NASA ka bërë së fundmi me dije se një asteroid i madh sa mali Everest do të kalojë shumë pranë Tokës më 29 prill.
Agjencia Amerikane e Aeronautikës dhe Hapësirës e konsideron këtë ngjarje me rrezikshmëri të mundshme pasi asteroidi do të kalojë shumë pranë orbitës tokësore, por nuk do të përplaset me të.
Sipas shkencëtarëve asteroid 52768 do të kalojë rreth 6 milionë kilometra pranë Tokës me një shpejtësi 8.7 km/sec.
Asterodi 52768 u zbulua për herë të parë në vitin 1998 dhe mendohet të ketë një madhësi që arrin nga 1.7 km në 4 km.
Ai nuk futet tek ato lloj objektesh hapësinore që mund të krijojnë impakt me efekt shkatërrues. Astronomët vlerësojnë se ka një mundësi në 50 mijë që një asteroid të godasë Tokën në harkun kohor të 100 viteve.