Basha: Kemi mjekë të mirë, t’iu jepen mjetet dhe fondet e nevojshme për të përballuar këtë situatë

9 Mars 2020, 14:28Politika TEMA

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, iu drejtua me një mesazh të gjithë mjekëve dhe infermierëve shqiptarë, që të kërkojnë gjithçka iu duhet për të përballuar situatën me koronavirus pas konfirimit të dy rasteve të para.

Në një dalje për media, Basha tha se qeveritë shkojnë e vijnë, ndërsa mjekët janë ata që mbeten dhe që kanë në dorë jetën e qytetarëve.

“Duke iu uruar shërim të shpejtë të prekurve, drejtohem me këtë mesazh: të dashur mjek e infermierë, sytë e veshët janë drejtuar te ju. 

Sot jemi në mbështetjen tuaj për të zbatuar masat që sugjeroni. Mos ngurroni të kërkoni çfarë iu nevojitet për të përmbushur misionin tuaj. 

Qeveritë shkojnë e vijnë, ata që do të mbeten jeni ju, keni në dorë jetën e qytetarëve. Kemi një nga stafet më të mira, sot duhet t’iu japim mjetet dhe fondet e nevojshme për të përballuar këtë situatë. 

Sa më shumë të flisni ju sot, aq më të qetë do të jenë qytetarët. Sot duhet të jemi të përgjegjshëm për çdo veprim. 

Shmangni kontaktet me qytetarët dhe të afërmit për një periudhë dy javore. Kujdes të veçantë duhet të kemi me të moshuarit. 

Sa më të kujdesshëm të jemi sot, aq më lehtë do të kalojë kjo situatë. Ne do ndjekim hap pas hapi situatën. Ekspertët tanë do të jenë në gatishmëri. Grupi i punës i ngritur në PD do të bëjë gjithçka për të monitoruar këtë situatë”, tha Basha. (TemA)

3 komente në “Basha: Kemi mjekë të mirë, t’iu jepen mjetet dhe fondet e nevojshme për të përballuar këtë situatë”

  1. Andi says:

    Ore, po qenka megjithemen trap fare ky !
    Te njejten sjellje si me termetin e 26 nendorit 2019, ngre grupe pune prane PD. Ore kafshe, ju dhem zemra apo stomaku te thoni ndiqni rrekomandimet e qeverise, por i thone vehtes ekzekutues (grpi i punes PD, Falenderon mjeket etj etj etj).
    Shqipëria drejtohet nga nje kryeminister qe quhet : Edi RAMA. Doni apo s’doni ju !!!
    Ky te ben me lujt menç mor jahu. !
    Fare e keqe, nuk do ^te kete kurre ne hsitorine e Shqiperise ne te ardhmen rrace si ky, jo kurre !

  2. Bano says:

    Ketu e ka fajin MEDIA dhe ju te gazetes Tema pse jo !
    Ne çfardo urgjence apo emrgjence, ju i jepni fjalen opozites duke deredibilizuar shtetin e vertete (Qeverine e zgjedhur nga populli).
    Ne Itali, Gjermani, France etj etj, nuk behet fjale ti japesh vend opozites ne raste te tilla urgjence kombetare, kurse tek ne, shef Berishe et Basha me shume se ministrja e shendetesise apo Edi Ramen qe jane ekzekutivi kombetar.
    Vend budallenjsh per zotin !
    Qofshi ne (dhe ju) qe jemi (jeni) !!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje