Kryeministri Edi Rama deklaroi se 28 vjeçari dhe i ati i tij të infektuar me korona virus erdhën me makinë personale nga Firence në Shqipëri përmes pikës kufitare të Hanit të Hotit.
“Pesoant e prekur me koronavirus erdhën me makinën e tyre personale, ërmes pikës kufitare të Hanit të Hotit.
Të gjithë jemi të ekspozuar ndaj riskut nuk ka këtu asnjë dallim shtrese, moshe e kështu me radhë, por të gjithë duhet të jemi të vetëdijshëm se ku ky virus prek më rrezikshëm, kush janë hallkat e dobëta, dhe si të gjithë së bashku të bëjmë të ruajmë njëri-tjetrin dhe të dalim edhe nga kjo situatë me vetëpërmbajtje dhe një angazhim ku secili bën punën e vet.
Janë disa këshilla shumë të thjeshta, që duhen ndjekur, që nga shmangia e kontakteve të afërta kur janë të evitueshme, tek dezinfektimi i duarve, larja e shpeshtë e duarve pas kontaktit, tek vetëkarantinimi në rast se vjen nga një zonë që është prekur, dhe tek vendosja e një filtri individual në raport me informacionin. Asnjë panik, asnjë ekzagjerim në emocione negative. Kujdes, qetësi, vetëpërmbajtje.” – tha Rama. (TemA)
Kryeministri Rama do jet në krye të shtetit deri në vitin 2050 pasi kjo situat s’lejon mbajtje zgjedhjesh në verë të vitit 2021.
Ik more sqap. Ke gojë dhe flet. Këta të dy duheshin futur në karantinë që në kufi.
Del tani dhe na flet përralla me mbret. Duhet paraveprim zotëri. Prandaj paguajmë taksat ne, për të mbajtur strukturat e duhura. Kurse nga ju nuk u morr asnjë masë parandaluese. Shqiptarët nuk shkojnë të bëjnë kontrollin rutinë shëndetësor 1 herë në vit e jo më të mbyllen vetë dy javë në shtëpi. Po zaten, këtu tek ne papërgjegjshmëria dhe injoranca janë në piedestal. Juve keni ndjekur interesat tuaja sepse, as ju intereson fare se çdo ndodhë por, e keni mendjen se sa do nxirrni nga vkm-të për ndonjë ppp me prokurim të drejtpërdrejtë tani. Nuk keni turp. Deri dje mburreshit nuk kemi asnjë rast kurse tani e kthyet fletën dhe kaluat në situatë emergjence.
Me makine personale po ama ne traget dhe ne port nuk kane ndenjur kycur ne makine.
Or derr nuk kan ardh me traget, por nga kufiri tokesor