Nga Arbana Xharra
1. Heqja e taksës do t’i jepte Qeverisë aktuale statusin e dialoguesit direkt, ashtu siç kërkon edhe Albin Kurti në letrat e tij drejtuar Pompeos.
2. Do të përfundonte loja jotransparente e presidentit me emisarë të ndryshëm, lojë e cila vazhdimisht shkakton afera me kufij e territore. Gjë që duhet të ndalet menjëherë ngase vë në skenë labilitetin e politikës kosovare rreth sovranitetit siç është.
3. Heqja e taksës do të vinte Serbinë në presion që të dëshmojë regjistrin e saj se çka ka ofruar deri tash dhe do të detyronte Beogradin para një platforme kosovare, e cila kërkon njohjen dhe për të cilën SHBA-të thonë se janë të parevokueshme.
4. BE nuk do të mundej më të shfrytëzojë edhe këtë konflikt për ngecjen e saj në plotësimin e detyrimeve ndaj Kosovës.
5. Opozita, respektivisht AAK në këtë stad është e vetmuar si për nga partnerët ashtu edhe për nga mbështetja në masë. Në rast të ashpërsimit të këtij konflikti (për apo kundër taksës) ajo do të senzibilizojë masë si në kohën e Çakorrit dhe do të shkaktonte sërish një kauzë që në fund veçse do të trazonte procesin – pasi taksa do të hiqet nëse jo sot nesër.
6. VV ndërkohë le të prezantojë „reciprocitetin“ si paketë bilaterale me Serbinë e jo si ndëshkim, ngase reciprocitet siç e konceptojnë ata vetvetiu do të thotë bilateralitet – diçka totalisht e zakonshme ndërmjet shteteve, veçanërisht ato me mospajtime.
Nuk qëndrojnë tezat që thonë se Qeveria le të bëhet me Amerikë apo BE, ngase janë e njëjta gjë në relacion me taksën. Tjetër gjë janë kur bëhet fjala në marrjen e timonit dhe ofrimin e zgjidhjeve konkrete: e këto i ka tash vetëm administrata amerikane. Po aq manipulues është spekulimi që thotë se SHBA pastaj do ta detyrojnë të jepet Veriu. Asnjëherë, nëse këtë Kosova nuk e ofron vetë. Në rast të hyrjes në një vijë me kërkesat amerikane, madje edhe ofrues të tillë klandestinë s’do të kishin adresa ku të shkojnë.
Ku eshte problemi i reciprositetit?
Plani i Kurtit eshte super, hap pas hapi sa me shume zbutet serbia aq me shume hiqen taksat.
Une e kuptoj qe ti lobon per ameriken por amerika eshte blere nga lobues rus. nqs Trumpi ka problem, kemi Kinen gati te sjelli 5G dhe baza ne Kosove.
Qetesi ju lutem!
Po shprehet nje bjonde…?
I “vjen anes” Albanes.
E ka treguar hapur me vepra guximin, zgjuarsin dhe shkathtesin dhe jo anonime pas tastjeres.
The 6 arsye por nuk the arsyen kryesore. Me sa duket ne hapesiren shqiptare askush nuk e ka kuptuar arsyen kryesore.
Kush eshte arsyrja kryesore sipas teje?
Albana Xharra , VETËM RRESPEKT PËR TY DHE PËR BABIN TËND, JENI NGA ATDHEDASHËSIT E PAKTË SI KËNDEJ KUFIRIT ASHTU DHE ANDEJ KUFIRIT.
RRESPEKT GJITHASHTU DHE PËR KURTIN.
Nuk e ka keq goca. Sidomos reciprocitetin.
Shkrim i mire
Gjithashtu femer shume simpatike ☺️
“Elita e re” si ju znj.Xharra(qe nuk jeni anonime pas tastieres si une), po na ben rolin e te erguarave “zyrtare” gjithe kompetenca dhe mendjedhenesi….sikur jeni e derguara e posacme undercover e Departamentit te Shtetit per Ballkanin Perendimor!
“3.Heqja e takses do ta vinte Serbine nen presion…” hahahaha…sa per te qeshur!
E bukur kjo Teoria juaj: Mos i bej presion Serbise,sepse Serbia ndihet nen presion,kur nuk i ben presion!?
Qeveria e Kosoves eshte qeveria e nje shteti te sapoformuar Sovran.Pike.
Mjaft me me diktate.Respektojeni.