Dialogu Kosovë-Serbi, Vuçiç: Uashingtoni serioz për heqjen e taksës

5 Mars 2020, 13:32Rajoni TEMA

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç konfirmoi sot se Uashingtoni është serioz në heqjen e taksës së vendosur nga Kosova për mallrat serbe, duke shtuar se beson se SHBA do të vazhdojnë këtë presion, shkruan agjensia serbe e lajmeve Tanjug.

I pyetur nëse, pas vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara, ai beson se Uashingtoni po kërcënon seriozisht kryeministrin e Kosovës Albin Kurti për të hequr tarifat, Vuçiç tha:

“Absolutisht po. Uashingtoni është absolutisht serioz që dëshiron që taksa të shfuqizohet, dhe unë jam mirënjohës për njerëzit në Shtëpinë e Bardhë, para së gjithash dhe më së shumti  Departamentit të Shtetit,” u tha Vuçiç gazetarëve në Novi Sad.

1 komente në “Dialogu Kosovë-Serbi, Vuçiç: Uashingtoni serioz për heqjen e taksës”

  1. Sali Trimi says:

    Ja dhe ky, njelloj si Iliri tund flamurin amerikan!
    Turp per Kurtin qe ja jep kete shans. Ne vend te ishte Kurti te tund flamurin amerikan, del serbi,qe si sheh dot bojen atij flamuri dhe ja verit tek hunda Kurtit. Kurti po Kurti, nga idjotesia apo nga djallezia, vazhdon politiken e cic-micit me Ameriken. Nga deshira apo sepse eshte i detyruar, vepron kundra interesave shqiptare. Nga injoranca apo kamzhiku serb ndihmon Serbine te behet flamurtare e flamurit Amerikan dhe vet behet armik me Ameriken. Edhe zogjte e pemes e kuptojne se mosheqja e takses eshte sherbimi me i mire qe i behet Vuciqit. Shiko Vuciqin, hiqet si i ofenduar nga taksa. Hiqet sikur i plasi bytha per taksen. Ishte ai qe perpiloi politiken shqiptare te takses nepermjet Saliut ja sugjeroi Haredinit, ja la stafeten Kurtit duke percare ameriken me Shqiptaret. Patriotet e dyshimte shqiptare, ketej dhe matan kufirit, na mbushin mendjen ne qe kjo eshte menyra te detyrohet Serbia te pranoje Kosoven. Lufta kunder serbise dhe Amerikes, te reduktohet ne pordhe qe qelbet era tradheti.
    Mjere ata, si nuk e shikojne qe marreveshja do arrihet nga Thaci dhe Vuciq dhe ne fund Vuciqi do nxjerri listen e spiuneve serbe qe veprojne ne trojet tona. Do jemi ne te tjeret qe do dhitemi se qeshuri dhe Serbi do ferkoje prape duart sepse ne jemi idjote te lindur, me ne krye bac Saliun dhe bac Haradinin, shoqeruar nga baciq Kurti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje