset akoma babai ,ai mund ta siguroje nji vend atje ku eshte apo ka qene edhe vete!

  10. Dee says:

    Televizioni shqiptar me ” gazetare ” si enkel demi, preç zogaj dhe disa te tjere qe shkruhen
    me germa te vogla, eshte bere si televizion
    lagjeje.

  11. Viola Shehi says:

    E verteta eshte para kater vjetesh kur kjo Keti ishte ne ekran, tvsh ishte goxha mire. Asnjeri nuk e hapte dhe kishin filluar ta harronin qe ekzistonte. Por ja qe hoqen ketin nga ekrani . Sot nuk kemi Ketin ne ekran por kemi TVSh. Jo aq mire sa do ta donim por te pakten eshte dhe njerezit kane filluar ta shohin. Keshtu qe ekuacioni eshte i thjeshte: me ketin dhe pa TVSH ose pa Ketin dhe me TVSH

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje