Tashmë është edhe zyrtare. Gjon Muharremi do të përfaqësojë Zvicrën në festivalin e muzikës evropiane, Eurovizion 2020.
Lajmi është zyrtarizuar nga faqja e Eurovizionit në rrjetet sociale. Këtë vit ky festival do të mbahet në Holandë.
Kënga titullohet “Repondez-moi” (Përgjigjmu mua) dhe interpretuesi është Gjon’s Tears.
Vlen të theksohet se Gjon’s Tears është emri skenik i Gjon Muharremit. Ai gjithashtu interpreton në një grup me të njëjtin emër. Gjon është i lindur në Zvicër me një baba kosovar dhe nënë shqiptare.
Ai njihet tek shqiptarët, sidomos për paraqitjen e tij në ‘Albania’s Got Talent’ në vitin 2010 dhe së fundmi ai bëri emër në Francë vitin e kaluar duke u shfaqur në “The Voice”.
Ndërsa Shqipërinë në Eurovision, këtë vit do ta përfaqësojë Arilena Ara me këngën “Shaj”, të cilën do ta interpretojë në gjuhën angleze.
Bravo!!! Shum mir qe e thekson qe kosovaret nuk jane shqiptar.
Baba Kosovar e nënë shqiptare hajde gazetar hajde. Shko e meso o I shkretë lerëva Serbëve ti bëjnë ndasitë në jemi Të gjithë Shqiptarë. Flm