Milan dorëzohet ndaj Genoa dhe i largohet zonës evropiane

8 Mars 2020, 16:59Sport TEMA

Milani u mposht 1-2 nga Genoa në San Siron pa spektatorë, duke iu larguar zonës evropiane.

Kuqezinjtë luajtën pa ide, ndërkohë që miqtë shënuan dy gola që në pjesën e parë me anë të Pandev dhe Cassate.

Reagimi i vakët i Milanit erdhi vetëm në minutën e 75, pas një goli të Ibrahimovic.

Në ndeshjen tjetër të drekës në Serinë A, Sampdoria fitoi 2-1 ndaj Veronës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje