Nga Altin Ketro
Kryedemokrati Lulzim Basha ka ndërmarrë një fushatë të programuar “derë më derë” në kuadër të turit qesharak “Po të dëgjoj”. Kronikat që ai shfaq në Facebook zgjasin rreth 3- 4 minuta dhe “takimi me popullin” pasqyrohet në 30 sekonda për secilin. Ekipi regjisorial ka menduar që kronikat të jenë të shkurtra dhe mundësisht me nga një fjali prej qytetarëve që takon Basha.
Gjithashtu kronika shoqërohet edhe me titra mbi atë çfarë thonë protagonistët në video. Në fakt, titrat të krijojnë dyshimin e arsyeshëm se edhe folësit “popull” janë duke thënë fjali skenaristësh prej SHQUP-i.
Gjithsesi, edhe në këtë model që Lulzim Basha ka zgjedhur të bëjë, është një kopjac i modelit Rama. Dihen tashmë turet e tij nëpër familje. Ato ture nuk ishin thjesht për propagandë disa sekondëshe, por takime transparente që transmetoheshin drejtpërdrejtë, pa kalur në filtrin e censurës.
Rama ishte i shpenguar në ato ture në familjet kudo në Shqipëri, bile edhe duke drekuar aty ku shkonte. Biseda rridhte lirshëm për çdo lloj problematike, ku aspekti kritik nuk mungonte gjë që i jepte bisedës më shumë interes.
Ndërsa takimet e Lulzim Bashës janë të akullta e të imponuara, u mungon spontaniteti dhe ngrohtësia që duhet të ndjehet në një ambient familjar. Ato karakterizohen nga një falsitet në komunikim i cili nuk rrjedh natyrshëm siç ndodh rëndom kur dy njerëz bashkëbisedojnë.
Ai ka frikë që t’i transmetojë drejtpërdrejtë këto takime. Ka frikë edhe nëse i përzgjedhuri do të jetë nga ata militantët e flaktë të partisë. Ai druhet se skenari nuk do të dalë ashtu siç është parashikuar në letër, gjë që do sillte efekt të kundërt.
Kurse Edi Rama i pëlqen ambientet ku nuk i bëhet temena, por aty ku ka më shumë kundërshti. Shkon atje dhe përballet pa pasur merakun se si do dalë në televizion. Të tilla ishin përballjet me studentët apo edhe me ata që humbën shtëpitë nga tërmeti i fundit.
Duke parë turin aktual të Lulzim Bashës, vështirë të mendohet se ai do mund të përballej në ato dy situata që kaloi Rama, përveçse në rast se studentët do ishin 100 për qind nga FRPD, kurse banorët që humbën shtëpitë nga pjesa militante e partisë.
Në një sekuencë video që shfaqi së fundi, ai paraqiti një burrë në moshë që pretendonte se ishte socialist, por që kishte humbur besimin tek kryeministri Rama dhe tashmë besonte se Lulzim Basha dhe PD-ja do t’i sillnin begatinë.
Nuk di të them nëse ai zotëria ishte apo jo socialist deri në zgjedhjet e fundit. Do ta kisha besuar nëse kronika do të ishte e drejtpërdrejtë, sepse me mënyrën siç e transmeton Basha, bën vaki që skenaristi dhe regjisori pas kamerës t’i kenë thënë atij zotërisë: “A ka mundësi ta bëjmë edhe një dubël tjetër(?) sepse nuk na doli mirë kjo skena.”
Gjithsesi, dy fjalë dua t’ia them atij zotërisë së moshuar të prezantuar si Niko, ish-socialist. Lulzim Basha, që ju pritët në shtëpi, nuk është një “mall” fringo i ri, i paprovuar ndonjëherë.
Ai politikan ka qenë ministër i Jashtëm, ku firmosi një marrëveshje që i dhuronte fqinjëve tanë jugorë disa qindra kilometra katrorë det.
Ai politikan ka qenë ministër i Transporteve, ku u akuzua nga KLSH (e drejtuar nga PD) se kishte shpërdoruar qindra milionë euro në “Rrugën e Kombit” dhe e mbylli çështjen me procedurë ngaqë sa herë e thërriste prokuroi për të dëshmuar ai ose sëmurej, ose ndodhej në Holandë.
Ai politikan ka qenë ministër i Brendshëm, teksa nga zyra e kryeministrit dëgjonte (vrasjet i shihte kryeministri) sesi plumbat e vartësve të vet vrisnin 4 demonstrues paqësorë.
Ai politikan ka qenë kryebashkiak i Tiranës, ku mandatin e vodhi në tavolinë dhe fjeti 4 vjet në atë detyrë, duke i humbur kryeqytetit po aq vite zhvillim të munguar.
Ai politikan, që ju zotëri me emrin Niko e pritët në shtëpi, nuk ka reflektuar për këto zullume penale që ka kryer në të shkuarën kur ka qenë në pushtet. Edhe sot në opozitë, ky aspirant për kryeministër, i trash zullumet e veta duke u vënë me ndërgjegje në krye të grupit drejtues prej 4 vetash që organizuan dhe zbatuan planin kriminal me prapavijë përfitimi politik: “Komplot kundër Shtetit dhe Individit”, që publiku e njeh si “çështja Babale”.
Ai politikan, zoti Niko, sot në opozitë, inskenoi një nga aktet më të shëmtuara e më të rrezikshme në demokraci që vetëm mendja diabolike e Sali Berishës mund ta bënte. Por ja që edhe pasardhësi i emëruar prej tij, i “diplomuar” në Holandë, vijoi në të njëjtën rrugë.
Kur një komplot kriminal me prapavijë politike, organizohet dhe zbatohet nga kryetari i opozitës që synon të bëhet kryeministër, së bashku me tri pretendentë për ministra, ndaj qytetarit të pafajshëm me emrin Agron Xhafaj, vëlla ministri dhe, ndaj shtetit që përfaqësohej me ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj, për ty zoti Niko dhe për Niko të tjerë, që për opinionin publik sot jeni thjesht anonimë, nëse dikur do të bëheshit politikisht të rrezikshëm për një qeveri hipotetike “Basha”, do të kishit fatin tragjik të Remzi Hoxhës.
Prandaj, ju zoti Niko dhe të gjithë ju që i hapni derën Lulzim Bashës, përpara se të deklaroheni “socialistë” të pakënaqur që i jepni besën Lulzim Bashës, kuptoni se çfarë “malli” keni futur në shtëpi. Kujtoni zullumet dhe gjëmat që mban mbi supe, dje dhe sot, ky politikan i pandreqshëm dhe, pasi të keni reflektuar mbi to, jeni të lirë të zgjidhni midis Lulzim Bashës dhe Edi Ramës.
aman mos na e permendni me kete spurdhjak qe e rref Like floriri me shpulla.
Te lumt zoti Ketro: E ke thar kete artikull.Basha po shikon endrra me sy hapur dhe duke mbajtur syt te koqet e dashit, se mos i bjen.Ai me emrin Niko nuk ka qene socialist se socialistet nuk shiten .
Asgje nuk eshte perpara makinerise se falsitetit te erjon velise. Ai opozite, e tmerrshme eshte kur falsitetin e ben qeveria,se ajo e ben me taksat tona
Plasen flete-rrufete ketaj.
Niko duhet te beje autokritike ne organizaten baze te Partise,ndryshe…
Braaaaaaavo e ke qendis respekt
djallit nuk i nderron lekura
Per mua nuk ka rendesi te vecant pozicioni i politikave ,i majt i djatht i qendres ,apo i c’do lloj fraksioni qofte .E rendesishme eshte qe c’dokush te percaktoje qart politiken me te arrire ,per ta cuar ne krye te pushtetit . Nuk e kam idene ,por as deshiren per te mbivleresuar , por edhe nenevleresuar, politikane individ . Besoj se na nevojitet njofia e kraheve politik ,aftesia e tyre ,perkushtimi i tyre deshira per pune ,nje politike e jashteme te qarte , dhe te dobishme per shtetin . GJithkush eshte ,ndoshta ,ne te drejten e tyj , per te bere kritika ,per te dhene mendime ,per te perkrahur politikan , dhe parti politike ;por domosdoshmerisht duhet te mbeshtet , tek e mira , tek e drejta , tek e verteta , sepse se afermi ,do te te duket vetia nje qenie qe nuk e ke mundesine te vetkontrollohesh .Askush nuk mund te japij receta popullit ,se ke te pranoje mik shtepie apo te pres me respekt ,cilindo qe ka deshire te pij nje kafe ne familien e tij . Kur e merr fora nje rrogetar ,ne media ,te kriminalizoje pa fie arsye e pendese ,cilindo qe i del perpara ,jo vetem per nje soro para ,por edhe te derdhe vrerin ,pa kufi ,me te cilin eshte mbushur plot e per plot . Kete njeri e paska mbuluar ligesia , nuk eshte se mundesh te mbushesh me urrejtje ndokend , kunder dikujt ,por thjesht jeni i neveritshem . Nuk jam ketu per ti bere ndokujt avukatine , por duke pare median , hasim ne zhgarravinat e tua , dhe na trazon barkun . Zoti , nese mundet ,te befte njeri .Faleminderit .
Ke harruar te kujtosh se si Basha zhduku vidjon qe tregonte masakrat e serbeve ne Kosove. Historine e te ashtuquajtures “shtepi e verdhe” ku Basha doli ne krahun e serbeve me akuzat absurde per gjoja heqje organesh te te burgosurve serbe. Harruat fushaten qe beri Basha me maskarenjte e tjere te PD-se kunder hapjes e negociatave. Pamvaresisht se personalisht jam kunder hyrjes se Shqiperise ne BE, rregullat e demokracise te detyrojne te pranosh deshiren e shumices, prandaj Basha tradhetoi shqiptaret kur punoi kunder Shqiperise. Per keto e te tjera krime, Basha dhe ustai i tij Berisha, duhet te varen me koke poshte mu ke qafa e kalit te Skenderbeut deri sa vrima e bythes ti dali nga goja.
Jo më kot Rama e ka cilësuar Bashën ‘konkuretin’ e tij “artist” në thonjza, sepse luan gjithmonë role, por role të shëmtuar. Ato që me të drejtë gazetari ia rendit Bashës në shkrim, nuk kanë të bëjnë me role “artistike”, por meritojnë cilësorë të tjerë si gënjeshtar, dembel, hajdut zgjedhjesh apo fondesh publike deri dhe kriminel, pavarësisht se në këtë të rast mund të quhet bashkëpunëtor në krim. Të gjitha, me përjashtim të tre të parave, me një drejtësi serioze duhet të ishin objekt hetimi. Deri sa ajo ditë të vijë (filloi me Llallën), ka qenë elektorati ai që ia ka dhënë ndëshkimin, duke filluar nga 2011, ku edhe pse pati votat e lëvizjes së socialistëve të inatosur (LSI), të Skraparit dhe të komunistëve të Hysni Milloshit, humbi përballë Ramës që konkuronte për mandat të katërt për Bashkinë Tiranë, pavarësisht se i fitoi ato në tavolinë me KQZ e Ristanit dhe gjyqtarët e Kolegjit Zgjedhor të Agim Bendos etj, të përjashtuar nga vettingu. Dhe qysh atëhere Basha ka shkuar nga humbja në humbje siç përballë Ramës aspirant për kryeministlr, do të humbasë edhe në ato të qershorit 2021, nëse Nikot e PD do të duan ta kenë akoma kryetar të tyre. E sigurtë është që mbas humbjes së rradhës, do ta përzenë me ceremoni. E pse do t’ju duhet më tej? Nuk u mjaftuan 8 vjet në opozitë për t’u bindur se ç’kryetar kanë?!….
Po akoma ju nuk u mesuat me Lul Kumbulloren dhe PD e tij? Ata nuk dine as te akuzojne, as te kritikojne, as te bejne propagande. Dine vetem te sajojne histori si puna e asaj te Babales, shume te trasha dhe menjehere te dallueshme si fallco. Tjeter gje nuk dine te bejne.
Bravo Ketro. Bukur ja ke qendis ketij kaushi, megjithese ka edhe zulliume te tjera qe nuk i ke permendur.
Te lumt zoti Ketro: E ke thar kete artikull.Basha po shikon endrra me sy hapur dhe duke mbajtur syt te koqet e dashit, se mos i bjen.Ai me emrin Niko nuk ka qene socialist se socialistet nuk shiten .
ALTIN JE GJIGAND, JE PENE E ARTE….
Or mik i ke rënë kokës . Kjo është fytyra e vërtet e lulit të vocërr. Kush ka sy e sheh kush nuk ka le të presi kockën që do u hedhi luli kur të vij në pushtet. Vetëm më vjen për këta qorra se ajo do vonoj shumë. Dhe një pyetje kisha unë . Gjyshja e besit do marri pjesë në task forcën e like floririt.
Analize shume e sakte o Altin por nje gje nuk ke kuptuar ose spikatur ne kete mesele te Lulezime Bashes qe “qyqari Niko” nuk di as shkrim e kendim ,ndaj thene ndryshe me shkoqur :Ia thua, por kujt ia thua,pasi te dy nuk kuptojne nga keto gjera!Ky bashkebisedim midis dy personazheve ne fjale verteton toremen qe:te gjithe PD-istat jane koqe por jo te gjithe koqet jane PD-ista!