VIDEO: Plas grushti mes grave për... letra higjienike

7 Mars 2020, 14:01Lifestyle TEMA

Tre gra janë filmuar në një përleshje me grushta në një supermarket, e gjitha kjo për disa letra higjienike.

Një përleshje tepër “e çuditshme” mësohet të ketë ndodhur në një prej supermarketeve në Chullora, Sidnei. Ulërima dëgjoheshin, ndërsa treshja përlesheshin me njëra tjetrën, në një incident i cili dukej sikur buronte nga një nënë dhe e bija e saj, të cilat po grumbullonin letra higjienike.

Lufta filloi kur një grua e tretë u përpoq të merrte një nga paketat e “çmuara” nga karroca, duke ndezur “betejën”.

E gjitha kjo vjen pasi dhjetëra mijëra australianë janë të detyruar të izolohen për shkak të frikës së koronavirusit, duke bërë që familjet e panikosura të blejnë ushqime dhe sende të domosdoshme.

1 komente në “VIDEO: Plas grushti mes grave për… letra higjienike”

  1. Plaku says:

    Imagjinoni se ç’bëhet në se mund të ishte krizë bukë……….. dhe kjo krizë bëhet e tillë sepse njerëzit tashmë janë deformuar ,janë krijuar mutacione si edhe me viruset ,kujtoni se edhe tek ne ka patur periudha të vështira kriza bukë gjat luftrave apo nga thatësira ,edhe nga gjendjet gripale ,gripi spanjoll.gripi i Hong Kongut etj etj
    Krizën e bukës dhe gripin e Honkongut unë i kam përjetuar ashpërsisht dhe jo pak ,për bukën kemi vuajtur deri dy vite ,kishte edhe atëherë familje që nuk përfshiheshin në krizë sepse kishin lek dhe në vend të bukës hanin makarona ndërsa në mblidheshim 7 persona pranë një tepsi me topa rrepicash ,gripi i honkongut tek unë mbaj mend se zgjati mbi 1 muaj pothuajse pa asnjë medikament ,ashtu si erdhi vetë ashtu u largua ,karakteristike e tij ishte një kollë e tejzgjatur e shoqëruar me një sekrecion gjat një periudhë prej më shumë se një muaj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje