Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka dhënë detaje të reja lidhur me dy personat që kanë rezultuar me koronavirus në Shqipëri, të cilët janë bab e bir, të moshave 28 dhe 54 vjeç.
Ministrja tha se djali që ka ardhur nga Firence, nga pika e kalimit kufitar të Hanit të Hotit, që në datën 26 Shkurt, ka infektuar të atin e tij, që në këtë rast ka qenë dhe kontakt i ngushtë.
Manastirliu tha se gjatë natës janë vendosur në izolim të gjithë kontaktet e ngushta që personat kanë pasur rreth vetes, ndërkohë që rastet e konfirmuara janë izoluar në ambientet e infektivit në QSUT.
“Dje janë konfirmuar dy rastet e para në Shqipëri. Bëhet fjalë për 28 dhe një 54-vjeçar banues në Tiranë. Një rast ka ardhur në datë 26 shkurt nga Hani i Hotit.
Babai është infektuar si kontakt i ngushtë. I janë marrë mostrat dhe kanë rezultuar pozitivë. Menjëherë është bërë identifikimi, izolimi, kanë marrë mostrat e kontakteve të ngushta të cilët janë izoluar. Babë e bir po marrin shërbim tek Infektivi.
Mjekët dhe infermierët janë në ballë të kësja situate për çdo skenar që ne e kemi planifikuar. Kam një thirrje për ata që kontaktohen të bashkëpunojnë për të mirën e tyre dhe të mirën e të afërmve të tyre. Mjekët janë në krye të detyrës ku çdo orë ka përforcim të masave”, u shpreh Manastirliu. (TemA)
po jepni emerin qe ta dine njerezit qe kan pas kontakt me kete kafshe jasht tokesore. kjo eshte nje ndihme e madhe qe mund tju boni sepse vete izolohen njerezit.
kjo eshte si puna e gjilpones ne kashte.
NË QOFTËSE I DONI VËRTETË NJERËZIT TUAJ DUHET TE NDALONI TAKIMIN FIZIK,PËRQAFJMET DHE KADEGORIKISHT PUTHJET E MBLLAÇITJET! QËNDRONJ NE SHTËPI DHE MOS HAKDENI NE SHQIPËERI SE NUK JENI ME TE SIGURT KETU SESA ATJE!
Beni publik emrat eshte menyra me e mire per te ditur me ke ka pasur kontakt edhe vetem per nje cast
Kohe shum e gjat kjo 26 Shkurt deri ne 7 Mars,
Shpresoj te mos ket udhetuar me urban, se numuri duhet te jete shum me i larte!!
Ju duhet te na thoni Lagjen, dhe po mundet lokalet qe ka frekuentuar.
Pse nuk flisni troç? Perse nuk jepni emrat? Keta nuk jane ne hetuesi, qe demtojne hetimet, por jane ne karantine, ku i dihet, edhe une mund ta kem takuar keta persona dhe fare mire duhet te veteizolohem.