Zbardhet letra, Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë i shkruajnë presidentit Trump: Kosova e pavarur falë mbështetjes së pakursyer të Amerikës

6 Mars 2020, 17:43Rajoni TEMA

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë i ka dërguar një letër presidentit amerikan Donald Trump, pak ditë pas përkujtimit të pavarësisë së Kosovës.

Letra e ambasadorëve shqiptarë për presidentin amerikan Donald Trump:

Letër e hapur e Këshillit të Ambasadoreve Shqiptarë për Presidentin e SHBA, Donald J. Trump

I nderuar, Zoti Donald J. Trump

President i Shteteve të Bashkuara

Shtëpia e Bardhë

1600 Pennsylvania Avenue NË

Ëashington, DC 20500

Në vëmendje të:

Sekretarit të Shtetit Michael R. Pompeo,

Departamenti Amerikan i Shtetit.

Senatorit James Risch,

Kryetar i Komitetit të Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë

Senatorit Robert Menendez,

Antar i Lartë i Komitetit të Senatit për Marrëdhënie me Jashtë

Senatorit Ron Johnson,

Kryetar i Komitetit të Senatit mbi Sigurinë e Brendshme dhe Çështjet Qeveritare dhe Kryetar i Nënkomitetit për Europën dhe Sigurinë Rajonale,

Kongresmenit Eliot Engel,

Kryetar i Komitetit të Dhomës së Përfaqësuesve për Çështjet e Jashtme

Kongresmenit Michael McCaul,

Antar i Lartë i Komitetit të Dhomës së Përfaqësuesve mbi Çështjet e Jashtme

Ambassadorit Richard A. Grenell,

I Dërguar Special i Presidentit për Negociatat e Paqes midis Serbisë dhe Kosovës

I nderuar Zoti President,

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë dëshiron ta shfrytëzojë këtë mundësi për t’ju falenderuar përzemërsisht, Juve dhe SHBA-ve, për mbështetjen e vazhdueshme që u keni dhënë Shqiptarëve në Ballkan.

Pak javë më parë, më 17 Shkurt, Kosova festoi 12 Vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë. Ashtu siç jeni shprehur dhe në Letrën Tuaj të urimit drejtuar Presidentit të Republikës së Kosovës, lidhjet e fuqishme ndërmjet SHBA-ve dhe Kosovës janë farkëtuar përmes një angazhimi të përbashkët për zhvillimin e Kosovës, si shtet sovran, i pavarur, multi-etnik dhe demokratik.

Populli i Kosovës luftoi pothuajse një shekull për liri dhe pavarësi. Më në fund, këto objektiva u realizuan me vendosmëri dhe me mbështetjen e domosdoshme të miqve dhe aleatëve tanë perendimorë, dhe, në radhë të pare, të SHBA-ve.

Mbështetja vazhdueshme e SHBA-ve ndaj aspiratave legjitime të popullit të Kosovës ka qenë vërtetë thelbësore. Ajo çimentoi më tej miqësinë ndërmjet Amerikanëve dhe Shqiptarëve, e cila ka ekzistuar qysh nga fundi i Luftës së I Botërore. Administrata e Presidentit Ëilson mbrojti të drejtën e Shqipërisë për të qenë shtet i pavarur.

Populli shqiptar do të mbetet përjetë mirënjohës dhe është krenar që është kombi më pro-amerikan në Evropën Juglindore.

Si shteti i pavarur, Republika e Kosovës ka bërë përparime të mëdha në rrugën e saj për ndërtimin e institucioneve demokratike funksionale dhe për një demokraci dinamike, ku të sundojnë liritë njerëzore dhe shteti i të drejtës. Sot, pakicat etnike në Kosovë gëzojnë të drejta individuale dhe kolektive të pakrahasueshme, në përputhje me standardet më të larta ndërkombëtare.

Në një rajon me probleme akute mbi – dhe ndërshtetërore, gjendja në Kosovë është e qëndrueshme dhe nuk përbën kurrfarë kërcënimi për paqen dhe sigurinë rajonale.

Republika e Kosovës është gur themeli për stabilitetin dhe sigurinë në këtë pjesë të Evropës.

I nderuar Zoti President,

Na lejoni të përfitojmë nga ky rast për të rikujtuar se Kosova e shpalli pavarësinë pas një procesi të gjatë dhe gjithëpërfshirës me negociata të kryesuara nga OKB, të bashkërenduara ngushtë me komunitetin ndërkombëtar me në krye SHBA-të. Në Opinionin e tij Këshillimor më 2010, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë pohoi se shpallja e pavarësisë së Kosovës ishte në përputhje të plotë me të drejtën ndërkombëtare.

Dialogu për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i lehtësuar nga BE-ja ofron një dritare mundësie për të dy vendet, që më në fund të kthejnë një faqe të re.

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë e mbështet këtë proces, duke shpresuar se ai do të përfundojë me njohjen e ndërsjelltë diplomatike, si dy shtete fqinj, të pavarur dhe sovrane.

Gjithashtu, Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë mirëpret përkushtimin e Administratës Tuaj për përparim në këtë dialog të lehtësuar nga BE-ja. Tanimë kemi dhe disa rezultate premtuese falë marrëveshjeve të kohëve të fundit mbi transportin ajror dhe hekurudhor, falë ndërmjetësimit të të Dërguarit Tuaj Special, Ambasadorit Richard Grenell.

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë beson fuqimisht se rezultati i dialogut të lehtësuar nga BE-ja do të jetë në përputhje me parimet e miratuara për zgjidhjen e statusit përfundimtar të Kosovës, të mishëruar dhe në Dokumentat e Grupit të Kontaktit, i cili ka monitoruar dhe mbikqyrur politikën ndërkombëtare në Kosovë, si dhe me Propozimin Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës, ose siç njihet ndryshe “ Plani Ahtisaari”

Këto parime udhërrëfyese sigurojnë integritetin territorial të Republikës së Kosovës, brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht dhe mbrojtjen e karakterit të saj multi-etnik. Përqasjet alternative mbi bazën e nocionit të ri-përcaktimit ose ndryshimit të vijave kufitare sipas parimeve etnike mund të minojnë stabilitetin e Kosovës dhe vendeve të tjera multi-etnike në Evropën Juglindore.

Është përgjegjësia e të gjithë aktorëve të përfshirë që të garantojnë respektimin e këtyre parimeve gjatë gjithë këtij procesi. Ato janë me rëndësi kritike për paqen, stabilitetin dhe perspektivën afat-gjatë europiane të Rajonit tonë.

I dashur Zoti President,

Me rastin e urimeve për Kosovën, për ditën e saj të pavarsisë, Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë shpreh mirënjohjen e tij më të thellë të gjithë atyre që me sakrifica të panumurta e kthyen në një realitet të bukur ëndrën për një Kosovë të lirë e të pavarur.

Kjo mirënjohje është gjithashtu dhe për të gjithë miqtë ndërkombëtarë të Kosovës, në veçanti, SHBA-ve dhe lidershipin Tuaj, që keni mbështetur dhe vazhdoni të mbështetni forcimin e pandërprerë të shtetit më të ri në Europë.

Së fundi, Ju lutemi, Zoti President, pranoni sigurimet e konsideratës tonë më të lartë!

Me respekt,

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë

9 komente në “Zbardhet letra, Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë i shkruajnë presidentit Trump: Kosova e pavarur falë mbështetjes së pakursyer të Amerikës”

  1. Likja says:

    Keta duket qe nuk kane pune dhe merren me letra si dikur pensionistet qe shkruanin kujtime. si te letuar qe jane mendojne se mund te sherbejne per paqen ne bote. Mendesi enveriane, ne nga njera ane dhe bota nga ana tjeter. Do ti uroja pleqeri te mbare dhe te rrisin niper e mbesa. Po bene kete i kane bere detyrat per kombin.

  2. ''kurre mos'' luftoni'' me derrat[sunitet],sepse ju leroseni ndersa derrat[sunitet] zbaviten......''[G.B. Shaw] says:

    ”jasharet shqipfoles”[trumpit]: kosoven e cliruam na me ndihmen e allahit dhe te sulltanit………..allah uakar!

    1. Edi says:

      Palikari pavaresia eshte e heronjve jasharve qe sfiduan barbaret sllave po si bastard qe je do te tregosh qe antishqiptar

  3. Populli says:

    “Keshilli” i veteshpallur i ambasadoreve thote: “Mbeshtetje e SHBA ka qene “vertete” thelbesore!!!!!” Qe do te thote se “Keshilli”i veteshpallur paska marre atributet te vleresoje nese mbeshtetja amerikane paska qene “e vertete” apo hipokrite!!!!!
    “Keshilli” i veteshpallur thote se “Çimentoi miqesine!” dmth, nje shprehje tipike si ajo e kohes komuniste e cimentimit te miqesise shqiptaro-kineze.
    “Keshilli” i veteshpallur thote: “Objektivat u realizuan!!!” Edhe kjo nje shprehje tipike e brigadave te arave.
    Me ne fund, “Keshilli” i veteshpallur e ben pergjegjese Qeverine Amerikane, e cila, me perqasjet e ripercaktimit te kufijve, “minon stabilitetin”!!!
    Me ne fund “Keshilli” i veteshpallur i zbulon Qeverise Amerikane se ajo nuk duhet te beje asnje hap pa Evropen, sepse perndryshe, “minohet stabiliteti”!!!!
    Gjuhe tipike e njerzve dyfaqesh, jo e njerzve diplomate.

  4. diplomati says:

    Po Neshua pse mungon? Ketu me sa shohe ne foto kane ngateruar keshillin e amnasadoreve me “mergaten e qyqeve”ku te gjithe jane te rene nga fiku dhe jane te nahijes se Ilir Metes dhe Sali Berishes duke filluar nga Pas Kalit deri tek Cekja,duke mos lene pas Besnik Mustafaj e deri tek Arta Dade qe kur ishte Ministre e Jashteme mbahet mend qe personeli i tere ambasadave te akredituara ne vendet e botes u vidhnin emigranteve shqipetare leket me robdishanet e grave !Kjo leter eshte nje leter tendecioze ku veç diplomaci nuk mbart duke i kujtuar presidentit Trump se negociatat per njohjen respektive te dy shteteve respektive u dashkan kaluar nen drejtimin e BE kur dihet qe negociatat do te zhvillohen nen drejtimin e SHBA dhe pike!Apo kjo leter eshte pergatitur ne zyren e Al Bin Kurtit sepse po i reshqet toka neper kembe e ka gjasa qe mos te jete pjesmarres ne negociata!A thua qe te jete kaq naive Presidenti Trump dhe administrata e tij sa tia hedhe Paskali dhe Neritani! Se besoj keta jane xhakata te kthyera ne diplomaci e per rrjedhoje fjala e tyre nuk ka peshe sepse zeri u eshte ndryshkur e diplomacia u ka dale boje!

  5. shqip says:

    Ja kjo të nervozon, hipokrizia shqiptare që thonë të kundërtën e asaj që mendojnë. Këta e dinë shumë mirë që asnjë marrëveshje nuk mund të ketë pa dhënë, e pa marrë. Në këto kushte Kosova nuk ka asnjë shans njohje nga Serbia. Trampi është biznesmen, dhe nuk i hyjnë në punë këto llustrat e këshillit vajtues të ambasadorëve. A thua se nuk është Trampi ai që e ka iniciuar i pari këtë punën e “korrigjimit të kufijve”. Tani këta i bëjnë fresk , duke i kujtuar atij, Trampit, që në jemi kështu, e ju jeni ashtu . Shiko, me sa kuptohet edhe nga ne populli I thjeshtë. Ashtu sikundër kaloi një shekull, mund të kalojë edhe një tjetër. Ndërkohë ata, serbët, armatosen, vazhdojnë të kenë avantazhe duke nxitur politikat me BE, SHBA, Rusinë, Kinën, Turqinë etj. Ne çfarë do bëjmë ? Do presim sa të na njohë Burundi e Xhamajka ? Patriotizmi nuk pi me ujë në këtë botë që ecën me shpejtësinë e dritës. Një marrëveshje me kompromis , që sigurisht i kënaq të dyja palët, Kosovës i hap dritën jeshile për 1, lëvizjen e lirë të qytetarëve, 2, aderimin në NATO, 3, aderimin në BE, 4, ka një vend të përhershëm në OKB, 5, realizohet ëndrra e “Prizren 1878” për një Shqipëri unike. Që nga ana e saj krijon balanca të reja në rajon, dhe ndihmon në zgjidhjen Çame e të Maqedonisë perëndimore. Tani zgjidh e merr o shqiptar. Do vazhdosh me politikë rapsod me çifteli , apo do shohësh nga e ardhmja e brezave që do vijnë. Mendimin e kam krye këput personal.

  6. Edi says:

    Palikari pavaresia eshte e heronjve jasharve qe sfiduan barbaret sllave po si bastard qe je do te tregosh qe antishqiptar

  7. dardan I says:

    “shqip” i ka thene te gjitha shqip.

  8. Ambasador Qinani says:

    T gjith si dobiça duken.
    Por jo dobiça shteti.
    Jan dobiça per bythn e tyne kuterbuese..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje