Ministri serb: Siera Leona tërheq njohjen e Kosovës

3 Mars 2020, 10:19Rajoni TEMA

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiç, tha se Siera Leone e ka tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës si shtet të pavarur.

“Me kënaqësi të veçantë mund të tregoj notën nga Ministria e Jashtme, në të cilën thuhet se Siera Leone e tërheq njohjen e Kosovës”, tha Daçiç gjatë një vizite në këtë vend të Afrikës.

Sipas Daçiçit, kjo do të thotë se Kosova nuk e ka shumicën në Kombet e Bashkuara.

Sipas tij, nga 193 vende të OKB-së, 92 vende e njohin pavarësinë e Kosovës, 96 vende nuk e njohin, ndërsa pesë vende kanë qëndrim fluid, që do të thotë se e njohin Kosovën, por nuk votojnë më për të.

Konfirmim zyrtar nuk ka ende as nga Siera Leone, as nga autoritetet e Kosovës.

Serbia, tash e sa kohë, thuhet se është angazhuar në një fushatë për t’i bindur shtetet që e kanë njohur Kosovën, që ta tërheqin një vendim të tillë.

Në përgjigje, Kosova, në vitin 2018, u ka vënë taksë 100% prodhimeve të importuara nga Serbia.

Komuniteti ndërkombëtar u ka bërë thirrje të dyja vendeve që t’i ndalojnë këto praktika dhe t’i kthehen dialogut për normalizimin e marrëdhënieve.

5 komente në “Ministri serb: Siera Leona tërheq njohjen e Kosovës”

  1. leka says:

    A do e heke njohjen e Kosoves shqipria e kontrolluar nga pakica grekovllehe e edi ramos?

    1. Maverick says:

      Ka me heke pidhin e satame!! Bir kurve!!!

  2. Eri says:

    Habitem qe nje shtet qe njehere e ka bere njohjen pastaj e terheq perseri.Atehere dhe Shqiperia te terheqe njohjen e shteteve qe kane twrheqyr njohjen e Kosoves meqe qenka nje gje normale dhe e kejueshme.

    1. Banana Republic of Sierra Leone. says:

      O ngrit pazari or taj, ça ka mos me kuptu? Osh ekonomi tregu.

  3. Askushi says:

    Na plasi trapi..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje