Ndërsa frika për koronavorusin shtohet çdo ditë, njerëzit e shqetësuar në Australi po blejnë të gjitha letrat higjienike.
Ata po blejnë aq shumë sa raftet në disa supermarkete kanë mbetur bosh, dhe Kleenex u ka kërkuar klientëve të mos frikësohen.
CNN pa rafte bosh gjatë një vizite në disa supermarkete në qytetin e Brisbane të mërkurën e 4 marsit.
Një zyrtar i Australisë, njëkohësisht mjeku Brendan Murphy u bën thirrje njerëzve që të mos frikësohen.
“Ne po mundohemi t’i sigurojmë njerëzit që blerja e të gjithë letrave higjienike nga raftet e supermarketeve ndoshta nuk është diçka proporcionale ose e arsyeshme për të bërë në këtë kohë. Ne jemi një sistem shëndetësor i përgatitur mirë por edhe sistemet shëndetësore të përgatitura më mirë mund të përballen me një sfidë nëse keni shpërthime të mëdha”, tha ai.
Murphy tha gjithashtu se shumica e rasteve në Australi përfshinin njerëz që kishin udhëtuar nga vendet e tjera të prekura.
Në Australi, gjithsej 42 persona janë infektuar me koronavirus, teksa një person ka gjetur vdekjen.
Eshte e vertete,eshte e veshtire te gjesh letra higjenike,oriz,antibakteral .Kinezet jane te cuditshem,mbushin gjysmen e shtepise me reserva sikur do filloje lufta III boterore.Megjithete njerezit jane keshilluar se NQS nje pjestar i familjes semuret gjithe familja kalon ne karantine shtepiake per 2 jave .Kjo me kujto 97 ne Shqiperi kur rrembenin thaset e thashe ja arritem dites edhe ketu ne Australi pas 22 vjetesh.
Megjithate nuk mendoj se do ndodhe ajo qe ndodh ne Kine kur dihet qe higjena aziatike(pervec Japonise,dhe Singaporit) le shume per te deshiruar plus qe virusi po njihet me shume dhe perqindja e vdekshmerise ka rene megjithate frika ketu eshte e madhe..