Turqia nuk do të lejojë kalimin e migrantëve për në Greqi përmes detit Egje, për shkak të pasigurisë, ka njoftuar roja bregdetare, raporton BBC.
Urdhri i presidentit turk Recep Tayyip Erdogan vjen një javë pas deklaratave se do t’i hap dyert për refugjatët që të kalojnë në Evropë, për shkak të tensioneve të konfliktit për Sirinë.
Turqia javën e kaluar i ka hapur kufijtë drejt Evropës, duke thënë se nuk mund të zbatojë më një marrëveshje të vitit 2016 me BE-në për të parandaluar hyrjen e migrantëve në Evropë.
Bashkimi Evropian ka akuzuar Erdoganin për shfrytëzim të migrantëve për qëllime politike dhe ka insistuar në mbylljen e kufijve, derisa tensionet janë rritur sërish.
Të shtunën, autoritetet greke, kanë hedhur gaz lotsjellës ndaj migrantëve në kufi, të cilët kanë brohoritur “Hapni dyert”. Autoritetet greke kanë akuzuar edhe policinë e Turqisë për hedhje të gazit lotsjellës ndaj policisë greke.
Turqia tashmë strehon mbi 3.7 milionë refugjatë sirianë dhe emigrantë nga vendet tjera të Lindjes së Mesme.
Në javët e fundit edhe gati 1 milion sirianë i janë afruar kufirit turk nga provinca Idlib e Sirisë për shkak të luftimeve të ashpra atje në mes të rebelëve anti-qeveritarë që mbështeten nga Turqia dhe forcave qeveritare siriane nga Rusia.
tipike per nje sunit,pas nje ”trimerie” fillon ”pipa”…………………gezuar ramazonin!
perpara se te dergonte hordhite pushtuese ne Idlim i versulej Asadit madje edhe ruseve se ne po humbasim durimin,fundi i muajit janar ishte limiti.Ne shkurt filloi luften,perfundimi:RROCKEN ne sume,mbi 100 nizame te vrare,asnje meter toke te pushtuar ne Idlim.”Trimeria” turke mori fund,sulltan leshi shkon ne Moske i ben ”pipa” Putinit madje ishte i gatshem ti bej edhe Asadit.
E njejta gje me refugjatet,do te mbush evropen tha perpara ca ditesh,perfundimi: ”pipa” evropianeve!
”trimerite” e sulltanit i besojne vec tourkalvanoi-te,”trimeri” keto qe te kujtojne turkoshakun Metin………..JENI TE PAFYTYRE!
pushti turk
Erdomutit ju kthye bumerang kercenimet dhe hapja e kufinjve, pas izolimit total te kufirit tokesor nga Greket neEvros dhe pas daljes ne Egje te 60 luftanijeve Helene per te mbrojtur kufirin detar.
Levizjet e matura, te guximshme dhe brenda te drejtes nderkombetare qe ka bere Greqia keto vitet e fundit e ka sjell Turqin fodulle ne nje pozit shume te veshtir, si ne opinionin e brendshem por edhe nderkombetar.
Renia e diktatorit Erdogan ashtu si Sadamit dhe Kadafit eshte ceshtje kohe.
Jo vetëm që nuk i pengon refugjatët për të kaluar në Greqi por i ndihmon duke vënë në dispozicion të tyre dhe forcat ushtarake dhe policore. Janë regjistruar video që tregojnë se si trajtohen nga forcat e Xhandermas të gjithë “refugjatët” që dezertojne nga fronti i Evros. Shqelma, grushte, dacka, etj. Është për të ardhur keq se ata gjenden mes dy zjarresh, por dashje pa dashje janë bashkpuntore në këtë sulm të Turqisë kundra Greqisë.