Thaçi i ankohet Pompeos për Specialen: vetëm kundër shqiptarëve, e papranueshme!

5 Mars 2020, 21:15Rajoni TEMA

Presidenti Thaçi i është ankuar Sekretarit të Shtetit Mike Pompeo lidhur me Specialen në Hagë, e ngritur posaçërisht për krime te aluduara të UÇK-së, duke i shkruar një letër ku thotë se “është zhgënjyes fakti që Zyra e Prokurorit Special ka dedikuar burimet e veta të shumta për ta hetuar vetëm një grup etnik, pra vetëm kundër shqiptarëve të Kosovës, gjë që dëmton në themel kredibilitetin dhe legjitimitetin e procesit”.

“Institucionet e Kosovës i janë tepër mirënjohës Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në veçanti Zyrës për Drejtësi Globale Kriminale të departamentit të Shtetit, për mbështetjen e vazhdueshme politike dhe financiare për etablimin e mandatit të Dhomave të Specializuara të Kosovës. 

Sido që të jetë, ju shkruaj që zyrtarisht t’ua sjell në vëmendje shqetësimin tonë që edhe pasi kanë kaluar 5 vjet, që është edhe periudha tranzitore e paracaktuar në fillim, ka pasur pak progres në zbatimin e mandatit të paraparë të Dhomave të Specializuara. Po ashtu, më duhet të shpreh rezerva serioze, në emër të institucioneve të Kosovës, që Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit, nuk kanë dhënë rezultate siç është paraparë me mandatin e vet të përcaktuar në letrat e BE-së me Marrëveshjen me shtetin nikoqir, Holandën.

Me keqardhje më duhet ta shpreh shqetësimin tim që mënyra në të cilën këto institucione gjegjëse vazhdojnë të operojnë është në kundërshtim direkt me atë që fillimisht ishte paraparë dhe ishim marrë vesh.

Kurrë nuk ka qenë qëllim i institucioneve të Kosovës që të gjitha procedimet të barten në shtetin e tretë të caktuar dhe të zhvendosen plotësisht nga sistemi ekzistues i drejtësisë kriminale.

Me keqardhje të madhe jua sjelli në vëmendjen tuaj këtë shqetësim, por është shqetësim serioz, pas jam i obliguar të reagoj si president i Kosovës, të cilit i janë besuar siguria dhe mirëqenia e qytetarëve, po ashtu nga Kushtetuta dhe ligjet e Kosovës, kultivimi i parimeve të demokracisë, mbrojtja e sigurisë kombëtare dhe ruajtja e sovranitetit të shtetit. Në të kundërtën, identiteti ynë shtetëror, përpjekjet tona për pavarësi dhe sakrificat që i kemi bërë në emër të kombit do të dëmtohen”, shkruan Thaçi në letër. Kjo vjen një ditë pas presidenti i Kosovës shenjtëroi rolin amerikan për Kosovën e njëherësh e quajti të dështuar atë të BE-së.

Në rastin konkret, Specialja është punë e kësaj të fundit.

6 komente në “Thaçi i ankohet Pompeos për Specialen: vetëm kundër shqiptarëve, e papranueshme!”

  1. LULJA says:

    THACIT I KA HYRE FRIKA E BURGUT SI ILIR METES PO ME NJE DIFERENCE NJERI NE HAGE TJETRI NE REC TE SHKODRES

  2. Speciali says:

    Mos e ruaj Thaco se aty e ke hallin ti se Specialen amwrukanet ta tundin se duan ti ndihmosh te ndajne Kosoven! Keta jane amerikanwt e Trumpit! Ajo Amerika qe duam eshte ajo e republikaneve te Bushit dhe demokrateve te Klintonit! Keta te aotemit jane qelbesira dhe anti-shqiptaret w mw proserbet qe ka para Historianpolitike amerikane!

    1. Jo per gje... says:

      E trishte por ke te drejte. Trumpi eshte shume pro-rus dhe e gjith propaganda qe e ndihmoi per ne shtepine e bardhe kush e ka ndjekur politiken amerikane ka qene propagande pro- ruse e mbushur me lajme te rreme dhe me shtremberime te fakteve historike dhe me konspiraci antiamerikane.

  3. NjeQytetarOptimist says:

    Very true..

  4. Visi says:

    Ky budallai ka harruar se e ka miratuar vet Gjykatën speciale madje duke i detyruar me dhunë deputetët e partisë së tij të votojnë për.
    Por atëherë kujtoi se do ua fuste shokëve por kur kuptoi se do ta hante edhe Vet doli kundër.

  5. Baliu says:

    Moderrn prostidenti: From zero to “hero”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje