Ilir Meta: Jam shumë i shqetësuar për koronavirusin, urgjentisht të merren masat

8 Mars 2020, 16:11Politika TEMA

Ilir Meta ka bërë një apel publik në lidhje me masat që duhet të merren për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Sipas Metës situata është emergjente dhe duhet forcimi i masave sanitaro-epidemiologjike.

“Kam ndjekur me shqetësim të madh zhvillimet lidhur me pandeminë e coronavirusit, që për fat të keq janë rënduar së tepërmi, kur të gjithë do të donim që të ndodhte e kundërta.

Në 31 janar të këtij vitit kam tërhequr publikisht vëmendjen për marrjen e masave sanitaro-epidemiologjike shumë të forta nga vendi ynë, edhe pse atëhere Italia kishte vetëm 2 të prekur nga coronavirusi.

Sot situata paraqitet shumë më e rënduar në të gjithë botën, ku rezultojnë 106 vende të prekura, ndërsa Italia veçanërisht ka një rëndim ekstrem me mbi 5061 raste dhe rreth 233 vdekje.

Duke vlerësuar:

– kete situatë shumë serioze epidemiologjike rajonale;

– faktin që situata në Itali është rënduar duke kapërcyer edhe “Zonën e kuqe”, me përshkallëzim në të gjithë territorin e saj me një mortalitet të lartë rreth 4,4%, dhe imponuar marrjen prej saj të masave shumë të forta kufizuese;

–  rritjen shumë të shpejtë të rasteve të infektuara në Greqi;

– shfaqjen e rasteve të coronavirusit edhe në vende të tjera të rajonit tonë që rezultonin te paprekura;

– në informacionin që Organizata Botërore e Shëndetësisë jep për karakteristikat e këtij virusi e rreziqet serioze që ai paraqet;

Apeloj:

Është emergjente forcimi maksimal i masave parandaluese sanitaro-epidemiologjike;

Për shkak se gjendja në Itali por edhe përhapja në rritje në Greqi, dy vende me të cilat kemi shkëmbimet më intensive, imponon aplikimin e masave të “Zonës së Kuqe”, si ato të marra në Itali, aplikimin e të gjitha kufizimeve e veprimeve që ky regjim kërkon, si dhe marrjen e masave organizative energjike dhe të monitoruara 24 orë në 24;

Vënien në dispozicion të financimit të plotë, shumë më të madh se ai i deritanishëm, për përballimin e situatës si dhe sigurimin e mbrojtjes së plotë dhe efikase të të gjithë personelit mjeksor të mobilizuar për përballimin e situatës;

Angazhimin e të gjithë kualiteteve njerëzore shkencore, por edhe të atyre me eksperiencë në fushën e epidemiologjisë e higjenës, qofshin edhe jashtë shërbimit aktiv”, shkruan Meta.

7 komente në “Ilir Meta: Jam shumë i shqetësuar për koronavirusin, urgjentisht të merren masat”

  1. Rrumpalla says:

    Po meri pra, se je dhe komandant i forcave të armatosura??? dhe ta ha mutin pa dalë!

  2. Albi says:

    Po ky bolja sa mblodhi 500 mij veta në miting tani thotë për masat. Se ky mut është edhe ters nga goja

  3. Gingi says:

    E vetmja gje e DREJTE qe ka rekomanduar peesidenti aktual. Edhe pse tubini i tij ishte gati vetevrasje kolektive,sidomos shendetesore.

  4. ida says:

    Nuk ke faj, tani u kujtove, se ke pas probleme te tjera!
    Po fli gjume, pa merak!

  5. Mashkullori says:

    Thirrjet e juaja jane bere bajate…Na kujton terheqjen e vemendjes te 31 Janarit,por shkeljen e pare e ke bere vete.
    Nder masat kryesore qe rekomandohen per te mos u infektuar apo perhapur me shume eshte dhe eliminimi I tubimeve te populates….
    A nuk je ti I pari shkelesi me i madh,sepse mblodhe ne daten 2 Mars rreth 2-3 mije veta ne boulevard?
    Ja ke marre doren thenies:Mos beni si bej une,por beni si them une…
    Je ti I zene me ze dhe figure,me bllok ne dore,kur ishe I kenaqur me 7 perqindshin e tenderit te HEC-it,me ceshtjen e CEZ-it,me vrasjet ne bulevar me 21 Janar etj. etj.
    Nuk ke nder,nuk ke te drejte te kerkosh nga askush te te degjoje,je kom[let I diskredituar…
    Koha jota ka mbaruar…
    Ike plaku Mere,ike!

  6. SISTEMI IMUNITAR says:

    SEKUESTRONI PASURITE E KETYRE MBARTESVE TE KORONAVIRUS DHE VERIUNI NE SHERBIM TE SHENDETESISE NDERSA KETA IZOLOJINI NE BURG SI TE RREZIKSHEM

  7. holta says:

    I RENTE KORONAVIRUSI ILIR FLORIRIT DHE SALI KRIMINELIT….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje