VIDEO: Tmerri, rojet bregdetare greke qëllojnë emigrantët në det. Erdogan i akuzon për vrasje

3 Mars 2020, 09:20Rajoni TEMA

Mediat ndërkombëtare kanë publikuar orët e fundit një video ku shfaqen rojet bregdetare greke ndërsa qëllojnë me armë të kalibrit të madh ndaj një gomone me emigrantë.

Videoja raportohet të jetë shpërndarë nga autoritetet turke, të cilat tregojnë se gomonia me emigrantë ishte nisur nga brigjet e Bodrumit dhe po pengohej nga rojet greke që të mbërrinte në brigjet vendase.

Në një konferencë për shtyp, mbrëmjen e së hënës, presidenti turk Erdogan akuzoi rojet kufitare për vrasjen e dy emigrantëve dhe plagosjen e një tjetri, po pa specifikuar nëse ishte pikërisht rasti në fjalë.

Ditët e fundit Greqia është përballur me një fluks të madh emigrantësh nga Siria pasi autoritetet turke vendosën të mos i ndalonin më në territorin e tyre.

Autoritetet greke gjithashtu akuzojnë ato turke se e kanë inskenuar situatën me emigrantët, ndërkohë që raportohet se në pikat kufitarë kanë mbërritur mbi 100 emigrantë sirianë, të cilat kanë si destinacion vendet e Europës.

3 komente në “VIDEO: Tmerri, rojet bregdetare greke qëllojnë emigrantët në det. Erdogan i akuzon për vrasje”

  1. Loran says:

    Fuck u erdogan

  2. AC/DC says:

    Kush akuzon per vrasje????!!!! Krokodili???!!!

  3. Spartakos Thraks says:

    Në radhë të parë nuk qëllojnë gomonen por qëllojnë në ujë për ti paralajmëruar që të ndryshojë drejtim.
    E dyta kjo video është filmuar nga skafi i kufirit turk Sahil Guvenlik dhe është e prerë si video, nuk tregon se fillimisht është afruar për të paralajmëruar skafi i vogël (gomone) i mbrojtjes së kufirit grek dhe gomonia me refugjatë e ka goditur, kanë kërkuar ndihmë dhe aty ka mbërritur katri i kufirit. Supozojmë se kjo video nuk është e prerë por është komplet. Ekuipazhi i katrit të kufirit Grek u bën thirrje… Kthehuni mbrapsht… Nuk i binden urdhrit vazhdojnë drejte… Godasin mitraljeret dhe pushkataret në ujë… Refugjatët vazhdojnë drejt, as nuk ndalojnë fare… Detyrimisht katri u pret rrugën dhe ekuipazhi i shtyn me gaxhaman. Çfarë jashtë protokollit ushtarak ose policor ka bëre ekuipazhi, persa i perket ndalimit të personave paligjshem të cilët nuk zbatojnë rregullat e qarkullimit detar si dhe ligjet e lëvizjes së njerëzve.
    Është njëlloj sikur të bëjë thirrje policia…
    Ndal Mos lëviz… Duart lartë… dhe mos ti bindesh urdhrit por të vazhdosh drejt policit me duar ne xhepa. Kur i afrohesh Polici ta fut me shkop gome turinjve. Aty një njeri që ka llogjike e mbyll gojën dhe i thotë policit Të faleminderit jo nga frika por që nuk ja shkrepi me kobure dhe do të ketë 100% të drejtë se ai nuk di se çfarë ka tjetri në xhep.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje