Ministri Anton Quni bën vëllanë shoqërues të tij

4 Mars 2020, 09:35Rajoni TEMA

Vetëm pak ditë pasi u votua Qeveria e re, KALLXO.com ka kërkuar informacione për të punësuarit në të por edhe në 15 ministritë.

Kësaj kërkese i është përgjigjur edhe Ministria e Mbrojtjes.

Kjo Ministri për KALLXO.com ka bërë të ditur se në mesin e 10 të emëruarve nga ministri Anton Quni është edhe një vëlla i tij.

“Nga të gjithë të punësuarit e stafit përkatës, Ministri Quni ka lidhje familjare vetëm me vllain e tij, Albert Quni në pozitën zyrtare; Shoqërues i Ministrit”, thuhet në përgjigjen e zyrës të Ministrisë së Mbrojtjes.

Stafi i kabinetit të ministrit Anton Quni ka këtë përbërje: Jashar Ramadani, shef i kabinetit të ministrit, Martina Dedaj– Kqira, zyrtare e lartë e kabinetit të ministrit, Feriz Trezhnjeva, këshilltar politik i ministrit; Hamdi Pollomi, këshilltar ushtarak i ministrit, Arsim Hoxhaj, këshilltar politik i ministrit, Demokrat Gjocaj, këshilltar politik i ministrit, Nderim Gashi, këshilltar politik i ministrit, Kushtrim Sejdiu, sekretar personal i ministrit, Albert Quni, shoqërues i ministrit dhe Demir Murselaj, shofer i ministrit.

Në përgjigjen për KALLXO.com thuhet se punësimi i stafit të tij mes tjerash është bërë bazuar në profesionalizëm.

“Bazuar në formimin profesional ushtarak dhe politik të dëshmuar të Ministrit Quni, punësimi i stafit të tij është i bazuar në vlerat profesionale, intelektuale, eksperiencës dhe shkathtësive menaxhuese të personelit përkatës”, thuhet në përgjigjen e tyre elektronike.

KALLXO.com ka kërkuar të dhëna nga kryeministri, zv.kryeministrat dhe gjithë ministrat për gjithë të punësuarit në kabinetet e tyre.

Kjo kërkesë është bërë me qëllim të verifikimit nëse premtimet e dhëna gjatë fushatës zgjedhore për luftimin e nepotizmit janë duke u implementuar nga kryeministri, zëvendëskryeministrat, ministrat dhe zëvendësministrat e Qeverisë së Kosovës me rastin e kompletimit të stafit të tyre.

 

1 komente në “Ministri Anton Quni bën vëllanë shoqërues të tij”

  1. Johani says:

    Ja pra qeverisja me faire te pastra,siq leh isa mustafa e osmank vjosa,vllaznit e qunit kontrollonin drogen,prostitution dhe fajdet ne Dukagjin edhe kur vllau i tyre i”shpejt” anton quni nuk kishte pushtet,e tash e ka me te lehte,pra ky paska qene premtimi i Kurtit,tash krim me qeveri e me pushtet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje