Thaçi-Vuçiç diskutuan për ndarjen e Kosovës? Reagon Grenell: Fake News

7 Mars 2020, 17:03Rajoni TEMA

I dërguari i Posaçëm i Uashingtonit për ndërmjetësimin e dialogut Kosovë-Serbi, bëri një reagim të shtunën ku quante “fake news” një deklaratë të një eksperti amerikan në lidhje me takimin mes Thaçit dhe Vuçiç në SHBA.

“Qëllimi i takimit në Uashingont të Ambasadorit Richard Grenell me Presidentët e Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuçiç, në Shtëpinë e Bardhë ishte të diskutonin një marrëveshje dy palëshe bazuar në parimin e ndarjes së Kosovës”, tha për Zërin e Amerikës Edward Joseph, Lektor në Universitetin Johns Hopkins në Uashington.

Këtë pohim, Richard Grenell e quan lajm të rremë, duke u shprehur “se kjo gjë nuk është diskutuar kurrë në praninë time”, shkruan ai në Twitter. Pak ditë më parë dy Presidentët e Kosovës dhe Serbisë u takuan në Ëashington mes tyre.

3 komente në “Thaçi-Vuçiç diskutuan për ndarjen e Kosovës? Reagon Grenell: Fake News”

  1. Lanabregesi says:

    Do pyetur Rambushi me Buzhalen dhe juristin Pallaska,keta e kane akuzuar Ramen se po ju ndane Kosoven,pra simbas ketyre koqeve Rama do ndante dicka qe se kishte.

  2. Baliu says:

    Njeher takime te fshehta Tadiq-Taqiq, mandej “Kapitulli(mi) i Ri” Daqiq-Taqiq, tash “Korrigjimi i Ri” Vuqiq-Taqiq. A fur for all cases.

  3. Baliu says:

    Never say never.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje