“Kur isha kaçurrel qerasja fëmrat me whisky”! Vjen reagimi i Kostaq Papës: U bënë bashkë ujqër e çakenj, mallkuar qofshin

9 Mars 2020, 09:00Politika TEMA

Deputeti i opozites së re, Kostaq Papa, ka reaguar për herë të parë, pasi u bë viral në rrjet për shkak të fjalimit të tij të mbajtur për gratë në Kuvend.

“Fëmrat me mua pinin më shumë whisky se ujë”, tha Papa në foltoren e Kuvendit, ndërsa kjo solli mjaft reagime në rrjet.

Ndërkohë, mbrëmjen e djeshme në një postim në rrjetet sociale ai  shprehet se i janë hequr fjalët nga konteksti dhe po hidhet baltë mbi të:

“Heqin një fjali nga konteksti dhe bëjnë futboll me të dhe përpiqen të hedhin baltë mbi njeriun e ndershëm që kërkoi të kontrollohen tenderat e korupsionit.

Thjeshtë rrjetet donin një rast qoftë dhe fjali xhentilese dhe u bënë bashkë ujqër e çakenj që e kanë rrjepur këtë popull e as duan tia dinë për integrimin e vendit në BE por vetëm ta grabitin e shqiptarët ti lënë barkthatë e bukë me listë që ti kontrollojnë dhe të tjerët të emigrojnë!

Zoti dhe e drejta është me shqiptarët!

Zoti dhe e drejta është me Deputetin Kostaq Papa që ska prekur e nuk do prek asnjë lekë publike.

E keqja e shqiptarëve vjen nga shqiptarët.

Mallkuar qofshin ata që pengojnë integrimin e Shqipërisë dhe Shqiptarëve!

Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe Shqiptarët!

Ky shekull është i Shqiptarëve!

SHQIPËRI ATDHEU IM !

Falenderoj gjithë ata që nuk pranuan të bëhen pjesë e këtij skenari antishqiptar, tradhëtar e poshtërues. KOSTAQ PAPA Deputeti Tiranës dhe Emigracionit”!

5 komente në ““Kur isha kaçurrel qerasja fëmrat me whisky”! Vjen reagimi i Kostaq Papës: U bënë bashkë ujqër e çakenj, mallkuar qofshin”

  1. juristi says:

    Duhet me lexu edhe budallenjte.

  2. Yt o Rr… K… komplet me gjithe ata qe te futen ne Liste per Deputet. Prandaj do rrini shume shume vite ne Opozite, rrugeve dhe Mediave duke llapur, share e djegur, se nuk keni asnje alternative me, sepse i konsumuat qe me 1996, 1997, 1998, 2009, 2011, Data te zeza per Shqiperine dhe shqipetaret.

  3. Shqiptari says:

    Taqo!Mos u mërzit,në atë foltore kanë bilbiluar shumë të tjerë,kolegë të tutë,që u ka qeshur fati të jenë baballarê të kombit!Tani fati po them unê,pasi kryetarêt e partive shqiptare,që janë e njejta markë me ty,ua kanë dhënë ketë shans,që ju të shpalosni idetê,projektet,mendimet,filozofinë,pēr zhvillimin dhe përparimin e këtij vendi.Mesa kam parë,pasi për fat të keq pothuaj nuk u ndjek,ti je mirë.Je xhentil se uron gratê në festën e tyre.Tani je pak nostalgji për vitet e rinisê,pēr ndonjë gurgule,që kemi bërê të gjithë,kuptohet,kur ishim kaçurrelsa,bojsa.Nuk e kam parë seancên,po aq sa shoh në rrjete,tani ka pak intimitet,pak,fare pak seksizëm,po në fund tē fundit aty ka xhentilesê,respekt për cucat e dikurshme,pē s’para ia dinin shijen xhonit dhe skoçit,pasi kishte kaçurrel me konjak-fërnet-ponç.Po kjo ska rëndêsi,vlen sjellja prej kavalieri.Tani,që ja nevrikosur pak,pasi këto dreq rrjete sociale,gojēt e liga,dhe për dreq dhe politika,jo vetëm që nuk të kuptojnē ty,por dhe të tjerë kolegë dhe kolege të nderuara,po ti mos e vra mendjen se kalon shpejt.Rendësi ka që ti dhe miqtë e tu aty në sallë mendojnē pēr kētë vend.Ne kemi nevojē pēr përfaqësues patriotë,që nuk marrin tendera,që nuk zhvatin popullin,po shkojnē në parlament,marrin rrogën dhe na ksehasin me shaka të ëmbla,me fjalime brilante dhe leksione pér koparatat.

  4. Salbeu says:

    Të lumtë kosta papa . Sa për të tjetër që bëjnë moral , janë të njëjtët njerëz që rrahin gratë , martohen dhe ndahen brënda muajit i përdorin femrat për prostituta, i nxjerrin gratë në rrugë për dashnoret . Ka dhe plera si çim peka që mori vajzën e botës në qafë dhe sot livadhis i lirë. Këta janë të moralit dhe fatkeqsisht SHqipëria të tillë plera ka shumë .

  5. Ilir says:

    Sa po te harronin o Koci, po mereshin me ata dy qe sollen virusin nga Italia! Te Isha si ti do rinja urte sa te harrojne.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje