Kryeministri Edi Rama ka njoftuar mbylljen e institucioneve arsimore në vend për shkak të koronavirusit.
Si pjesë e masave për përballimin dhe kufizimin e përhapjes së Covid-19, në mbledhjen e qeverisë këtë mëngjes, Rama gjithashtu tha se do të pezullohen të gjitha udhëtimet ajrore dhe detare me veriun e Italisë,
“Masat e sotme që ka ardhur momente, gjithnjë në ndjekje të protokollit të përcaktuar nga OBSH, janë pezullimi i fluturimeve dhe detare deri më datë 3 prill. Mbyllja e institucioneve arsimore për një periudhë dy javore, dhe pastaj vlerësimi në proces.
Nga të gjitha statistikat e nxjerra deri më tani pjesa më pak e kërcënuar është e të rinjve, por nga ana tjetër duhet kuptuar se të rinjtë, fëmijët, të cilët për shkak të faktit që duhet të shkojnë në shkollë apo kopsht dhe mblidhen së bashku mund ta transmetojnë virusin tek të tjerët, edhe pse tek ata vetë virusi nuk shfaqet kërcënues në rrezikshmëri për jetën.
Ne besojmë që është momenti të mbyllim të gjitha institucionet arsimore dhe të kërkojmë anulimin e të gjitha grumbullimeve masive, kulturore, sportive, dëgjesave publike, deri në datën 3 prill, për ta parë dinamikën e këtij zhvillimi dhe pastaj për të vendosur për më tutje”, tha Rama.
Rama: Masë administrative për ata që thyejnë rregullin për vetëkarantinimin. Mediat të vetëpërmbahen, duhet të jemi aleatë
Kryeministri Edi Rama bëri të ditur se çdo individ që vien nga zonat e kuqe, duhet të vetëkarantinohet, ndërsa shtoi se në rast se kjo do të shkelet do të shoqërohet edhe me masë administrative.
Më tej Rama pati edhe një thirrje për mediat të cilave u kërkoi të vetëpërmbahen dhe të kenë dhe dijen se në këtë situatë armiku më kërcënues nuk është koronavirusi por paniku që stimulohet nga lajme të rreme dhe ekzagjerime të paatorizuara dhe jo shkencore
“Duhet vetëkanrantimimi i personave që vijnë nga zonat e kuqe, Vetëkarantimi gjendet edhe në ligjin tonë aktual të Republikës së Shqipërisë. Shoqërohet me masë administrative për thyerjen e këtij rregulli. Çdo individ duhet të kuptojë se ka një rol në këtë përballje.
Për të ruajtur veten dhe të tjerët duhet të vetëkarantinohet nëse vjen nga një zonë e kuqe. Pas rasteve të konfirmuara mjediset e përgatitur më parë për karantinë janë në dispozicion.
Dhomat e izolimit janë funksionale dhe është punuar për stokun e materialeve. Ata që kanë të afërm në spital duhet të kufizojnë vizitat dhe të lehtësojnë punën e personelit dhe punën tonë të përbashkët.
Dua të theksoj se spitalet dhe ekipet mjekësore janë përcaktuar dhe dihen nga ata që do të përfshihen në proces. Është një përgjegjësi e madhe për shëndetin e njerëze.
Mediat të vetëpërmbahen dhe të kenë dhe dijen se në këtë situatë armiku më kërcënues nuk është koronavirusi por paniku që stimulohet nga lajme të rreme dhe ekzagjerime të paatorizuara dhe jo shkencore. Nuk është e tepërt të thuhet se duhet të jemi aleatë”, tha Rama.
Rama: Të infektuarit erdhën me makinë personale, ruani qetësinë
Kryeministri Edi Rama deklaroi se 28 vjeçari dhe i ati i tij të infektuar me korona virus erdhën me makinë personale nga Firence në Shqipëri përmes pikës kufitare të Hanit të Hotit.
“Personat e prekur me koronavirus erdhën me makinën e tyre personale, ërmes pikës kufitare të Hanit të Hotit.
Të gjithë jemi të ekspozuar ndaj riskut nuk ka këtu asnjë dallim shtrese, moshe e kështu me radhë, por të gjithë duhet të jemi të vetëdijshëm se ku ky virus prek më rrezikshëm, kush janë hallkat e dobëta, dhe si të gjithë së bashku të bëjmë të ruajmë njëri-tjetrin dhe të dalim edhe nga kjo situatë me vetëpërmbajtje dhe një angazhim ku secili bën punën e vet.
Janë disa këshilla shumë të thjeshta, që duhen ndjekur, që nga shmangia e kontakteve të afërta kur janë të evitueshme, tek dezinfektimi i duarve, larja e shpeshtë e duarve pas kontaktit, tek vetëkarantinimi në rast se vjen nga një zonë që është prekur, dhe tek vendosja e një filtri individual në raport me informacionin. Asnjë panik, asnjë ekzagjerim në emocione negative. Kujdes, qetësi, vetëpërmbajtje” – tha Rama. (TemA)
Lajm i keq për Presidentin Meta që bën si bir kurve në sheshin ”Skenderbej”.Ne jemi shteti i fundit që jemi prekur dhe shteti i fundit që mund t’ja dalim mbanë
Duhet mbyllur Meta dhe jo shkollat pasi ai sjell fatkeqësi me idet e tijê stupid.
POLICI QE MORI NE DORE EDHE KONTROLLOI PASAPORTAT E KETYRE A DUHET TE VEJE NE KARANTINE? AI PAS KETYRE KA PREKUR EDHE TAKU SHUM TE SPORTELI , A NDIKON NE PERHAPJE???
O buce km
Ku mbyllen shkollat dmth qe ka raste pozitive pse nuk i ben publike qe njerzit te rrisin vigjilencen
Duhet ta kishe mbyllur kufirin qe ne rastet e para dhe jo vetem me lombardine por krejt pikat doganore per pasagjeret
Tani eshte vone do beje te sajen
Po kontrolli ne kufi ku ishte apo ishte duke dhene intervista?
MASA ME E DREJTE ESHTE TE NDALOHEN VOLI NGA ITALIA DREJT SHQIPERISE ,NUK KUPTOJ SE DUHET TE MBROHEMI ,E TE MBROJME SHQIPERINE ..APO ITALINE BO,,
Qeveria duhet të ndalojë urgjentisht hedhjen e gëlbazave dhe të pështymës në tokë në ajër e kudo të jetë. Nuk mund të ecet gjatë më këtë mungesë qytetërimi. Shqiptarët ndryshe nga europianët pështyjnë ku t’ju vijë dhe si t’ju vijë?. U përpoq sistemi i atëhershëm komunist t’i qytetëronte dhe civilizonte njerëzit duke e penalizuar këtë veprim dhe duke iu vënë edhe pllaka në bulevard dhe trotuare me mbishkrimin” Ju lutem mos pështyni përtokë”, por shqiptarët u kthyhen sërish në origjinë me ndryshimin e sistemeve dhe ta pështirosin pasi vetëm hedhin gëlbazë e pështymë si t’ju vijë e kur t’ju vijë….Mjekët flasin të tështijmë në bërryl, po nuk kam parë ende një mjek të thotë mos hidhni gëlbazat, pështymat pra bazën e sekrecioneve tuaja në ambientet publike…
Të më falni që ua shpifa…?
do behen dhe shqiptaret me kulture,por te kalojne nja 200 vjet.
At ti je per te qire mami Neten
Po ty o Latif Bora cfar duhet qire po mos ta them me mire te pakten pak edukat