Isa Mustafa: Nuk dëshiroj ta cilësoj ashtu siç e meriton Ramën, sepse është kryeministër i Shqipërisë

3 Mars 2020, 09:13Rajoni TEMA

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, i është kundërpërgjigjur kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, i cili në një intervistë televizive e ka cilësuar Mustafën si politikan tinëzar.

Mustafa, përmes një postimi në Facebebook, tha se nuk dëshiron ta cilësojë Ramën ashtu siç e meriton, sepse është kryeministër i Shqipërisë.

“Kryeministri Rama në T7 më cilësoi si politikan tinëzar. Unë nuk dëshiroj ta cilësoj, ashtu siç e meriton, sepse është kryeministër i Shqipërisë.

Por, në asnjë rast nuk kemi biseduar me të dhe me të tjerët për Minishengenin sa isha kryeministër.

Kemi biseduar për Unionin Doganor të Vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe për Tregun e Përbashkët të këtyre vendeve.

Në emër të Kosovës i kam kundërshtuar në të gjitha takimet. I ka kundërshtuar edhe Mali i Zi.

Jemi pajtuar në Procesin e Berlinit për Hapësirën e Përbashkët Ekonomike të Vendeve të Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar Mustafa.

Kryeministri Edi Rama, ka thënë në emisionin në T7 se kryetari i LDK-së Isa Mustafa është një lider tinëzak, dhe se ai e ka ditur për shengenin ballkanik prej një kohe të gjatë.

“Isa Mustafa nuk është nga ata që i thotë të gjitha gjërat që i mendojnë”, tha Rama.

“Ai ka qenë në shumë takime me mua dhe Hashim Thaçin. Këto gjëra janë dakordësuar me mua e të e shumë të tjerë. Ai tregohet tinëzar tani. Mustafa është për shengenin rajonal po nuk i thotë të gjitha”, tha Rama.

“Për këtë anën ekonomike jemi dakordësuar moti. Kemi rënë dakord në Procesin e Berlinit për unifikim e dokumenteve, për këto e ato. Jeni të lumtur që jeni të mbyllur atje me atë taksë 100% duke luftuar mullirin e erës?”, u shpreh ai.

3 komente në “Isa Mustafa: Nuk dëshiroj ta cilësoj ashtu siç e meriton Ramën, sepse është kryeministër i Shqipërisë”

  1. ida says:

    Pra keni biseduar.

  2. taksapaguesi says:

    Minishemgeni ballkanik eshte ajo qe ke biseduar o Isa bashkim doganor dhe tregun e perbashket. jo “Ali Hoxha por Hoxh Aliu” i themi ne nga anet tona.

  3. preshevali says:

    Zoti Mustafa thotë union doganor qe i bie BE ku bente pjesë edhe Britania por jo edhe pjesë e Schengen-it e ne te cilën bene pjesë Zvicrra dhe Norvegjia por jo edhe pjesë të BE.
    Si do që e kupton ti, edhe pse nuk kamë simpati per zotin Mustafa e edhe pse Rama kesaj radhe ia qelloi ( budallai ia qellon i mençuri mesonë ) , zoti Mustafa me kete shprehje tregoi superioritetin intelektual ndaj horrit Edvin.

    Po si do qe te jetë, pa nënçmim, çfarë jeni nuk meritoni me te mirë se Edi, Luli, Sala , Lika etj qe i keni.
    Shiqoni per rrethe dhe mesohuni dhe mos i shkoni pasë të keqes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje