Fotografitë origjinale të para 70 viteve ku shfaqet Marilyn Monroe duke xhiruar filmin e saj të famshëm “Niagara” janë nxjerrë në shitje.
Bëhet fjalë për 198 fotografi, kur aktorja e madhe amerikane ishte vetëm 26 vjeç.
Ato janë realizuar nga fotografi kanadez Jock Carroll dhe kanë mbetur pronë e familjes së tij prej asaj kohe.
Tani, djali i tij Angus i ka nxjerrë në ankand bashkë me të drejtat e pronësisë për një shifër që ekspertët mendojnë se do të kalojë 51 mijë dollarët.