FOTOT/ "Na u duk si kinez", katët agresorë dhunojnë barbarisht studentin në Londër: Zhduku, nuk e duam koronavirusin tënd

4 Mars 2020, 17:48Lifestyle TEMA
FOTOT/ "Na u duk si kinez", katët agresorë dhunojnë

Koronavirusi përveçse po merr shumë jetë njerëzish është kthyer edhe në një faktor për nxitjen e urrejtjes. Së fundmi një student nga Singapori por që jeton në Londër u sulmua befasisht vetëm për shkak të pamjes së tij karakteristike aziatike duke e akuzuar për përhapjen e virusit vdekjeprurës.

Së fundmi mediat në Britaninë e Madhe kanë publikuar imazhet e katër burrave të cilët sulmuan studentin, Jonathan Mok.

23-vjeçari tha se sulmi ndodhi ndërsa ai eci përgjatë rrugës Oxford në Londrën qendrore rreth orës 9.15 pasdite e 24 shkurtit, por edhe pse hetimet vijojnë ende agresorët jetojnë të lirë.

Si pasojë e dhunës studenti pësoi disa fraktura në fytyrë madje, ai ka pohuar se mund t’i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale për shkak të dëmtimeve.

 

4 komente në “FOTOT/ “Na u duk si kinez”, katët agresorë dhunojnë barbarisht studentin në Londër: Zhduku, nuk e duam koronavirusin tënd”

  1. Italia says:

    si perfundim i kane nxire syrin e djathte apo te majte?

    1. BUJARI JU DEGJON says:

      Italiano,shpresoj qe ca foto jane bere nga … pasqyra… ?

  2. Ilir says:

    Uroj te mos jene shqiptare keta bastarde!

  3. Santa Quaranta says:

    E vertete: Ne ditet e para te koronavirusit, nje aziatik qe kishte nje biznes ne Komunen Tuz, ne Mal te Zi kishte shkruar tek dera e dyqanit ne serbokroatisht “Nuk jam kinez”!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje