Albin Kurti, letër Bashkimit Europian

4 Mars 2020, 20:49Rajoni TEMA

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u shkroi letër presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dhe shefit të politikës së Jashtme të BE-së Josep Borrell Fontelles, lidhur me veprimet e qeverisë së tij rreth tarifave dhe bisedimeve me Serbinë.

Në letër theksohet se qeveria e Kosovës e kupton nevojën e zgjidhjes së çështjeve të mbetura politike mes Kosovës dhe Serbisë dhe është zotuar ndaj procesit të dialogut si e vetmja mënyrë për arritjen e marrëveshjes, qëllimi përfundimtar i të cilës duhet të jetë njohja e ndërsjellë.

Negociatat duhet të vazhdojnë. Ato duhet të jenë të përgatitura mirë si dhe të bazuara në parime. Arritja e një marrëveshje politike mes dy shteteve tona do të jetë një hap i rëndësishëm drejt integrimit të plotë të Kosovës dhe Ballkanit Perëndimor në BE dhe si mjet për arritjen e paqes afatgjate dhe stabilitetit në rajon”.

Në përputhje me këtë zotim, shkruan kryeministri Kurti “duke filluar nga 15 marsi, ne do të fillojmë të heqim tarifat për mallrat nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina që u vendosën nga qeveria e kaluar. Fillimisht ne do t’i heqim tarifat mbi lëndën e parë. Kjo është shenjë e vullnetit të mirë diplomatik dhe e angazhimit tonë për rifillimin e dialogut me Serbinë. 

Shpresojmë që Serbia t’i përgjigjet në mënyrë reciproke këtij vendimi; në këmbim të kësaj presim që Serbia t’i heqë të gjitha barrierat e mbetura jotarifore për tregti me Kosovën, si dhe t’i jap fund fushatës së saj të çnjohjeve kundër Kosovës”, shkruan ai duke bërë thirrje që Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të krijojnë mekanizma monitorimi dhe sanksionimi për të siguruar që të dy palët t’i respektojnë zotimet e tyre në marrëveshjet ekzistuese dhe në ato të ardhshme.

Kryeministri Kurti thekson se gjatë mandatit të qeverisë së mëparshme ka pasur mungesë bashkërendimi midis përfaqësuesve të Kosovës në lidhje me rolet e tyre individuale dhe qëllimet në bisedimet me Serbinë. Kjo, shkruan ai, krijoi mungesë të qartësisë institucionale dhe asaj politike.

Qeveria ime zotohet t’i jap fund kësaj. Si Kryeministër, unë kam mandatin ekskluziv kushtetues, vullnetin politik dhe detyrën ligjore të marr përgjegjësinë për përfaqësimin e Kosovës në nivelin më të lartë diplomatik. Mezi pres të punoj së bashku me ju dhe me përfaqësuesit e BE-së për t’i çuar më tej interesat tona të përbashkëta dhe për ta çuar përpara këtë proces”, shkruan kryeministri Kurti.

Ditë më parë, letra të ngjashme kryeministri Kurti u kishte drejtuar edhe presidentit amerikan, Donald Trump dhe sekretarit të Shtetit, Mike Pompeo.

Qëndrimi i tij për heqjen e kushtëzuar të tarifave nuk u mbështet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës të cilat thanë se nuk i mbështesin masat gjysmake dhe se qëndrimi është amerikan është që tarifat duhet të hiqen tërësisht.

Ndërsa, Bashkimi Evropian u shfaq me qëndrim më të butë duke mirëpritur vendimin e kryeministrit Kurti, si hap i parë drejt heqjes së tërësishme të tarifave ndaj mallrave serbe.

Të vendosura në nëntor të vitit 2018, tarifat që synonin kundërvënien ndaj qasjes së Beogradit ndaj shtetësisë së Kosovës, çuan në pezullimin e bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

11 komente në “Albin Kurti, letër Bashkimit Europian”

  1. Pejani says:

    E KA NISUR ME LETRA KY BOLCHEVIK SERBE
    THACI TEORI TJETER , BIBINI TJETER ,RUMBUMBUSHI TJETER, LOPA E PARLAMENTIT TJETER .
    SERBIA KA GATI EDHE 6 TERHEQJE TE TJERA SE SHPEJTI KETA HANE KOKAT PA QENE SHTETE .POPULLI SHKRETE VUANE AS PUNE AS DRITA AS VISA PER TE LEVIZUR ASGJE VETEM I GENJEJNE .

    1. Isa says:

      Ku e sheh qe populli ska drita ska pun,spaske informacione aspak per Kosoven, nuk jemi zvicer por jo edhe ashtu si mendon ti

  2. USA says:

    “Fillozofi” i madh Albin Kurti kerkon mbeshtetjen e Europes duke sfiduar hapur USA-an,harron ky anarshist se pa Ameriken nuk ka Kosove.

  3. Ziguri i qorrit says:

    Ky koqja dergon letra neper, euvrope e ne Amerike dhe u kerkon qe te mos takohen me kene tjeter vetem me te,ky lesh pse nuk ulet e te bisedoje ne Kosov me instuticionet tjera por nxjerr bojen vendit te tij

  4. Lanabregesi says:

    Ketij karabushi i eshte mbush mendja se eshte koke e madhe dhe mund ti japi mendje gjithe botes,harron ky njeri I hurit dhe litarit se dhe ne Kosove 25% i kane besuar fillozefirave te tij.

  5. ***** says:

    Pike se pari Albin, duhet te flasesh me presidentin tend, me qellim qe te qartesohen kompetencat. Pastaj vazhdo me letra.

  6. Ndroqi says:

    Skolastiku dhe mender fillozofi anarchists majtist Albin Kurti po e demton rende Kosoven,rrugac rrugesh tash dhe 20 vjet kujton se mund te qelloj me gure dhe Ameriken sic gjuante qeverine dje.

  7. Kuq e zi says:

    Mir keq populli e tha vullnetin e tij kjo qeveri ka 60% te votave
    Pse amerika nuk e njeh kete qeveri?
    Pse vazhdon te bisedoje me njerez qe su takon?
    Kosova ngriti shtet ne vlerat e amerikes pra pse kjo e fundit kerkon ta ndertoje stil diktatorial ku me shume respekton nje politikan te pervecem sesa popullin e kosoves
    Amerika ska vec me lyp ne kosove dhe ajo ja jep
    Ketu me sa shoh une nuk po luhet me per interesa amerikane apo ruse ketu bie era vetem pushtet personal si ne amerike ashtu dhe ne kosove por kjo e fundit ska lluksin te luaj per pushtet kur akoma po ben shtet

  8. Shefkiu says:

    Ky as që e ka kulturën e bashkëjetesës me dikë që mendon ndryshe. I është qepur Thaçit për ta larguar nga drejtimi i bisedimeve, me bindjen, se partia e zotit Thaçi nuk doli fituese në zgjedhje. Partitë që humbën zgjedhjet, pranuan humbjen dhe dualën në opozitë. Tani ky çfarë kërkon, të ndërpresë edhe mandatin e Presidentit? Llogjikë është kjo? Bisedimet kanë qënë në nivel presidentësh, ky shfrytzon ndërprerjen e përkohëshme të shkaktuar nga taksa, si shkak për të larguar Thaçin nga drejtimi i bisedimeve.
    Sidoqoftë, këtij revolucionari “vijimsisht i revoltuar” i duhet kujtuar thënia, se “kur kërkon shumë, i humbet të gjitha”.

  9. Lisi says:

    Vox populi vox dei

  10. Lesh me tresh says:

    Dhi e zgjebosur dhe bishtin perpjete

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje