VIDEO/ Historia e Martës, gruas së jashtëzakonshme nga Shkupi: Mos k’i frikë të ëndërrosh e t’i kthesh ëndërrat në realitet

8 Mars 2020, 14:00Rajoni TEMA

“Edhe pse kemi hyrë në dekadën e 3-të të shekullit 21  historitë e grave të suksesshme në biznes, zor se ndeshen. Kjo është më e dukshme në Ballkanin Perëndimor, pasi vetëm 1 në 5 gra zotëron një biznes. Dhe jo vetëm kaq, shkalla e punësimit të grave në rajon gjatë vitit 2018 ishte vetëm 43,7% “, thotë Majlinda Bregu, Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC).

A janë gratë që ia dalin mes vështirësive të pafund kaq të padukshme?! Jo! Por e mira s’bën lajm.

Një e kartëta e qytetarëve në Ballkan (22%) mendojnë se numri i ulët i grave në pozita drejtuese në politikë dhe biznese është një çështje që duhet të trajtohet me urgjencë. Ballkani Perëndimor humbet 5% të PBB-së si rrjedhojë e hendekut të grave si sipërmarrëse. PBB-ja e rajonit mund të ishte 20% më e lartë nëse gratë do të merrnin pjesë në tregun e punës në të njëjtat nivele siç edhe burrat. Merreni seriozisht këtë shifër. Gratë janë çelësi për zhbllokimin e potencialit ekonomik të Ballkanit Perëndimor. Fuqizimi i grave i bën shoqëritë më të forta dhe familjen më të mirë. Pra, le t’i Fuqizojmë Gratë dhe të kemi më shumë histori si ajo e Martës, një grua nga Maqedonia e Veriut, e cila ka bërë histori suksesi në biznes. Prezantohuni me Marta Naumovska Grnarova ”.

Marta është një vajzë, një grua, një nënë, një vizionare, një inxhiniere mekanike, një artiste, por edhe një biznesmene shumë e suksesshme, një lidere! Ajo është pronare dhe drejtoreshë e Përgjithshme e ‘Zavar’, një kompani me qendër në Shkup, që krijon sende të dobishme dhe praktike, si radiatorët, por unikë për shkak të dizajnit të tyre të mrekullueshëm dhe inovator. Kompania e saj është një nga të paktat nga rajoni që është kryesisht e orientuar drejt eksportit.

“Misioni im është të tregoj fuqinë e këmbënguljes dhe ambicies. Nuk ka  rëndësi se nga vjen dhe puna që bëni, por mos hiqni dorë nga planet që keni. Jam e lumtur që sot historia e suksesit të ‘Zavar’-it nuk është vetëm për shkak të këmbënguljes sime, por prej një ekipi prej 50 personash që ndajnë të njëjtën insistim dhe përkushtim çdo ditë. Ne kemi disa inxhiniere femra në ekip dhe shpresojmë që në të ardhmen do të inkurajojmë edhe më shumë vajza që të bëhen pjesë e skuadrës tonë dhe ta duan këtë punë, sepse mendoj se nuk ka ndarje të profesioneve për meshkuj dhe për femra, është thjesht një angazhim dhe dashuri për punën. Mos kini frikë të ëndërroni; mos kini frikë t’i realizoni ëndrrat tuaja, fuqia e natyrës është tek ne gratë.–Dëgjoni Gratë”.

Që nga fillimi i fushatës WE në Mars 2019, RCC ka prezantuar  Nada MarkoviçIris GjinovçiAida Çorbadziç dhe Uta Ibrahimi. ËE vazhdon serinë e prezantimeve të grave e shquara nga rajoni që bënë ndryshimin.

Ne do të vijojmë kudo në rajon. Vetëm dëgjojini gratë! Just listen to women!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje