Pas konfirmimit të dy rasteve të para me koronavirus në vend, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka vendosur anulimin e dy aktiviteteve publike të parashikuara për pasditen e sotme.
Siç thuhet në një njoftim të zyrës së shtypit të PS-së, bëhet fjalë për një aktivitet në kalanë e Tiranës dhe një dëgjesë me mësuesit.
“Në Kalanë e Tiranës ishte përgatitur një event kushtuar grave shqiptare për kontributin e tyre në shoqërinë tonë. Aktiviteti, ku ishte parashikuar pjesëmarrja e rreth 300 grave dhe vajzave, do të zhvillohet në një moment tjetër, kur shëndeti i qytetarëve të mos konsiderohet i rrezikuar.
I njëjti vendim u mor edhe për një tjetër aktivitet të zotit Basha. Ai kishte planifikuar në orën 15.00 një dëgjesë me mësuesit, pjesë e turit #potedegjoj, por edhe ky event do të shtyhet për një moment tjetër”, thuhet në njoftimin e PD.
Oooooooo Ka kthy edhe ky me ps?