LETRA: Baton Haxhiu jep dorëheqjen nga Klan Kosova

5 Mars 2020, 11:07Rajoni TEMA

Baton Haxhiu nuk është më drejtor i Klan Kosovës.

Këtë ai e ka bërë me dije nëpërmjet një njoftimi publik ku ka thënë se po lëviz për një adresë të re, për një sfidë të re, por pa treguar se për çfarë është fjala.

Letra e Baton Haxhiut:

Jetën time nuk e paramendoj pa sfida të mëdha.

I kërkoj, por edhe më gjejnë. S’ua kam frikën.

E kam kuptuar moti: sfidat profesionale më mbajnë gjallë në gazetari. Ato u japin energji ditëve të mia të punës, me lumturi dhe mërzi, mirësi e zhgënjime. 

Në gazetë ditore, revistë javore, ose në studio televizive – esenca mbetet e njëjtë. Ta them atë që mendoj se duhet të thuhet, të kërkoj përgjigje, të kontribuoj në sferën publike. Të bashkëpunoj me njerëzit dhe profesionistët më të mirë.

Më shumë se 30 vjet kështu.

Dhe Klan Kosova.

Klan Kosova është pjesa më e bukur e karrierës sime.

Fillime idealiste me paqartësi e pasiguri, duke parë e duke bërë, me pasion, entuziazëm dhe vullnet të pakrahasueshëm me cilindo projekt tjetër medial kosovar në dekadat e fundit.

Energji fantastike e djemve dhe vajzave që u shndërrua në uragan kreativ. Çdo ditë rriteshim dhe ndryshonim për të mirë në hapësira të vogla me shumë ide.

Sot është krejt ndryshe.

Liderizmi i Klan Kosovës në skenën mediale, investimi në gjenerata të reja, ndërtimi i modeleve të reja të gazetarisë dhe stabiliteti i përgjithshëm janë arritje për mburrje dhe krenari. Për mua dhe për të gjithë që kanë qenë pjesë e tij.

Njëkohësisht, janë shenjë e qartë që ky cikël është përmbyllur. Kam arritur në cak.

Më duhet të lëviz. Drejt një adrese të re, një sfide tjetër.

Nuk e kam të lehtë, por e këtillë është jeta ime. Ky jam unë.

Jemi Një.

Përjetësisht.

Me dashuri,

Batoni

7 komente në “LETRA: Baton Haxhiu jep dorëheqjen nga Klan Kosova”

  1. Kosovari says:

    Do behet me ne fund zyrtarish “zedhensi” i Rames.

  2. kodrasadikit says:

    Me ner me thene Baton Haxhiu !!!

  3. Tetovari says:

    Esht e mundshme, por un mendoj se ka zgjeth me uboe ma me zë do shkoje te rts atje e ka vendin.

  4. Lili says:

    Faleminderit i miri Baron,ke emer mbreti Ilir dhe per lirine e Kisives trime luftove me pushke e pende.

  5. is says:

    Analist me fjalë brilante në gojë! Lum kush e ka afër!
    Skuqem nga turpi kur lexoj komente negative, kursejini fjalët e liga, nuk i meriton Batoni!
    Çështje këndvështrimi siduket!
    Nëse një ditë që nuk do të lexonim opinionet e tij, do të ndjeja shumë keqardhje.
    Mos na ler pa shkrimet e tua!
    Suksese Baton kudo qofsh, e qofsh me nder!

  6. Baliu says:

    Kameleon Haxhiu tash do te jet reporter nga Haga, aty do te ket sfida te medha.

  7. Martini says:

    Te lumte Baton Haxhiu ! Te presim me projekte me te medha se Klanet ! Ke bere pine te madhe revolucion ne gazetari por
    Per njerezit qe ke punuar ( Devollet) nuk kane qene te denje te te kene ty aty , je share e stershare por kur syri nuk tu ka lekundur se me gjase shpirtin shume te qete e ke pasur ! Te lumte , te lumte , te lumte ! Qofsh i bekuar e e befah bashkimin e ketyre trojeve tona…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje