Fluksi i migrantëve, Vuçiç: Nëse rrezikohet siguria kombëtare, Serbia mbyll kufijtë

6 Mars 2020, 17:41Rajoni TEMA

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç sot deklaroi se ka dhënë urdhër që Ushtria e Serbisë, Ministria e Punëve të Brendshme dhe Agjencia Informative e Sigurisë të përgatisin plane që nëse vjen deri tek cenimi i sigurisë kombëtare gjatë krizës së migrantëve Serbia të mbyllë kufijtë, raporton Anadolu Agency.

“Nëse vjen deri te rrezikimi i sigurisë kombëtare të Serbisë ne do t’i mbyllnim kufijtë tanë pothuajse hermetikisht”, u tha Vuçiç gazetarëve në një ngjarje, duke shtuar se shpreson që të mos vijë deri te kjo.

Ai tha se Serbia është e gatshme që në afat prej 12 orëve të mbyllë kufijtë dhe përsëriti se shpreson që këtë mos ta bëjë.

Vuçiç tha se Serbia tregon humanizëm ndaj migrantëve, por nuk dëshiron që Serbia të jetë viktima.

“Të jemi ne viktima e vetme dhe dikush të mendojë se kjo duhet të jenë vendet e Ballkanit Perëndimor, kjo nuk do të ndodhë”, tha Vuçiç.

4 komente në “Fluksi i migrantëve, Vuçiç: Nëse rrezikohet siguria kombëtare, Serbia mbyll kufijtë”

  1. LULJA says:

    Bravo brate e bukur po lubonja cfare thote

  2. Miti says:

    Po Rama i mbyll dot kufijte? Apo do behemi bordello arabo-afrikane?

    1. Amon hajde says:

      Nuk te vjen njeri, mos ki frike. Ne kemi frikesuar dhe veshtiros te gjithe.

  3. meu says:

    Lubonjoviçin se kanë pyetur akoma.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje