Albin Kurti: Serbia të ndalë fushatën e çnjohjeve të Kosovës, të ndërhyjë SHBA dhe BE

3 Mars 2020, 12:27Rajoni TEMA

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar në lidhje me fushatën endërmarrë nga Serbia për çnjohjen e Kosovës.

Ai i bëri thirrje Serbisë që të ndalë këtë ofensivë dhe të heqë dorë nga politikat destruktive ndaj Kosovës dhe shtetësisë së saj.

Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka shkruar se SHBA-ja dhe BE-ja, si ndërmjetësues në procesin e dialogut, duhet ta shtojnë trysninë mbi Serbinë që ta ndërpresë politikën armiqësore ndaj Kosovës.

Postimi i plotë

”Vullnetit tim të mirë, për heqjen e pjesshme të tarifës në lëndën e parë që importohet nga Serbia, në mënyrë që të krijohen kushtet për rifillim të dialogut dhe të ndërtimit të marrëdhënieve konstruktive të bashkëpunimit, qeveria serbe po i përgjigjet me intensifikim të fushatës së çnjohjeve së pavarësisë së Kosovës.

I bëj thirrje Serbisë zyrtare që ta ndalë këtë ofensivë dhe të heqë dorë nga politikat destruktive ndaj Kosovës dhe shtetësisë së saj. Po ashtu, do të kërkoj nga faktorët relevantë ndërkombëtarë, në radhë të parë ShBA-të dhe BE-ja, si ndërmjetësues në procesin e dialogut, ta shtojnë trysninë mbi Serbinë që ta ndërpresë politikën armiqësore ndaj Kosovës.

Ne kemi treguar qartë se e kemi vullnetin për marrëdhënie korrekte e normale me Serbinë. Mirëpo nuk mund të lejojmë që ky vullnet i yni të nëpërkëmbet.

Si kryeministër i Kosovës do të shqyrtoj me kujdes situatën e krijuar dhe do të veproj konform interesave të Republikës dhe qytetarëve të saj.”

12 komente në “Albin Kurti: Serbia të ndalë fushatën e çnjohjeve të Kosovës, të ndërhyjë SHBA dhe BE”

  1. Cudia says:

    Me shume mendje ka gomari im o Albin se sa ti. Amerika po te thote qe hiq taksen qe ata te merren me Serbin. Ti ne cfare planeti jeton se ne Kosove nuk je qe nuk je…?? Shko me Rramushin e qetsoni gjakrat ne ndonje pijetore se per politike jeni Alfa e injorances.

  2. Lanabregesi says:

    Lutjuni Serbise tani, aman ndaloni fushaten e mosnjohjes, kur ju thoshte Amerika hiqni taksen une mar persiper mosnjohjet, ju si hajvan qe jeni nuk e ndigjonit dhe nuk po e ndigjoni, tani vazhdoni lutuni Serbise. Pavaresisht nga shume te meta, sot per sot politikani me i sakte ne Kosove eshte Hashim Thaci.

  3. SHKELZENI says:

    DJE SERBIA DEKLAROJE NJE TJETER TERHEQJE TE NJOHJES SE KOSOVES KY KLLUNI KOSOVE KY MASHTRUES KERKONE QE SERBIA TE NDALE FUSHATEN .
    SERBET E KANE NE PROGRAME TERHEQJEN SIKURSE KOSOVA KA NJOHJEN FITON KUSH ESHTE ME I FORTI

  4. Ndroqi says:

    Po mire o Albin ti u bere kryeminister per tju lutur Serbise per mosnjohje apo per ti dale zot vendit?! Ca eshte ky karagjoz mo, ku e con mushka kete gangster rrugesh, po pse ne opozite je akoma, ku hidhje ca gure dhe molotov e shkoje ne shtepi.

  5. USA says:

    Ai Thaci qe ti do ta shkarkosh i coj ne 120 shtete qe e njohen Kosoven, ti Albin anarshisti ke me e zdryp ne 50.Ti Albin Kurti je nje fodull i rrezikshem dhe i pandreqshem.

  6. Vetem bashkimi e zgjidh ket pune says:

    Po bejeni nji referendum per bashkim me Shqiperine sikur e beri Krimea dhe lejeni Serbine bashke me pabuksat Afrikan ta lepijne.
    O Albin vllai, e di qe qellimin e ke fisnik se je fisnik prandaj nuk tingellon si politikan.
    Hiqe taksen dhe shpalle diten e referendumit dhe ne qofte se Kosova nuk voton per me u bashku atehere jep dorheqjen se e ke kry punen me nder.
    Ne qofte se je hajn si te tjeret e te kam keqinterpretu athere vazhdo programin.

  7. Dragobia says:

    Kurtit i mungon llogjika racionale. Nuk eshte i zoti te kuptoje te verteten dhe merret me ate qe duket. E percepton boten ne forme primitive dhe kombinim llafesh dhe jo si kombinim ligjesh. Edhe njehere po mundohem ti spjegoj dicka ketij koke.lo.
    Shtetet qe terheqin njohjen jane nje zero per Ameriken. Amerika mund ti detyroje keto shtete qe per 24 te jene ne anen e Kosoves(ashtu sic beri ne fillim). Albini si idjot qe eshte dhe qe nuk merr vesh nga dipllomacia, ka rene viktime e lojes Serbe. Serbet qe jane me te zgjuar se ai e dine qe Amerika synon qe Serbia ta njohi Kosoven dhe keshtu zgjidhet problem njehere e pergjithmone. Amerika as qe merret me shqetesimet e Albinit se pse banana republic e Karaibeve(ishuj qe jane vetem per pushime), terhoqi apo nuk terhoqi njohjen. Kjo per ta eshte gje aq e vogel sa eshte edhe shuma prej 10.000 dollaresh qe paguan Serbia per governatorete e ketyre ishujve te luajne me Kosove. Nganjehere Pacolli jep 15.000 dollare dhe ata e kethejne llafin prape. Keta governatore, bejne nje fare bisnesi personal dhe as qe dine se si eshte puna.
    Amerikanet kane si parim qe i bjene problemit direct dhe ne koke. Pershembull ushria amerikane godet armikun ne piken me te forte…Keto gjera Albin karafili nuk i kupton sepse filozofia e tij eshte “perdredhja e llafeve”
    Edhe njehere Albin. Mos u merr me lodren e Serbit. Albin torollaku, kupto qe ajo qe kerkon ti nga perendimi qe Serbia te mos propagandoje terheqjen e njohjes, nuk eshte problem fare per Ameriken. Ndoshta atayre u pelqen kjo sepse te tremb ty dhe mase do shkosh prape ne prehrin amerikan dhe jo ate serb. Njohja nga Serbia zgjidh gjithcka. Merru me kete problem dhe hiq taksen. Mos vazhdo te hedhesh gure ne rrotet e dipllomacise perendimore. Hiq dore nga politika populiste dhe kethehu vertet ne rolin e nje kryeministri plot me halle. Ti nuk ke komoditetin te merresh me cic- mice. Kosova nuk ka komoditetin qe ti te jeshe viktime e terheqjes per hunde nga Serbia.

  8. USA says:

    Bravo Albin,rendesi ka qe ja ke mbledh Amerikes,kush po pjerdh per cnjohjet,vazhdo tregoj vendin imperializmit amerikan,vrej punen tende,mos harro te ndersesh zagaret e ww kunder Edi Rames.

  9. Dajti USA says:

    O Albin,nuk behet politika me deshira,puna eshte sa ke fuqi ti realizosh,ti psh mund te pretendosh te jesh udheheqesi I shqiptareve ne Ballkan,por realiteti eshte se nuk te pjerdh kush,bile dhe ne Kosove ku je kryeminister 25% ke mare.O zbrit me kembe ne toke,o hap krahun.

  10. USA says:

    Ne kete momentum te veshtire Kosoves i duhet nje Edi Ram…..

  11. Ndroqi says:

    Puna eshte se ketij birbos I ka hyre vehtja ne qejf,dhe kusuret I paguan Kosova,ka dhe disa si bicim fillozofesh perqark,me ne krye islamistin Hys medin ferren qe merren cdo dite me Edi Ramen.

  12. Johani says:

    Albin tash besoj se do ta njohish isa mustafen e vertet,tash do bindesh se perball nuk e ke vetem serbine por edhe isa mustafen e LDK-kuqken,e ne anen tjeter ne vend se te bashkohesh me ata qe Kane armikun e njejt pra serbine ai klyshi yt i sharit karkonjufca ka lufte me ambasadroret e kosoves qe i kane prishur planin e gjakun daqiq shkaut, ne vend se te bashkohesh me atdhetar je bashkuar ne koalici me tradhetar e plaqkites te lirise e pasurise se kombity,ja pafsh hajrin isa mustafes me osmanken na qellu e karkonjufcen ne anen tjeter qe i eshte mbushur mendja se eshte vet Zoti e ne fakt nuk vlene as sa nje pordhe e Vlora Qitakut, pra Albin bien e munir 300 qese ka pas thane baba i isa mustafes rrahman morina, do te bash shtet ti me karkonjufcen e pismilet isa mustafen e osmanken.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje