Dyqanet në Mbretërinë e Bashkuar kanë filluar të dezinfektojnë klientët në mesin e frikës së koronavirusit.
Pamje filmike që po bëjnë xhiron e rrjetit tregojnë sesi mbi njerëzit lëshohet spraj përpara se të hyjnë në dyqanet Costco, ku një anëtar i stafit i shpërndan pastrues për duart.
Filmimet tregojnë se askush nuk ankohet për atë që po ndodh, dhe të gjithë presin të bindur në radhë.
Kjo në mesin e panikut që ka përfshirë edhe britanikët, të cilët vërshuan të blejnë produkte dezinfektimi e detergjentë, megjithëse qeveria ka bërë vazhdimisht thirrje që të mos blihen produkte me shumicë, sepse nuk është e nevojshme.