Greqia shënon rastin e 10-të me koronavirus

5 Mars 2020, 08:09Rajoni TEMA

Ministria e Shëndetësisë në Greqi ka konfirmuar rastin e 10 me koronavirus.

Pacientja është një grua 66 vjeçe dhe po merr mjekim në spitalin e Patras. Aktualisht ajo është në gjendje të mirë shëndetësore.

Rritja e numrit të të prekurve ka alarmuar vendin fqinj, të cilët kanë urdhëruar edhe mbylljen e shkollave në disa zona deri në datën 6 mars.

Edhe Italia vendi më i prekur në Evropë me 79 viktima ka mbyllur shkollat dhe Universitetet deri në mesin e muajit mars.

1 komente në “Greqia shënon rastin e 10-të me koronavirus”

  1. Klimax says:

    Vetem Shqiperia dhe Turqia jane te “pastra” nga koronovirusi ne planetin toke!!!! Rrofte propaganda dhe uniteti vellazeror Rama-Erdogan! Hahahahaha!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje